Libër mbi raportimin e New York Timesit mbi shqiptarët (1911-1913)

GazetaExpress E martë, 11 Mars 2014 18:40

Është promovuar sot libri i Bardh Rugovës “Imazhi i shqiptarit dhe i Shqipërisë në New York Times, në kohën e shpalljes së pavarësisë (1911-1913)”. Kjo ngjarje mblodhi në ambientet e kafe/librarisë Dit’ e Nat’ në Prishtinë, një numër të madh dashamirësh të librit.

Libri përfshin artikujt e botuar në gazetën e njohur amerikane New York Times në periudhën prej vitit 1911 deri në vitin 1913. Përveç analizave të diskursit të përdorur në atë kohë, aty ka edhe të dhëna konkrete mbi përdorimin e termit shqiptar, albanian, arnaud gjatë raportimit të gazetës.

Në promovim analizat e veta për librin i paraqitën profesorët e gjuhës Rrahman Paçarizi dhe Shkumbin Munishi. Ata u shprehen me fjalë të zgjedhura për vlerat e këtij libri. Një fjalim mbajti edhe akademiku Rexhep Ismajli.

Libri me dizajnin karakteristik është botim i parë SHB Trembelat, si pjesë e bibliotekës Varg. Kompania Trembelat njihet më shumë si ekip kreativ dizajnerësh grafikë dhe programuesish që tash së fundi kanë filluar ta zgjerojnë fushën e tyre të veprimit edhe në botime. 

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk