Xhorxh Gordon Bajroni dhe bëmat paranojake të xhaxhait të tij
* Kur
Bajroni ishte fëmijë jetonte në kështjellën e xhaxhait të tij plak. Atij i
kishte hipur në kokë që të mos i jepte asgjë trashëgimtarëve. Për këtë kishte
vrarë shtatëqind drerë në parkun e tij, kishte prerë pyllin e tij të madh, por
nuk ishte mjaftuar me kaq. Xhaxhai bënte lloj-lloj marrëzirash. Ngrihej natën
dhe hapte portat e kanaleve të ujit, që të dëfrehej në mëngjes duke parë
përmbytjen e gjithë fushës dhe shkatërrimin e kulturave bujqësore. Në një liqen
të vogël që ndodhej në pronat e tij, kishte ndërtuar një mur me gurë dhe një
flotë të vogël me barka. Kalonte ditë të tëra duke u dëfryer me bombardimet që
i bënte flotës, e cila komandohej prej shërbëtorit të tij. Herë të tjera
organizonte garat e bulktheve dhe ngacmonte me gjemba ata që nuk ecnin shpejt.
Ky xhaxha i marrë ishte titulluar i Par dhe vetëm pas vdekjes së tij Xhorxhi u
bë Lord.
Kur
Xhaxhai plak vdiq, Xhorxhin e vogël e njoftoi mësuesi i shkollës dhe i shpjegoi
se tashmë ishte lord. Pastaj u dha një pritje me verë dhe biskota dhe në këtë
ceremoni mësuesi i tij foli me shumë respekt. Kur u kthye në shtëpi shkoi me
vrap te pasqyra dhe u pa gjatë. Pastaj shkoi te e ëma dhe e pyeti:
- Unë
nuk arrij të gjej në veten time asgjë të ndryshuar. Po ti sheh ndonjë gjë tek
unë?
Të
nesërmen, kur bëhej apeli, mësuesi nuk e quajti më Xhorxh Bajron por Lord
Bajron. Këtë emër të ri ai e shoqëroi me një solemnitet të tillë, saqë Xhorxhi
nuk ishte në gjëndje të përgjigjej “këtu” si zakonisht, por nisi të qante.
Profesor
Roxheri, që i jepte mësime në latinisht, brengosej shumë kur shihte se si
vuante. Bajroni kur mbante mjetin e drunjtë për këmbën e sëmurë.
- My
lord, - i tha një ditë, - nuk mund të vazhdoj mësimin duke të parë të vuash
kështu.
-
Megjithatë ju vazhdoni, - iu përgjigj djali i guximshëm, - mos u shqetësoni për
mua. Unë do të mundohem t’i përballoj dhimbjet pa u ndier fare.
Comments
Post a Comment