Posts

Showing posts from January, 2013

Gjergj Antoniu, poeti i tingullit kombëtar

Gjergj Antoniu, 12.4.1949 – 28.9.2012, violinçelisti virtuoz me individualitet të spikatur, poet i tingullit, profesionist dhe erudit, Gjergj Antoniu renditet në një vend të rëndësishëm në jetën muzikore elitare shqiptare. Kërkesat drejt veprave universale e zgjerojnë në repertorin e tij me vepra të vështira e shumë të vështira, të cilat i interpretoi me mjeshtëri të përkryer. Në profilin e tij artistik ngërthehen fort mes tyre talenti, intelekti dhe vullneti. Një peshë më vete në rrugëtimin e tij artistik zë interpretimi i literaturës shqiptare, siç shprehej ai, “si një detyrim moral artistik, në respekt të të gjithë kompozitorëve shqiptarë të traditës e të brezit të ri”. Ai vlerësoi nuancat dhe ngjyrimet kombëtar dhe i vuri në jetë duke zbuluar dhe mjetet korrekte për realizimin e tyre. Gjergj Antoniu vlerësohet nga kritika jo vetëm si interpretues, por gjithashtu si stimulues e frymëzues në krijimin e këtyre veprave. Në veprimtarinë e tij zë një vend të rëndësishëm edhe pu

Kristaq Antoniu, “një yll i ndritur” i viteve të para të kinematografisë rumune

Kristaq Antoniu, 25.12.1907 – 17.3.1979, u lind në Bukuresht, në një familje shqiptare me origjinë nga Korça. Këngëtar lirik, tenor e bariton, Antoniu është njëkohësisht pionier i filmit rumun, “një yll i ndritur” i viteve të para të kinematografisë rumune. Ai shquhej si për zërin me timbër të veçantë, të ngrohtë e të fuqishëm, ashtu edhe për paraqitjen e jashtëzakonshme skenike. Në vitet 1924-931 interpretoi në 11 filma. Pikërisht atëherë “u zbulua” edhe zëri i tij dhe talenti si këngëtar. Shkel për herë të parë në Shqipëri më 1932, ku dha një koncert në Legatën Amerikane në Tiranë. Më 1934, kryen në Romë një specializim disamujor në konservatorin “Santa Cecila”. Më pas, një koncert në teatrin rumun “Alhambra” dhe një sërë koncertesh në disa vende të Evropës. Më 1941, martohet me piktoren e njohur Androniqi Zengo. Në këtë kohë regjistroi në disqe tek “Columbia” dhe “Kristal” 20 pjesë vokale, romanca e tango. Më 1942 regjistroi përsëri në “Columbia” 15 këngë popullore shqiptare

Androniqi Zengo Antoniu, “qind për qind impresioniste” merr çmim në Nju Jork

Androniqi Zengo Antoniu, 26.5.1913 – 10.2.2000, u lind në Korçë në familjen Zengo, e njohur si familje artistësh të penelit, drugdhendjes e fotografisë. E para piktore grua në historinë e artit figurativ shqiptar, ajo studioi në Akademinë e Arteve të Bukura të Athinës për pikturë e skulpturë. Piktore e cilësuar që në hapat e saj të parë “qind për qind impresioniste”, nga mbi 500 vepra në vaj, 55 punë i ruhen në Galerinë e Arteve në Tiranë. Si ikonografe ka punuar në zbukurimin e tetë kishave në Korçë, Tiranë dhe vende të tjera të Shqipërisë. Punoi që 11 vjeçe si ndihmëse e të atit, Vangjel Zengo, për të pikturuar sfondet dhe veshjet e shenjtorëve tek ikonat që bënte ai. Ekspozitën e parë me punët e saj e hapi në Korçë, më 1935, të dytën në Tiranë, më 1937, me rastin e 25-vjetorit të pavarësisë. Ka marrë pjesë me 15 punime në ekspozitën botërore të Nju Jorkut më 1939 dhe po atë vit në Bari në konkursin ndërkombëtar “Premio Albania”, ku u vlerësua me çmimin e tretë për veprën “Ka

Vangjel Zengo, zbukuroi kishat dhe ndërtoi Xhaminë e Madhe

Vangjel Papajani Zengo 2.3.1875 – 20.3.1941, u lind në Dardhë të Korçës. Fotograf, ikonograf, piktor, ka zbukuruar kishën e vjetër të Vangjelizmoit në Tiranë, të Shën Gjergjit dhe Mitropolinë në Korçë dhe shumë kisha në Shqipëri e Greqi, deri në Odesë. Bashkë me të vëllezërit Eftimin dhe Nikollën pikturoi më 1921 Xhaminë e Madhe të Korçës. Tablo të tij ruhen në Muzeun e Krujës dhe në Muzeun Historik Kombëtar, në Galerinë e Artit si dhe nëpër koleksione private. Vangjeli i mori mësimet e para në Dardhë. I ati, Papa Jani, mësues në shkollën e fshatit, i dalloi që herët prirjet e tij për pikturë. Për këtë arsye, pasi bëri dy vjet në gjimnazin e Korçës dhe pasi mësoi mjeshtërinë e fotografisë, e dërgoi në 1891 pranë të vëllait që ishte ikonograf në manastirin e Karies, në Malin e Shenjtë (Atos) në Greqi. Vangjeli qëndroi atje 8 vjet, duke bërë jetën e murgut dhe duke mësuar ikonografinë. Atij i vinin porosi për ikona dhe nga kisha e manastire në Odesë. Ndërkohë ushtronte dhe profes

Jani Zengo refuzon murgjërinë, nga Mali i Shenjtë kthehet në Dardhë

Image
Jani Ndoni Zengo (Papajani) 1832 – 1912, u lind në Dardhë të Korçës. Kaligraf (drugdhendës) fotograf, mësues. Punoi për shumë vite edhe në Greqi. Që në vitin ‘69 të shek. XIX, filloi të punonte për të krijuar një alfabet të gjuhës shqipe. U dorëzua prift kur ishte 60 vjeç dhe që të ungjillizonte shqip në kishë, u përpoq të përkthente ungjillin. Fotografitë e tij janë shumë të hershme, por e para e dokumentuar i takon vitit 1876. I ati i Papa Janit, Papa Ndoni, mësues i gjuhës greke në shkollën e Dardhës, ishte ikonografi i njohur jo vetëm në zonën pranë vendlindjes. Rrugëtimi si ikonograf e kishte çuar deri në Moskë e Petërburg. Ai e dërgoi të birin në Malin e Shenjtë, në Greqi, por Janit nuk i pëlqeu jeta e mbyllur e murgjve dhe u kthye në Dardhë. Papa Ndoni e largoi nga shtëpia për së dyti, kësaj radhe në Korfuz, ku Jani mësoi gdhendjen e drurit. Gjatë punës në qytete të ndryshme të Greqisë, mësoi edhe fotografinë. Këtë profesion e ushtroi më pas kudo që vinte. Në fund të v

Zengo dhe Antoniu, një dinasti artistësh nga Dardha dëshmojnë në Tiranë

Image
Ata do të dëshmojnë me veprën e tyre dhe përvojën artistike se kush ishin dhe çfarë kumtuan asohere dhe çfarë mëtojnë sot, më shumë se grishin perden e memories historike. “Zengo dhe Antoniu, 200 vjet art” e konceptuar në pesë periudha që lidhen me pesë emra, kjo ekspozitë na njeh me fotografi të hershme shqiptare dhe dokumente të veprimtarisë së Jani Ndoni Zengos, për të vijuar me të birin, Vangjel Zengo, dhe të bijën e Vangjelit, Androniqi Zengo Antoniu, e para piktore shqiptare, me punë të vlerësuara jo vetëm si një relativitet femëror, e më pas ekspozita vazhdon me dy personazhe të fushës së muzikës, Artistin e Popullit, tenorin Kristaq Antoniu, për t’u mbyllur me violonçelistin virtuoz Gjergj Antoniu. “Standard” publikon për herë të parë fotot e vëna në dispozicion nga trashëgimtarët e koleksionit të familjes Për të ndjekur dinastinë Zengo dhe Antoniu, mjafton pjesa e biografisë së tyre artistike, një rrugë e gjatë arti prej 200 vitesh që janë dokumentuar në një katalo