Zengo dhe Antoniu, një dinasti artistësh nga Dardha dëshmojnë në Tiranë



Ata do të dëshmojnë me veprën e tyre dhe përvojën artistike se kush ishin dhe çfarë kumtuan asohere dhe çfarë mëtojnë sot, më shumë se grishin perden e memories historike. “Zengo dhe Antoniu, 200 vjet art” e konceptuar në pesë periudha që lidhen me pesë emra, kjo ekspozitë na njeh me fotografi të hershme shqiptare dhe dokumente të veprimtarisë së Jani Ndoni Zengos, për të vijuar me të birin, Vangjel Zengo, dhe të bijën e Vangjelit, Androniqi Zengo Antoniu, e para piktore shqiptare, me punë të vlerësuara jo vetëm si një relativitet femëror, e më pas ekspozita vazhdon me dy personazhe të fushës së muzikës, Artistin e Popullit, tenorin Kristaq Antoniu, për t’u mbyllur me violonçelistin virtuoz Gjergj Antoniu. “Standard” publikon për herë të parë fotot e vëna në dispozicion nga trashëgimtarët e koleksionit të familjes
Për të ndjekur dinastinë Zengo dhe Antoniu, mjafton pjesa e biografisë së tyre artistike, një rrugë e gjatë arti prej 200 vitesh që janë dokumentuar në një katalog si dhe do të jenë pjesë e një ekspozite që hapet më 1 dhe 2 shkurt jashtë institucionit publik.
Ikonografi, fotografi, pikturë, kinematografi dhe muzikë është një histori e gjatë që kthen në nderim kontributin e dy familjeve nga Dardha e Korçës, duke u paraqitur për herë të parë me një pjesë të punimeve të tyre në zhanre të ndryshme të artit.
Me dëshirën për t’i bërë të njohura këto vepra arti, Enisi tregon se publiku do ketë edhe mundësinë për të parë nga afër negativë të panjohur dhe këto të ruajtura në “sëndukun” e trashëgimisë së familjes. “Zengo dhe Antoniu, 200 vjet art” mban titullin ekspozita, e konceptuar në pesë periudha që lidhen me pesë emra, duke na njohur me fotografi të hershme shqiptare dhe dokumente të veprimtarisë së Jani Ndoni Zengos, për të vijuar me të birin, Vangjel Zengo, dhe të bijën e Vangjelit, Androniqi Zengo Antoniu, e para piktore shqiptare, me punë të vlerësuara jo vetëm si një relativitet femëror, e më pas ekspozita vazhdon me dy personazhe të fushës së muzikës, Artistin e Popullit, tenorin Kristaq Antoniu, për t’u mbyllur me violonçelistin virtuoz Gjergj Antoniu.
“Janë koleksione që trashëgojmë si familje dhe disa prej tyre vijnë për herë të parë për publikun”, – thotë për “standard” Enis Pekmezi, trashëgimtari i koleksionit të veprave të artit të familjes, duke na vënë në dispozicion katalogun me fotografi dhe biografi të familjes Zengo dhe Antoniu. Histori dhe art, i trashëguar brez pa brezi, brenda së njëjtës familje, shquan vlera të rralla dhe individuale të artistëve të kësaj familjeje si dhe zhvillime zhanresh të ndryshme në artin që kanë krijuar dhe dhuruar për dy shekuj botës shqiptare e më tej.
Jani Ndoni Zengo (Papajani), ksilograf, fotograf, mësues. Në vitet ‘60 të shek. XIX, filloi të punonte për një alfabet të gjuhës shqipe. U dorëzua prift kur ishte 60 vjeç dhe bëri përpjekje për të përkthyer ungjillin. Vangjel Papajani Zengo, fotograf, ikonograf, piktor, ka zbukuruar kisha në Shqipëri e Greqi, deri në Odesë. Tablo të tij ruhen në Muzeun e Krujës dhe në Muzeun Historik Kombëtar. Androniqi Zengo Antoniu, e para piktore grua në historinë e artit figurativ shqiptar, ikonografe. E cilësuar që në punët e saj të para “qind për qind impresioniste”. Me mbi 500 vepra në vaj, 55 punë i ruhen në Galerinë e Arteve; Kristaq Antoniu, këngëtar lirik, tenor e bariton me zë të ngrohtë e të fuqishëm, është dhe “një yll i ndritur” i fillimeve të kinemasë rumune. Zëri i tij me timbër të veçantë shoqërohej nga një paraqitje e bukur skenike; Gjergj Antoniu, violonçelist virtuoz me individualitet të spikatur, poet i tingullit, artist profesionist dhe pedagog erudit, renditet në një vend të rëndësishëm në jetën muzikore elitare shqiptare.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për dy ditë rresht. Në natën e parë, më datë 1 shkurt, ditën e premte, hapja do të jetë në orën 18:00 pasdreke, ku do të jenë të ftuar miq, specialistë nga bota e artit dhe kulturës, figura të jetës politike dhe akademike; më datë 2 shkurt ekspozita qëndron e hapur për publikun.

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk