ARISTIDHI* dhe plani i Themistokliut që Athina të sundonte gjithë Greqinë



* Themistokliu deklaroi në asamble për një plan të rëndësishëm, të cilin nuk donte t’ua bënte të njohur të tjerëve. Besimi ndaj mençurisë e drejtësisë së tij ishte aq i madh sa asambleja ngarkoi Aristidhin për ta dëgjuar. Themistokliu i tha ta mbante të fshehtë se, që Athina të kishte zotërim të plotë mbi gjithë Greqinë, mjaftonte të digjeshin brenda një nate të gjitha anijet greke që ishin mbledhur për një ceremoni në portin më të afërm. Aristidhi u kthye në asamble dhe u tha se plani i Themistokliut ishte shumë i dobishëm dhe i lehtë për t’u realizuar, por nuk ishte e drejtë,madje ishte edhe i djallëzuar.Atëherë asambleja e kundërshtoi menjeherë.
*ARISTIDHI (540-467 p.e.r.), veprimtar politik dhe strateg i Greqisë së lashtë

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk