E shkumja
Ajo që vagullima vegimesh
ka strukun Brenda nesh.
Ajo kohë që na endi si pëlhurë Penelope
Kujtuam se u bitis,
Atëherë,
Asokohe kur na behu papritmas e sotme,
E përgjithmonshme.
Ani pse askurrë kokën mbrapa s’e kthyem.
Gjinjt e nans rrëmojmë në etjen tonë përjargse,
N’dakikun e zjarmeve qi na shpuzitn ndër kurm.
Bëlbëzimin e përçurrjeve në shpërgaj
Stepjeve tona për të thanë diçka që se thamë
E askurrë s’do ta thona, na brof vrik.
Vajin nga syt pa dritëvagëllyese
Dritave që bahen gjithnji e ma verbuse
na mylmen dëshirën për horizontet
rrethrrotullive qi jesin t’pambrritshme.
T’tana gjendjet që kalëruam në zvargien tonë
Shkepimeve të rëndjes pa mbrritje
I vjelim për fruta të pamundësisë.
S’ka të sotme tjetër për ne
Veç frushullimave në krahëror na asht
Aja që kujtuam se e hedhëm pas shpine.
Gjarpën qi rikthehet në lkurën e vjetër, jena
Gjithnji e ma kruspull bahena
Tuj prit nan nji rras guri
Prarimin e këtij zhegu
Comments
Post a Comment