Vangjel Zengo, zbukuroi kishat dhe ndërtoi Xhaminë e Madhe



Vangjel Papajani Zengo 2.3.1875 – 20.3.1941, u lind në Dardhë të Korçës. Fotograf, ikonograf, piktor, ka zbukuruar kishën e vjetër të Vangjelizmoit në Tiranë, të Shën Gjergjit dhe Mitropolinë në Korçë dhe shumë kisha në Shqipëri e Greqi, deri në Odesë. Bashkë me të vëllezërit Eftimin dhe Nikollën pikturoi më 1921 Xhaminë e Madhe të Korçës. Tablo të tij ruhen në Muzeun e Krujës dhe në Muzeun Historik Kombëtar, në Galerinë e Artit si dhe nëpër koleksione private. Vangjeli i mori mësimet e para në Dardhë. I ati, Papa Jani, mësues në shkollën e fshatit, i dalloi që herët prirjet e tij për pikturë. Për këtë arsye, pasi bëri dy vjet në gjimnazin e Korçës dhe pasi mësoi mjeshtërinë e fotografisë, e dërgoi në 1891 pranë të vëllait që ishte ikonograf në manastirin e Karies, në Malin e Shenjtë (Atos) në Greqi. Vangjeli qëndroi atje 8 vjet, duke bërë jetën e murgut dhe duke mësuar ikonografinë. Atij i vinin porosi për ikona dhe nga kisha e manastire në Odesë. Ndërkohë ushtronte dhe profesionin e fotografit. Veç ikonografisë Vangjeli u mor dhe me temën historike. Iu kthye disa herë portretit të Skënderbeut, realizoi portretin e Fan Nolit, Sotir Pecit, Mihal Gramenos, tablo me temë nga luftërat kundër pushtimit osman etj.

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk