Hovi krijues i Beethoven-it -Rrugëdalje nga kriza personale

Si i përballojnë njerëzit krizat personale duke triumfuar ndaj vetvetes? Modeli i studiueses Erika Schuchardt mbi spiralen e jetës dhe rasti i Beethoven-it, menaxheri i krizave‘ të të gjitha kohërave."

Psikologia dhe shkencëtarja për çështje të arsimimit, Erika Schuchardt që nga vitet 1970 studion, se si njerëzit ia dalin, që t’i kapërcejnë krizat e tyre personale. Për këtë ajo ka shoqëruar qindra vetë. Ajo ka lexuar mbi 2000 histori jetësore, për të kuptuar, se si njerëzit në mbarë botën i përballojnë krizat. Gjatë këtij hulumtimi ajo hasi Beethoven-in.
Situata e jetësore e Beethoven-it
Qysh në moshën 28 vjeçare Beethoven kishte vështirësi me dëgjimin. Tre vjet më vonë ai i përshkruan simptomat si humbje e tonit të lartë dhe të kuptuarit e gjuhës, zhurma torturuese në vesh, deformime dhe hipersensibilitet ndaj tingujve. Shurdhimi i Beethoven-it përparon. Ai e ndien, se është i izoluar, se e përçmojnë dhe e përqeshin. Erika Schuchardt: "Ai e ndjen veten të përjashtuar dhe nuk di si t’ia bëjë me agresionet e veta. Ai nuk mund të thotë asgjë, ndaj si djalë i ri në vitin 1802 shkruan një testament, në të cilin ai vajton për një shoqëri, e cila e konsideron atë armiqësor, të sëmurë dhe kryeneç. "Në këtë testament ai shkruan: „Unë mund t’i jepja fund jetës, nëqoftëse nuk do të ishte arti. Për aq kohë sa ti, Zot, më jep mua muzikën, unë duhet të jetoj (…) Zot, më jep mua forcën, të triumfoj mbi vetveten.”
Erika Schuchardt, Verfasserin des Buches Beethovens schöpferischer Sprung aus der Krise.
Foto DW/Per Henriksen 20.12.2012 DW3_1725. http://www.prof-schuchardt.de/Erika Schuchardt dhe objekti i studimit të saj

Fazat e përballimit të krizës
Psikologia Erika Schuchardt ka zhvilluar një model fazash të diferencuara të ecurisë së krizave mendore. Tek të gjithë të prekurit në fillim të krizës shtrohet pyetja: "Çfarë po ndodh?" Beethoven pasigurinë e vet të madhe e ka përmendur në letra drejtuar dy vëllezërve dhe miqve, thotë Erika Schuchardt. Në fazën e dytë të kësaj spiraleje qëndron ndërgjegjësimi, se shurdhimi i tij nuk mund të jetë si sëmundje. Kjo është kaq e dhimbshme, sa Beethoven hesht ndaj të tjerëve lidhur me shurdhimin e tij, thotë Schuchardt.
1-B22-S1823-47 (945) Beethoven, Seite 47 aus Konversat.heft Beethoven, Ludwig van Komponist, 1770-1827. - Seite 47 aus Beethovens handschrift- lichem Konversationsheft D 10 vom Februar 1823. -
Fletorja e konversacionit të Beethoven (dorëshkrim i shkurtit 1823). Për shkak të shurdhimit Beethoven detyrophej të komunikonte me shkrim me botën përreth tij


„Më pas vjen faza e përkohshme e pakontrolluar emocionalisht. Beethoven-i për vite me radhë i ka ndrydhur emocionet. Faza e tretë e spirales – „Përse pikërisht unë?“ – shpërthen në mënyrë agresive prej tij. Ai u kundërvihet miqve dhe ua ndalon atyre përjetësisht ta dëgjojnë gjatë provave, sepse nuk ka besim tek ta. Njëkohësisht ai bën tratativa për fatin e vet. Ai përpiqet ta shmangë vuajtjen e tij duke kërkuar ndihmën e mjekëve dhe të bamirësve. Në fund të kësaj gjendjeje ai i shtron pyetjen vetes në fazën e pestë të depresionit: "Përse e gjitha kjo? Gjithçka është e pakuptimtë!”
Në fazën e gjashtë Beethoven-i arrin në „gjendjen finale të pranimit“, siç e quan Schuhardt, dhe përcakton rrugën e tij. Ai thotë: "A nuk janë vështirësitë në jetë si vështirësitë në muzikë, që ju forocojnë? Ai ngushëllon të tjerët dhe arrin në fazën e shtatë të spirales: Beethoven-i fillon të veprojë. Në sinfoninë e nëntë ai kompozon melodinë për veprën e Schiller-it “Oda e gëzimit”. Ai i thyen ligjet muzikore të kohës duke aplikuar zërin dhe korin në sinfoni. Më në fund ai pajtohet  -  faza e tetë e solidaritetit - me shoqërinë dhe me Zotin: "Jini të përqafuar miliona në puthjen e pajtimit ."
Fotograf: Julia Baier
Datum der Aufnahme: 12.9.09
Motivbeschreibung: Aufführung der 9. Sinfonie Beethovens von der Deutschen Kammerphilharmonie beim BeethovenfestSalla e koncerteve "Beethovenhalle" në Bon. Në edicionin e vitit 209 të Festivalit Ndëkombëtar të Beethoven-it u interpretua sinfonia e 9-të

Hovi krijues 

Pianisti Constantin Barzantny e mbështet modelin e spirales jetësore të tetë fazave të Erika Schuchardt-it me sonatat e Beethoven-it për piano. Ai i cilëson ato si „biseda më e gjatë me vetveten në literaturën e pianos“. Studiuesja lidhur me këtë thotë: "Në dymbëdhjetë taktet e fundit Beethoven-i i përshkon tërësisht tetë fazat. Më madhështorja për mua është në të fakti, se faza e fundit e solidaritetit kthehet në një hov krijues për të dalë nga kriza.Për të gjithë njerëzit vlen: Ti vetëm duhet të guxosh, ti do t’ia dalësh dhe do të arrish – siç e formulon Beethoven-i në lutjen e vet – të fitosh forcën, për të triumfuar mbi vetveten."
Besimi si mbështetje
Erika Schuchardt përmend edhe regjisorin gjerman të teatrit e kinematografisë Christoph Schlingensief dhe bashkëthemeluesin e Apple Steve Jobs. Që të dy ndërkohë të vdekur kanë përshkuar gjithashtu të tetë fazat e spirales së jetës. Ateisti Schlingensief në fund të fazës së tetë të solidaritetit shkruan: "Zot, mik i mirë, i ngarkuari për vuajtjen, bëje mirë punën tënde. Unë do të vij sërish në kishën e spitalit dhe do të flas me ty.” Ndërsa Steve Jobs – i heshturi, i qeti, i mbylluri – në fund të jetës së tij ka thënë: "Unë jam i sigurt, këtu ka diçka. Zoti do t’i sigurojë gjurmët. Ndoshta për këtë arsye unë e kam pasur gjithmonë kaq të vështirë që të vendos tek aparaturat tastin Off.“
Diesen Kuss der ganzen Welt - Wege aus der Krise. Beethovens schöpferischer Sprung, m. DVD-ROM 
von Schuchardt, Erika 
2013 Olms, Kartoniert Kopertina e librit të Erika Schuchardt "Kjo puthje për të gjithë botën: Hovi krijues i Beethoven-it për daljen nga kriza“

Ndihmë apo profilaksi?

Në 2008 Erika Schuchardt prezantoi studimin e ri metodik të saj me jehona e Beethoven-it. Tani del botimi i tretë i librit të saj "Kjo puthje për të gjithë botën: Hovi krijues i Beethoven-it për daljen nga kriza“. E pyetur, se kujt i drejtohet kjo vepër, autorja i thotë Deutsche Welle-s, se: "Unë besoj, se kushdo mund ta gjej aty vetveten. Afërsia njerëzore e shumëdëshiruar iu mohua Beethoven-it nga shoqëria e asaj kohe.  Prej kësaj vetmie ai zhvilloi një ndjeshmëri të pafundme në gjuhë dhe në jetë. Beethoven-i ishte avokati i atyre që i kishin zhveshur nga e drejta. Por ai e kuptoi jetën e tij si shërbim ndaj Zotit dhe njerëzve të prekur duke u bërë në këtë mënyrë për ne 'menaxheri i krizave‘ të të gjitha kohërave."
DW

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk