Aleksandri i Madh, oferta e refuzuar e një sundimtari dhe përballja epike me Darin e Persisë
*
Përpara betejës së Arbelës (beteja e Arbelës 331 p.e.s. qytet i Asirisë së
lashtë, ku Aleksandri mundi Darin e III të Persisë), Dari i bëri të ditur
Aleksandrit se, po të pranonte miqësinë me të, do t’i dhuronte gjysmën e
mbretërisë së tij.
Aleksandri
e pyeti tregtarin Parmenion, që e mori vesh ofertën, se çfarë mendonte:
- Në
qoftë se unë do të isha Aleksandër, do të pranoja - tha Parmenioni. - Edhe unë,
- tha Aleksandri, - do të pranoja, në qoftë se do të isha Parmenion. Po unë jam
mbret, nuk jam tregtar.
* Dari
kishte mbledhur gjithë ushtrinë e tij pranë qytetit Arbela. Natën para betejës,
Aleksandri bëri gjumë të thellë dhe në mëngjes gjeneralët mezi e zgjuan.
Ndërkohë trupat persiane po afroheshin në kampin maqedonas.
-Po si
është e mundur, - i thanë, - që t’i të flesh kaq i shkujdesur?
-Sepse
më qetësoi shumë mbreti Dar, duke mbledhur të gjithë trupat e tij vetëm në një
pikë. Kështu vetëm me një betejë mund t’i shkatërroj krejt atë.
*
Gjenerali Polisperkonte e këshilloi Aleksandrin ta sulmonte Darin gjatë natës,
sepse kështu do ta gjente në befasi dhe do ta shkatërronte lehtë.
- Nuk e kam zakon që t’i vjedh fitoret natën si hajdutët, -
tha Aleksandri.
Comments
Post a Comment