Gjergj Antoniu, poeti i tingullit kombëtar
Gjergj Antoniu, 12.4.1949 – 28.9.2012, violinçelisti virtuoz
me individualitet të spikatur, poet i tingullit, profesionist dhe erudit,
Gjergj Antoniu renditet në një vend të rëndësishëm në jetën muzikore elitare
shqiptare. Kërkesat drejt veprave universale e zgjerojnë në repertorin e tij me
vepra të vështira e shumë të vështira, të cilat i interpretoi me mjeshtëri të
përkryer. Në profilin e tij artistik ngërthehen fort mes tyre talenti,
intelekti dhe vullneti.
Një peshë më vete në rrugëtimin e tij artistik zë
interpretimi i literaturës shqiptare, siç shprehej ai, “si një detyrim moral
artistik, në respekt të të gjithë kompozitorëve shqiptarë të traditës e të
brezit të ri”. Ai vlerësoi nuancat dhe ngjyrimet kombëtar dhe i vuri në jetë
duke zbuluar dhe mjetet korrekte për realizimin e tyre. Gjergj Antoniu
vlerësohet nga kritika jo vetëm si interpretues, por gjithashtu si stimulues e
frymëzues në krijimin e këtyre veprave. Në veprimtarinë e tij zë një vend të
rëndësishëm edhe puna 36-vjeçare si pedagog me të rinjtë, të cilëve u përcolli
artin dhe pasionin e tij.
Comments
Post a Comment