Fizikanti i madh Amper dhe zgjidhja e problemit ne shpinën e një pajtoni
*
Amperi doli një ditë nga Akademia duke menduar për një problem. Papritmas i
erdhi në mëndje zgjidhja e tij. Në dorë po mbante një copë shkumës, që e kishte
përdorur pak më parë. Përpara i doli një kuadrat i zi, njësoj si dërrasë e zezë
që përdorte për ditë. Aty nisi të hidhte shifrat që kishte në kokë. Në një çast
kuadrati iu largua nga duart dhe bëri tri hapa përpara. Amperi i shkoi pas.
Kuadrati ia mori vrapit dhe Amperi e ndoqi me shpejtësi. Më në fund u ndal dhe
Amperi i lodhur e i djersitur mezi po merrte frymë. “Dërrasa e zezë” nuk ishte
gjë tjetër vetëm se shpina e një pajtoni që ishte ndalur në rrugë.
Comments
Post a Comment