E kahershmja ndjesi


Aty ku ma parë
Nji pasion i shfrenum vibronte
Eshkë nji shkretinë e thatë davaritet
S’agon ma ai dakik pror
Asht ngricë ne pragun ku zjarri shpuzonte
S’ka ma sy me përmen at pamje
Vjeshta asht njisoj
Gjethet ndjekin si kotelet rrugtarët
Gërshetat e shiut
Pikëllues, prap zhbahen prej strehve.
Ky ças asht kufom e zhvarrueme
Pa ç’ka se pikllmi asht dhimbje që t’kall
S’ka ma dritë me e nez shpuz
Ditën qi ndalun e asht e si tenja t’bren
Aty ku ma parë e ndjeve qënjen
Veç nji qiparis kundron t’tan helm
Zgjohu n’kët nadje tjetërsi

Albert Vataj

Comments

Popular posts from this blog

PROTAGORA: Njeriu është masë e të gjitha gjërave

Kush është Frederik Shopen

OGUST KONTI: Për të krijuar shoqërinë e re çdo fantazi e vjetër duhej të lihej mënjanë, qoftë kjo e Zotit opo e dogmave metafizike, për barazinë apo sovranitetin e popujve