Përshpirtje për ndarjen nga jeta në mënyrë të beftë të mikut tim Fran Babaj!

Nga Albert Vataj

Diçka mu këput në kraharor, miku im, Fran Babaj, kur mësova lajmi e trishtë të ndarjes tënde nga jeta në mënyrë të papritur. Më dhëmbi ky kafshim tinzar vdekjeje.
Më së shumti më dhëmbi ajo pamundësi për të hedh një grusht dhè në varrin tënd. Kujtimeve të mia, vragë do ti mbesë ajo ndarje pa lamtumirë.
Fran Babaj u nda nga jeta në moshën 50-vjeçare nga një atak kardiak.
Ai do t’i mungojë krejçkasë që e lidhi me këtë qytet, por edhe Shkodrës që e gatoi si talent dhe si njeri.
Ai s’pariherë do t’i mungojë familjes, dy vajzava dhe djalit që i adhuronte, gjithashtu edhe bashkëshortes, të afërmve dhe miqve.
Ai burrë elegant dhe tepër energjik, u ndal së gjalli, duke lënë pas kujtimet e një njeriu të mirë dhe një artisti të talentuar.
Ditët dhe vitet që na lidhën me të, mbamendin episode të pambarimta.
Është ai mozaik përjetimesh dhe ngjarjesh, rijetimi i të cilave më pikëllon.
Punuam në projekte të ndryshme artistike së bashku. U ndanë dhe u bashkuan hera-herash rrugët tona për të lënë pas vetëm kujtime.
Jetoi intensivisht dhe vdiq duke u shuar si drita e një llampe, papritmas, për të lënë nga pas dhimbje dhe vetëm dhimbje.
I lehtë të kjoftë dheu miku im!
E gjatë kjoftë rruga jote e amshimit!
Më fal për një grusht dhè që nuk hodha në varrin tënd, miku im!

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk