Çarls Dikens, zëri i thekshme e një kushtrimi kumtues
Nga Albert Vataj
Sot 145 vite më parë më 9 qershor të vitit 1870 vdiq në moshën 58-vjeçare një nga gjigandët e letërsisë angleze, Çarls Dikens.
Kaq vite që rreken të na e kthejnë këtë shkrepëtimë në ndërmendje dhe dëshmim, janë një feksje në universin e matshmërisë së kohës në art. Janë jo më pak se një e djeshme, prej të cilës zgjohemi me ngut dhe përplot kureshti, për të kumtuar dhe për të mëtuar atë që një e shkuar e rizgjuar tek ne ngucatet të dëshmojë. Është kjo kohë dhe hapësirë, dimesioni prej nga erdhi në historinë e letërsisë, një korife mendimi dhe qëmtimi, një ngucatje përvoje dhe dëshmimi, një jetë e tendosur dhe e mbushur me mbrëmje të trazuara dhe net të zymta, vrashpirtje e zemërthyerje.
Oshnar i rrëfimi dhe delikat i tematikët, sarkastik dhe ndërzyes. Ai nuk mund të ishte vetëm një emër i madh, pas të cilit zvarget një galeri kryeveprash botërore, e që mundena me nxjerr prej tyre dhe për ta sejdisur në memorien e shekujt prej jush “Pikuiku”, si fillimtaria dhe tharmi i asaj britme frigane, e atij muzikaliteti të trishtë, e tançkasë në zenith.
Ishte dhe mbeti një zot i gjenialitetit dhe fatit, kryerendës i kushtrimeve më të zëshme të kohës dhe tabanit ku ky naltësim do të hovej. Ai la pas një univers të paanë krijimtarie. Botoi një numër të madh tregimesh të shkurtra, por edhe të dramave dhe novelave të mëdha, ku “Oliver Twist” mbetet padyshim një nga kontributet më të jashtëzakonshme në letërsi. Korpusi i tij, natyrshëm prek edhe një tjetër majë, atë të “David Koperfildi”,”Pritjet e Mëdha”, etj. Qëmtesat letrare, ato të sheshtat, të thukëtat dhe kreshpërueset, ngasen të gjitha nga subjekte reale. Fillimtaria e moshës së shpërthimeve në juglindje të Anglisë, orvatet të mbart gjithë lëndën dhe pulsin që rreh në këtë shtat vigani të letrave.
Comments
Post a Comment