Princi Leka II: Familja mbretërore, imazh i shqiptarëve

Princi Leka II

Princi Leka II, së bashku me të fejuarën e tij, Elia Zaharia, po qëndrojnë së fundi në Kosovë , ku, po merr pjesë në jurinë e edicionit të dhjetë të Festivalit Mbarëkombëtarë të Filmit “Nine Eleven”. Me një të folur të kujdesshme dhe me një sjellje të Princit, ai, për “KultPlus”, është shprehur për ndjesinë e mirë që po ia sjellin sukseset e shqiptarëve, nëpërmjet kulturës. Duke shpjeguar më pas se muzika është ajo që po i thyen kufijtë shqiptarë, duke specifikuar: Inva Mulën, Rita Orën e Elhaida Danin, ai ka rrëfyer edhe një pjesë të jetës së tij mbretërore, duke shpalosë edhe faktin, se edhe pse i rritur jashtë Shqipërisë, ai është rritur me edukatën dhe përgjegjësinë e të qenit princ shqiptarë
Ardianë Pajaziti

KultPlus: Jeni anëtarë jurie në një festival të filmit sikurse është “Nine Eleven”, është hera e parë që merrni pjesë në këso lloj vendimesh?

Princi Leka II: Është hera e parë , dhe më vjen mirë realisht që është festivali “Nine Eleven”, është një festival me shumë vlerë, në radhë të parë është një bashkim i promovimit filmik shqiptarë nga: Kosova, Shqipëria e Maqedonia. Jam krejtësisht i befasuar se sa filma me vlerë ka festivali. Tregon se ne shqiptarët kemi talent, edhe pse nuk kanë mbështetje të mjaftueshme për të realizuar projektet që kanë , por vetë m me buxhetin e paktë , por duke synuar edhe tregun ndërkombëtarë .


KultPlus: Si e vlerësoni një festival që i kushtohet viktimave amerikane të sulmit të 11 shtatorit?

Princi Leka II: Unë besoj se festivali “Nine Eleven” nuk është vetëm një festival që shënon një datë , por edhe falënderim për kontributin e vazhdueshëm për amerikanët ndaj shqiptarëve, duke kujtuar këtu edhe luftë n e Kosovë s. Është një festival artistik që jep një mesazh të mirë. “Nine Eleven”, është një datë që çdo shqiptarë, çdo njeri në botë, e di saktë se ku ka qenë kur ka mësuar për atë terror. Mua personalisht më kujtohet ajo datë me shumë dhimbje, atëherë isha në Afrikë të Jugut, isha adoleshent, ka qenë një lajm i prekshëm. Është një datë që ka ndryshuar jetën e shumë njerëzve.

KultPlus: Keni pasur fatin të gërshetoni kultura të ndryshme prej trashëgimtarëve, e deri në ditët e sotme. Nëse do të bënit ndonjë krahasim, në cilën pikë do të vendosnit kulturën shqiptare?

Princi Leka II: Unë në radhë të parë jam rritur në një shtëpi shqiptare, jam rritur me kulturë shqiptare dhe si familje mbretërore asnjëherë nuk jemi distancuar nga kombi ynë . Jemi një ndër familjet e rralla mbretërore që asnjë herë nuk jemi dorëzuar, gjithmonë kemi luftuar për tu kthyer në atdhe, edhe pse ka pas vështirësi, periudha të vështira, sikurse çdo familje që ka qenë e detyruar të largohet nga vendi i vet, dhe e vlerësoj shumë kontributin e Lekës së I, ai asnjëherë nuk është dorëzuar përballë sfidave. Duke qëndruar për shumë vite jashtë, kam hasë në përvoja të ndryshme, në kultura të ndryshme, në Angli, Itali e Afrikë të Jugut, por gjithmonë jam rritur si princ shqiptarë , me kulturë shqiptare e me traditë shqiptare.



KultPlus: Tashmë nëpër botë po përmendemi me emra të ndryshëm nga fusha e artit e sportit, dhe, pa dyshim që po na bënë të ndihemi mirë që jemi shqiptarë . Si reflekton në shpirtin tuaj kjo arritje kombëtare në botë ?

Princi Leka II: Kemi shumë fat, ne shqiptarët kemi shumë talent, sidomos në fushën e muzikës. Sapo kemi pas një sukses me një vajzë nga Shkodra, në “The Voice of Italy 20013”, Elhaida Dani. Këta janë ambasadorët më të mirë që kemi. Ne nuk jemi një shtet i pasur, ne nuk kemi mundësi të investojmë siç duhet për të promovuar kulturën, sikurse bëjnë shtetet e tjera. Është një kënaqësi e nder që kemi Inva Mulën, që për shumë vite ka kontribuar dhe asnjëherë nuk ka qenë e ndrojtur në fjalën e saj se është shqiptare, pastaj është Rita Ora, edhe ajo me pak fjalë në gjuhën shqipe, na bënë të ndihemi mirë, është shumë i natyrshëm komunikimi i saj në gjuhën shqipe. Unë vetë e kam pas të vështirë me gjuhën shqipe. Në vitin 2002 jam kthyer në Shqipëri dhe pata filluar intensivisht të mësoj gjuhën shqipe. Më vjen shumë mirë për Rita Orën, se, edhe pse është e distancuar nga realiteti shqiptarë, nga Kosova, me krenari gjen elemente që të pranojë se është shqiptare.

KultPlus: Çfarë të pëlqen më shumë nga artistët shqiptarë, muzika, filmi, arti pamorë apo ndonjë fushë tjetër që të bënë të ndihesh mirë?

Princi Leka II: Në këtë moment me muzikë jemi më së miri, kemi edhe violinistë, pianistë , ka edhe shumë figura të tjera që kanë arritur, por publiku shqiptarë nuk është njoftuar për arritjet e tyre jashtë vendit. Në këtë drejtim duhet të gjejmë mënyrën se si të stimulojmë. Mund të kisha thënë sporti, por në sport gjithmonë ke një kundërshtarë , ku duhet të përfaqësohesh edhe nëpërmjet flamujve, kurse muzika nuk ka nevojë për flamur, muzika kalon çdo kufi, nuk ekziston ajo ndeshja, rivaliteti.

KultPlus: Nëse do të bëje një krahasim në zhvillimet kulturore mes Kosovës dhe Shqipërisë, cilin është njëshi për ty?

Princi Leka II: Kosova dhe Shqipëria kanë ndryshime pozitive në fushën e kulturës, nuk mund të them se Tirana apo Prishtina kanë ngritje dhe rënie. Është e vërtetë se në Kosovë, në vitet e fundit ka ndryshime të mëdha. Prishtina ka ndryshuar krejtësisht, Prishtina nuk është e vitit 2003 kur e kam vizituar për herë të parë . Prishtina është shumë më dinamike edhe në fushën e kulturës, ka edhe influencën e saj. Besoj se Prishtina dhe Tirana ndihmojnë njëra tjetrën, kjo është një rritje, është shumë pozitive.

KultPlus: Revista “Royality” në Holandë ka zgjedhur si personazhe në muajin maj, lartëmadhë rinë tuaj dhe të fejuarën, Elia Zaharia, për kopertinën e revistës, a mendoni se vendet e tjera e ruajnë dhe i respektojnë më me fanatizëm mbretërit dhe oborret mbretërore se sa Shqipëria?

Princi Leka II: Besoj se familja mbretërore shqiptare është një produkt-ndihmesë në mbështetjen e imazhit të shqiptarëve. Unë e ndjej vetën në Kosovë, sikurse në Shqipëri, nuk ka dallime, nuk ka ndryshime. Nuk ka qenë vetëm “Royality”, në Holandë që na ka publikuar në kopertinë , por kanë qenë mediet edhe në Suedi, Francë e Belgjikë , ku kemi pas suksese, shkrime të ndryshme. Këto kanë qenë edhe një nga pikësynimet që kemi pasur, që të promovojmë vetën sa më shumë, shqiptarët jashtë kufijve, duke u fokusuar në elementet më pozitive, dhe unë besoj se një nga elementet pozitive është edhe roli i familjes mbretërore. Njerëzit në Evropë kanë ditur për mbretin Zog, dhe ekziston një kuriozitet për trashëgimtarët e mbretit. Sidomos në dy muajt e fundit jemi bombarduar nga mediet ndërkombëtare, dhe shpresoj se krejt kjo punë do të reflektohet më vonë, duke u mbështetë edhe në projektet që ka familja mbretërore me fondet e familjes. Në kë të drejtim, ne kemi filluar me ndërtimin e një shkolle, shpërndarjen e ushqimit në zona të varfra. Besoj që është e natyrshme që familja mbretërore të mbështes edhe artin, dhe kjo është një ndër arsyet që po marr pjesë në jurinë e festivalit “Nine Eleven”, se është në fushën e artit, në promovimin e artistëve shqiptarë. Distancimi i familjes mbretërore nga partitë politike dhe ofrimi i familjes mbretërore në çështjet sociale, mendoj se është në vijë të duhur, sepse, nuk mund të rri rehat kur shoh fëmijët duke u shkolluar në kushte të tmerrshme.

KultPlus: Si janë raportet me familjet mbretërore në Botë ?


Princi Leka II: Javën e kaluar isha në dasmën e princit të Egjiptit dhe princeshës afgane, edhe atje kemi pas kontakte me familje të ndryshme mbretërore. Viteve të fundit është krijuar një kuriozitet për familjen mbretërore të Shqipërisë, ata e kanë njohur babin tim dhe janë të interesuar që të dinë më shumë, dhe mund të them se me rastin e rikthimit të eshtrave të Mbretit Zog, kanë marrë pjesë gjashtë familje mbretërore. Kam lidhje shumë të fortë me familjen mbretërore të Belgjikës, me gjithë rajonin, veç Serbisë, që nënkuptohet, sikurse që nuk kemi raporte edhe me Greqinë . Po në përgjithësi kemi kontakte. Javën e kaluar kemi pasur bisedë me vëllaun e madh të Dukës së Lichtenschtein, sikurse që kemi biseda edhe me mbretëri të tjera në botë .

KultPlus: Ju më shumë jeni i orientuar në jetën politike, por e fejuara juaj vjen nga bota e artit. Cila temë dominon më shumë tek ju si çift?


Princi Leka II: Eli është anëtare në Teatrin Kombëtarë, ajo ka projekte të suksesshme, sidomos me regjisor të huaj. Kam fatin me Elin, sepse kam menduar që në krye të donacionit të Familjes Mbretërore të jetë Eli. E gjithë kryesia e fondacionit është vetëm me femra dhe angazhimi i saj në këtë fondacion është një ndihmë e jashtë zakonshme, ndoshta jashtë sferës si aktore, por kam shumë fat që është shumë e zgjuar, një vajzë e mrekullueshme dhe gjithmonë e gatshme për të ndihmuar./ KultPlus.com

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk