Është gjetur një komedi e Lope de Vegas
Komedia, të cilën shkrimtari i famshëm spanjoll e ka shkruar në zenitin e karrierës së vet, është një rrëfim për dy motra dhe dashnorët e tyre të fshehtë, shërbëtorët e kontit Prospera.
Komedia romantike e pabotuar ndonjëherë e dramamturgut dhe poetit spanjoll, Félix Arturo Lope de Vega, e vjetër rreth 400 vjet, është gjetur në Bibliotekën Kombëtare spanjolle, kanë bërë të ditur disa zyrtarë të saj.Dorëshkrimin e kësaj pjese të shekullit të 17-të, “Mujeres y Criados" (Gratë dhe shërbëtorët) e ka identifikuar Alejandro Garcia Reidy në arkivat e bibliotekës. Reidy është anëtar i grupit “Lope de Vega” të Univeristetit të Barcelonës.
Pjesa e vitit 1613-14 me 56 faqe, tash mund të shikohet edhe online, ndërsa më vonë gjatë këtij viti atë do ta inskenojë fondacioni “Siglo de Oro” (Shekulli i artë).
Komedia, të cilën shkrimtari i famshëm spanjoll e ka shkruar në zenitin e karrierës së vet, është një rrëfim për dy motra dhe dashnorët e tyre të fshehtë, shërbëtorët e kontit Prospera.
“Kjo komedi është aktuale edhe sot”, ka thënë profesori Garcia Reidy.
Lope de Vega këtë pjesë e kishte shkruar për një përmbledhje të vitit 1618, mirëpo deri më sot ishte menduar se kishte humbur.
Comments
Post a Comment