Indiani pikturon Jezus Krishtin me gjuhë
Artisti Ani Varnam përdor gjuhën e tij për të pikturuar. Në gjashtë vitet që lamë, 33 vjeçari – mësues arti nga Kerala – thotë se ai ka pikturuar më shumë se 1000 piktura me ngjyra uji duke përdorur lëpirjen si lëvizje.
Ai vuan pak me artin e tij: kimikalët nga ngjyrat për pikturë dërgojnë në një numër të madh të problemeve shëndetësore, përfshirë dobësimin e mëlçisë, problemeve me largim, alergjive rreth mjekrës dhe gojës dhe problemeve me pamjen e tij për shkak të qenit afër kornizës së pikturës. Pikturimi po ashtu ka ndikim në shihet për ushqim dhe në ndjenjat e shijimit.Por ai nuk ndalet.
“Dëshiroj që të bëhem i njohur dhe më pëlqen bota e ime e re, me ide inovative”, thotë Varman. Me asnjë art të trajningut, me përjashtim të mësimeve të skeçeve për fëmijë, Vernam thotë se ai gjithmonë është përpjekur për të gjetur një mënyrë të pazakontë të pikturimit, përfshirë këtu edhe pikturimin me hundë, gishtërinj, gishta të këmbëve, gjunjë, bërryla dhe mjekër. Ai madje është përpjekur të pikturoj gjëra ka vozitur motoçikletën.
“Gjithmonë më pëlqejnë idetë e reja”, tha ai.
Varnam ka aplikuar për të hyrë në librin e Rekordeve Guinnes, thotë ai, duke u përpjekur për të pikturuara “më të madhen, më uniken pikturë të bërë me gjuhë”. Ai është ende duke e pritur përgjigjen për këtë.
Për aplikimin e tij, ai ka rikrijuar një pikturë nga artisti i tij më i pëlqyer, Leonardo da Vinci, që është kryevepra e shekullit XV-të, “The Last Supper”, e cila përshkruar Jezusin të ulur me 12 dishepujt e tij para kryqëzimit të tij.
“Më sa di unë askush nuk e ka bërë atë me gjuhë. Në botë, ka shumë piktura të njëjta por ata mbajnë brushë vetëm me gojën e tyre”. Thotë Vernam.
Piktura afër 2 metra katror i ka marrë tre muaj për ta pikturuar Varnamit, përfshirë pushimet që ai i ka bërë për secilin karakter përderisa ka pushuar edhe për shkak të reaksioneve alergjike për shkak se ka lëpirë ngjyrat me gjuhën e tij.
“Shija e një ngjyre është e tmerrshme, veçanërisht e ngjyrës së kaltër, gjelbër dhe të bardhës”, tha Barnam i cili po ashtu e përdor gjuhën për pikturën mikse.
Ngjyrat e ujit organike, tha ai, nuk japin të njëjtin efekt si të tjerat.
Kohëve të fundit, Varnam, ka marrë këshilla për këtë edhe nga mjekët tradicionale, duke përdorur një larjen homeopatike për të shpërlarë gojën e tij, si dhe shtesat për të rritur imunitetit dhe funksionimin e mëlçisë.
Së shpejti, Varnam do të përdor pjesë të tjera të trupit për të pikturuar. Projekti i tij i ardhshëm përfshinë dy gishta, dy gishta të këmbës ku ai do të pikturon katër piktura në kanvas.
“Gjithmonë kam dashur të jem i veçantë”, tha ai. “Për këtë arsye dëshiroj gjithmonë të ndryshoj mënyrën e punës”.
Comments
Post a Comment