Hana Cakuli, një dashuri e fortë me muzikën

Hana Cakuli

Ajo ka kohë që ndihet e shëruar, duke harruar emrat tjerë dhe duke pasur raportin e njëjtë me baladat që e karakterizojnë. Dikur ka dashur edhe të fluturojë, diku në Ulqinin e saj të zemrës, apo edhe ajo koha kur i këndoi nënave, çka do t`ju thoshte asaj për veten si shembull i një dështimi të një dashurie të madhe. Për dashurinë e fatit të saj, ajo gjithmonë pati arsye të jetojë. Janë të tilla fabulat që fshihen pas këngëve të saj, me tekste që duken të kapshme por nuk janë të tilla, me melodi e një zë që po aq sa i ri vjen gjithmonë natyrshëm. Hana Cakuli, megjithatë ka arsye për zhdukje. Jashtë vendit ajo tanimë i është përkushtuar studimeve duke mos lënë anash muzikën si një përgjegjësi e saj shpirtërore. Për baladat që u puthën në mënyrë perfekte me stilin dhe vokalin e saj, për muzikën që duhet dashuruar në çdo notë të dalë prej shpirti, për këngët e reja dhe pjesëmarrjen në festivale, Cakuli tregon rrëfimin e saj për KultPlus

Arbër Selmani
KultPlus: Ku është momentalisht Hana, nuk të kemi parë moti?
Hana Cakuli:Sa i përket muzikës, jam në fazën e heshtjes para medieve, por që puna vazhdon për projektet e reja të cilat do të dalin më vonë. Gjithashtu, jam zhvendosur në Munchen, ku po jetoj tani dhe prioriteti im është masteri, për çka kam ardhur këtu. Andaj, fansat le të jenë në gatishmëri nëpër rrjetet sociale, aty mund të i kuptojnë të gjitha të rejat e muzikës sime.

KultPlus: Si vazhdon të jetë raporti mes juve dhe baladave, jeni e njohur për këtë zhanër?
Hana Cakuli: Me baladat kam një raport të veçantë. Kur i këndoj baladat, ndjej një përgjegjësi më të madhe, në krahasim me këngët më ritmike. Është përgjegjësi më e madhe, duke qenë se zakonisht baladat kërkojnë më shumë koncentrim, shtrirje më të madhe vokale, mbajtje frazash muzikore më të gjata, etj. Dhe e gjithë kjo përbën për mua një sfidë; e sfidat i kam për zemër. Andaj dhe raporti im me baladat do te vazhdojë si deri më tani. Por, kjo s'do te thotë qe nuk do të ketë edhe kënge ritmike në diskografinë time.
KultPlus: Qëmoti nuk jeni pare edhe ne festivale..... Cili është mendimi juaj rreth tyre?
Hana Cakuli: Ishte një kohë kur isha shumë aktive nëpër festivale, si ne Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë. Por, ka ardhur një moment që edhe unë i kam shfrytëzuar ato mjaft edhe ato mua mund të them. Gjithnjë duhet një paraqitje ndryshe para publikut, që të shihesh freskët në sytë e tyre. Andaj, prej festivaleve kam bërë pauzë kohët e fundit.
Mendoj se festivalet janë një mënyrë shume e mire e lansimit te këngëve, që do të thotë se ndonjë ditë do t'i rikthehem prapë atyre.
KultPlus: Keni nisur të këndoni qysh e re, cila është këshilla qe keni për të rinjtë që nisin tani karrierën e tyre muzikore ?
Hana Cakuli:Ajo që mendoj se është më e rëndësishmja është t'i them që ta duan muzikën shumë, të besojnë në atë qe këndojnë dhe mos të ndalen së punuari. Vetëm kështu mund të zhvillohet diçka e bukur në muzikë.
KultPlus: Po puna e covers ne internet... preferon live sessions të tilla, sa kanë rol për ty si këngëtare që preferon live-in ?
Hana Cakuli:Së pari covers i i dua shumë për faktin që mund ta rrëfesh veten si artist/artiste në notat e një këngëtari/këngëtareje tjetër. Të bësh ndonjë hit botëror e ta sjellësh atë në versionin tënd, mendoj se është art në vete, andaj i preferoj shumë covers. E sa i përket live-it, është e vetmja mënyrë për ta dëshmuar veten si vokaliste, andaj s'ka mënyrë më të mirë së promovuari.
Hana Cakuli:KultPlus: Planet e Hanes, album, këngë e re?

Tregova që jam në punë e sipër. Por, si gjithnjë, nuk kam dëshirë t'i zbuloj specifikisht gjërat që do të vijnë; kam dëshirë t'ia lë momentit kur janë gati për promovim. Vetëm se, ta dini, të gjitha janë rrugës./KultPlus.com

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk