Izaura Ndoj Behar Mera, është një emër i dashur për publikun shqiptar. Humori dhe karakteri i tij e identifikojnë si ikonë e humorit dhe skenës shqiptar gjatë dy dekadave. Në një intervistë për “Summer Time” aktori i humorit Behar Mera, rrëfen fillimet e tij në skenë, bashkëpunimin me partneren besnike të skenës Rita Latin, dashurinë për familjen si dhe projektet që do ta ndjekin në vazhdim. Edhe pse artistë me shpirt, ai në këtë intervistë tregon se mbi të gjitha është babai i dy vajzave, Edrës dhe Ivës, dhe një bashkëshort i përkushtuar. Aktori i humorit dhe skenës shqiptare Behar Mera, ka realizuar mbi 25 albume dhe ka marrë pjesë në shumë kinokomedi dhe filma të realizuar nga regjisorët më të mirë të Shqipërisë. Ndër videokasetat e tij më të mira janë: “Shoku Taip”, “Zoti pallosh”, “Të na rroj komshiu”, “Një kokërr fik”, “Koqe kandari”, etj.. Ka interpretuar edhe në disa filma të njohur artistikë me regjisorët më të njohur Edmond Budina dhe Fatmir Koçi. Ndër këto
Frederik Shopen (Frédéric Chopin) u lind më 1 mars 1810, kjo datë gjithsesi mbetet e diskutueshme për kompozitorin dhe fa-miljen e tij, pasi në certifikatën e lindjes që është lëshuar disa javë pas lindjes, shënohet 22 shkurt. Shopen është lindur në fshatin Żelazowa Wola, pranë Sochaczew, në rajonin Mazowsze që atëbotë bënte pjesë në Dukatin e Varshavës. Zotërimet e Żelazowa Wola i përkisnin kontit Skarbek dhe ati i Shopenit, Mikollaj (Nicolas) Chopin, polak me origjinë franceze, ishte atje i punësuar si kujdestar. I lindur në vitin 1771 në Marainville, në Lorraine të Francës, ai ndërtoi, në fëmijërinë e vet, marrëdhënie miqësore me familjet polake të kontit Michal Pac si dhe me administratorin e pasurisë së tij, Jan Adam Weydlich. Në moshën 16 vjeç Mikollaj shoqëron për Poloni miqtë e vet francezë dhe vendoset atje përgjithnjë. Nuk kthehet më në Francë dhe as nuk mban marrëdhënie me familjen e tij franceze, duke i rritur fëmijët e vet si polakë. Në 1860 Mikollaj Shopen
Tomas Hobsi (Thomas Hobbes) u lind më 5 prill 1588; ai ishte biri i një prifti dhe një vajze fshati të vogël pranë Malmesurit, në jugperëndim të Anglisë. Pasi frekuentoi shkollën e fshatit, ndoqi një institucion privat të Malmesburit për formimin në gjuhët klasike. Mbështetja financiare e një të afërmi e lejoi të ndiqte studimet në Oksford, që i përfundoi më 1607. Vitin pasardhës, Hobsi u bë mësues në banesën e baron Kavendishit, konti i ardhshëm i Devonshirit, dhe bashkë me të birin e këtij të fundit ndërmori udhëtimet e studimit jashtë Anglisë. Me përjashtim të disa ndërprerjeve të shkurtra, qëndroi për shumë kohë në shërbim të kësaj familjeje, duke punuar paralelisht dhe me raste si sekretar i Frensis Bekonit. Më 1629, Hobsi botoi një perkthim të ri të Historia e luftës së Peloponezit, të historianit athinas Tuqididit. Nga viti 1629 deri më 1634, udhëtimet e gjata e lidhën me personalitetet më të mëdha europiane të shkencës dhe të filozofisë, që patën një ndikim vendimtar n
Comments
Post a Comment