Ismail Kadare dhe “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”në syrin e Ag Apollonit
Me një recension të gjatë nisi të komentojë shkrimtari dhe
kritiku Gëzim Aliu, librin e pestë të autorit Ag Apolloni “Paradigma e Proteut”
e cila u promovua në Bibiotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës dhe u
organizua nga Klubi i Shkrimtarwve i Kosovws, në prani të adhuruese dhe miqve
të autorit. Libri në fjalë është studim i romanit “Gjenerali i Ushtrisë së
Vdekur” të shkrimtarit Ismail Kadare, ku paraqet një studim në katër faza por,
në veprën e Apollonit këto faza ndahen të ndërlidhura e që kanë për qëllim
tekstin e romanit të Kadaresë.
Kritiku Gëzim Aliu që në fillim të fjalimit tha se ka për të
folur shumë dhe se ka për të treguar se si autori Apollini ka kapërcyer një hap
shumë të madh për të studiuar një vepër që konsideron ai, është pasaportë
identifikimi për gjithë shqiptarët. “Duke e krahasuar me romancierët
bashkëkohor Apollini nuk e fut romanin e Kadaresë në asnjë model apo formacion të
tij por, e quan të afërt me të lashtët e të largët me të afërt” u shpreh Aliu.
Ndërsa, duke recensionuar Gashi tha se arritshmëria e Agut i përket kohës së
postmodernizmit por që është realist.
Ndërsa vetë autori në studimin e tij, Kadarenë e quan shkrimtar
jo të kohës por që u flet të gjitha kohëve. Edhe pse tashmë është botuar libri
i Ag Apollonit vetë autori thotë se ka ende për të shtuar dhe për të treguar.
“E përfundova me një mundim të madh edhe pse kisha dashur të mos e përfundoj me
kaq, sepse për Kadarenë kam ende për të thënë” u shpreh Apolloni.
Kure, recensionisti Aliu thotë se transofmimin që e ka bërë
Apolloni, e ka transformuar me një sy shumë të kujdesshëm edhe tek versioni i
vitit 1967, versioni i viti 1971 dhe ribotimi i parë pas kohës së diktaturës
1998. “të gjithë këtë lëmim Agu e vështron përmes një thjerrëze analitike deri
në detajet më të vogla dhe jo vetëm, siç janë ndryshimet vendeve të disa
shkronjave, ndrrimin e fjalëve dhe fjalive nga nëri version tek tjetri, e madje
tek redaktimi dhe shtimi shenjave të pikësimit” tha Aliu.
Përveq kësaj, në librin e Ag Apollonit ai i kushton vëmendje
mendimeve të vetë Kadaresë, kritikës për të dhe e përfundon me lexuesin
popullor dhe autorit Kadare. Në këtë studim të Apollonit pjesa si më e veçantë
që e konsiderojnë recensionitët është kapitulli i fundit që në këtë kapitull
analizohet relacioni intertekstual i “Gjeneralit...” me veprat e tjera të
letërsisë shqipe e sidomos të letërsisë së huaj. “Kjo monografi është
frymëzuese dhe tregon shumë thjeshtë dhe qartë se si duhet shkruar shkrimi shkencor”
u shpreh Aliu.
Por, recenzionisti tjetër, shkrimtari Adem Gashi, nuk u
zgjat shumë duke shpalosur mendimin e tij për punën miradie që konsideron ai se
e ka bërë Agu. Ai shprehi kënaqësinë që ky libër i dalë tashmë në treg është
libër i ri, i një autori të ri, shtëpia botuese është e re dhe lloji i studimit
është mënyre e re tek ne. “Kjo monografi është botim shterrues të
“Gjeneralit...” të Kadaresë, e cila më ka shtyrë të bëhem xheloz, për të mirë,
me punën e Agut, ngase ka botuar me të vërtetë një studim” u shpreh Adem Gashi.
Në fjalën përmbyllëse të promovimit Gashi tha se ky libër mendoj se do të hap
debat në çdo shoqëri, medie, ligjëratë e gjithandej.
Libri “Paradigma e Proteut” i Ag Apollonit tashmë mund të
gjendet edhe në të gjitha libraritë e kryeqytetit.
Comments
Post a Comment