Ajnshtajn, nxënësi "mesatar" që mësonte vetëm atë që i interesonte



Ajnshtajn, nxënësi "mesatar" që mësonte vetëm atë që i interesonte
Shpesh është deformuar e vërteta mbi shkollimin e Albert Ajnshtajnit, duke aluduar se ai nuk ka qenë një nxënës i mirë. Por e vërteta në fakt është krejt e kundërta.
“Dje Alberti, mori notat. Ai ishte sërish më i miri dhe vlerësimi në certifikatën e tij ishte brilant”, shkruante nëna e tij në një letër dërguar motrës së saj.
Ajshtajn në vitin 1894, kur ishte 15 vjeç kishte probleme me shumë mësues pasi nuk përballonte dot sjelljen autoritare të tyre dhe për këtë arsye hoqi dorë nga shkolla. Një nga mësuesit e tij njëherë i tha se, “kurrë nuk do të bëhej dikushi”.
Për të hyrë në shkollën politeknike në Zyrih, atij i duhej të bënte testin e pranimit në tetor të 1895. Performanca e tij në fizikë dhe matematikë ishte e shkëlqyer. Ndërsa në disa fusha të tjerë rezultatet nuk ishin të mjaftueshme. Albert nuk e kaloi testin.
Ai ndoqi këshillën e drejtorit të universitetit që i sugjeroi të shkonte në një shkollë në Aarau për të mbyllur boshllëqet që kishte në njohuritë e tij. Në shtator 1896 kaloi me sukses testin dhe nisi politeknikun në Aarau. Ambicia e tij ishte të merrte një diplomë për të qenë mësues matematike dhe fizike. Në 1900, ai mbylli me sukses studimet.
Në klasën e tij, Ajnshtajni ishte shumë i mirë në matematikë dhe shkencë. Në lëndë të tjera ishte mesatar. Kjo nuk kishte të bënte me inteligjencën e tij, por ai thjeshtë nuk donte të mësonte gjëra që nuk i interesonin. Ajnshtajni kurrë nuk ka ngelur në klasë. Dhe si nxënës "mesatar", Albert Ajnshtajn u bë një nga shkencëtarët më të rëndësishëm të shekullit 20.
SHPJEGIM: Sitemi i notave: 6 = shkëlqyeshëm 5 = mirë, 4 = mjaftueshëm, 3 = keq, 2 = shumë keq, 1 = i papërshtatshëm

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk