Si katandiset fama e shkrimtarit sipas Honore de BALZAK



Balzaku po ankohej një mbrëmje bashkëbisedimi me miq, për mjeshtërinë e shkrimtarit, që, sipas tij, nuk shpërblehej mirë dhe nuk jepte kënaqësinë e nevojshme.
- Po lavdinë, - tha një ndër bashkëbiseduesit, - lavdinë nuk e përmendët fare.
- Lavdia? - u përgjigj Balzaku, - ta dini si katandiset lavdia e një letrari dhe filloi të rrëfente:
Një herë kur ndodhesha në Rusi, nisi të rrefente shkrimtari madh, isha i ftuar në një sallon. Në çastin e hyrjes një zonjë po shërbente çajin dhe kishte në dorë një tabaka me filxhanë. Porsa shërbëtori përmendi emrin tim, zonja thirri: “Zoti Balzak” dhe lëshoi për tokë tabakanë me gjithë filxhanët, nga emocioni.

* Balzaku punonte intensivisht. Mesatarisht ai shkruante, rishkruante, korrigjonte më shumë se se dhjetë orë në ditë. Një herë shkon për ta takuar Rosini, i cili duke e njohur mirë jetën që bënte romancieri i shquar francez, i tha mjeshtrit:
- Si mund t’i qëndroni kësaj lloj jete, duke punuar kësisoj për vite të tëra. Edhe unë, vazhdoi Rosini, kam punuar në një periudhë të jetës sime, por pas pesëdhjetë ditë pune ngulmuese bëhesha gati si i vdekur.
- Oh, - u përpigj Balzaku, - unë nuk shoh mundësi tjetër për të pushuar veçse në varr. Sidoqoftë puna është mund i këndshëm, apo jo?!.

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk