Terratisësi


Rënd nëpër natë,
Ngarkue me hejbet e dëshirave për dritë.
Dielli i shket ndër gishta e holl,
Karshillëk hana i ban
ndër skërmitje dhamsh.
Ditën shpalon nër shputat e kamve
Qi hapi i çkërqejfun ja nez.
Kryqrrugëve zeniti e shpon si gozhd
S’ka mbrritje as cak
Ka veç ikje
Sot e ma përtej
Vetëm kaq
Mermeri asht drita e përgjithmonshme
Asht pragu ku mbrrijmë për kurrkund

Albert Vataj

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk