Dante Aligeri dhe ndodhia gjatë një meshe në kishë
*
Kronistët tregojnë se një ditë poeti i madh, duke dëgjuar meshën, nuk u përkul
në gjunjë dhe nuk e hoqi kapuçin nga koka. Ndërkaq disa keqdashës e akuzuan te
peshkopi për këtë paudhësi.
Për
këtë peshkopi e thirri dhe Dantja iu përgjigj:
- Në
të vërtetë mua më kishte rrëmbyer aq shumë mendjen zoti atë çast, saqë as vetë
nuk e kuptoja se ç‘veprime bënte trupi im. Kurse ata që erdhën te ju për të më
akuzuar e kishin mendjen shumë larg nga zoti, përderisa merreshin me mua.
Comments
Post a Comment