Nik Klementi për librin ‘Dakalogu i Turpit’
Sipas modernistëve, e vërteta përkufizohet prej kohës; Sipas
postmodernistëve, e vërteta përkufizohet prej hapsinës. Në librin e tij,
‘Dakalogu i Turpit’, Ridvan Dibra ban dy gabime, 1) ai mundohet me spjegua
postmodernizmin nepermjet nji modernisti – shkrimtarit hebre Franc Kafkës, 2)
ai harron tiparin kryesor të postmodernizmit – KU?
Modernisti pyet, KUSH flet?
Postmodernisti pyet PREJ KU po flitet?
Me fól për artin, letersín, dhe kulturen bashkëkohore e me
bâ sikur Kosovaret e Tetovaret nuk egzistójn, asht e papranuashme për cilindo,
në veçanti për nji postmodernist të vetdeklaruam si Ridvan Dibra, i cili
pretendon me kén i hapun ndaj prumjeve të hapsinave të margjnalizuame si Kosova,
Dibra e Tetova. Gjithashtu, në Shqipnín Etnike nuk mund të flitet për letërsín
pa përménd problemin e standardit të gjuhës shqipe. Por kjo âsht me e çua tepër
larg Ridvan Dibrën – kështu ai do të n’a delte Iluminist, prejse besimi i tíj
në standardin zyrtar, i cili e ka vú vaçansisht shqipnín lindóre, Mirdít, Mat,
Dibër Tetóv, në disavantázh, âsht i palëkundshëm. Në kët rast do të kishim nji
iluminist që hiqet si postmodernist. Në esét e tíj Dibra hédh dyshim mbi
gjithkând a mbi gjithçka, por ai kurrnjihér nuk guxon me dushua mbi vetveten.
Paradoksi mâ i madh i trupit-letrar të Ridvan Dibrës âsht se
gjuha e përdorun në librat e tíj nuk kuptohet as në Shkodër ku ai âsht rrít, as
në Dibër prej kah ai vjen.
Kritika kulturore në kët libër paraqitet si kritík-postmoderniste,
por ajo i përket botkuptimit modernsit simbas të cilit njeriu modern ishte i
zhgenjyem prej arsyes, racionalizmit, historis dhe logjikes. Kjo perspektív u
pat popullarizua mbas luftes Ire botnore, si nji afirmim se progresi i metodave
te logjikes e arsyes asht i paaplikuashem në praktík. Të bindun se njeriut i
mungon aftsia racionalizuase, modernistet shpresonin se e vetmja menyr për t'a
shpetua boten prej kaosit, dhunes, e vulgarizmit ishte arti. Kjo teorí e ka
burimin ne punën filozofike të Schopenhauer-it, i cili e ktheu me krye pósht
teorín e Sokratit simbas të cilës mosditunia=ligsi. E bazuama në kët parim,
shoqnia prendimore besoi për 2000 vjet se mendja âsht mâ e randsishme se
instinktet dhe intuita. Schopenhaueri besonte se atributi i vërtét udhheqës i
njeriut âsht Vullneti, kurse mendja âsht vetëm nji drít e mjegullt në natën e
verbën të vullnetit. Të përpunuame prej Nietzsches, teorít Schopenhauerit e
transformuan ekuacionin e sokratit mendja > instinktet dhe intuitën në instinktet
dhe intuita > mendja.
Përderisa mendja nuk mund t’a shpëtonte botën, siç tregoi
Lufta e Irë Botnore, intelektualët dhe artistët nisën me mendua se shpresa e
vetme ishte arti. Por sic tregoi Lufta e II-te, as arti nuk e shpetoi boten
prej kaosit as irracionalitetit.
Sot, me të dréjt, postModernisti tallet si me anarkín në të
cilën ai jeton, si me zemerimin e modernistit ndaj anarkís, dhe veçansisht me
idén e modernistit se gjoja egzistuaka nji art ose nji letersi e nált e cila
kênka e vetmja mënyr për të shpetua boten prej vetshkatrrimit.
To mendua se "letersia e nált” kishte me fashít të
gjitha problemet e shoqnís shqiptare, Ridvan Dibra e merr teper seriozisht
rrezikun qe shoqnís shqiptare i kercnohet prej artit e kultures masive, të
cilat kán árdh në Shqiptari me 50 vjet vones. Arti dhe mënyrat e argetimit të
masave nuk sjellin shkaterrimin e kultures e të artit të nált. Shitja dhe
perfitimet e artit të nált, prej Homerit të Getja, prej Monteverdit të
Shtrausi, prej DaVincit të Pikaso nuk kán kén kurr aq të medhaja sa ján sot.
Arti i masave dhe arti i klasave të nalta kán bashkjetua, bashkveprua,
influencua, dhe kushtezua njani-tjetrin tash 3000 vjet. Nuk âsht kultura masive
ajo qe po e shkaterron artin e "nált" në Shqiptari, por asht mentaliteti
socrealist qe po shkaterron artin, letersín, dhe pelhuren e shoqnís shqiptáre.
Libri ‘Dekalogu i Turpit’ përmban, çuditsisht, bindje
absolute të cilat ján shum të aferta me bindjet solide të socrealizmit. Dibres,
i cili postmodernizmit i njeh vetëm anën eksperimentale (për të mos thân
vulgare), i mungojn veçorít kryesore të kritikut postmodernist – ironia dhe
vetmokimi. Jeta për postmodernistin asht ironike sepse e mira dhe e keqja,
inteligjentja dhe idiotja, ján kaq të nderlidhuna, bashkveprójn kaq ngushtsisisht,
dhe kushtezójn njana tjetren kaq thellsisht, saqë postmodernit s'i mbetet gja
tjeter vetemse me u táll me kët realitet "të shpifun" qe na ka dhurua
zoti, natyra, apo e kemi krijua vét, dhe me mokua perpjekjet e njeriut me njoft
vetveten.
Dibra kjahet e ankohet se nuk ka vend për shkrimtaret e ri
në librarít shqiptare, por ai nuk tregohet i sinqért për arsyen pse shkrimtarët
e rí nuk shiten. Librarite shqiptare shesin vetem librat e dy shkrimtareve të
socrealizmit–– Kadarés e Agollit––edhe ato te shkruame vetem ne toskerisht.
Por, perderisa Dibra e çon në qiell Kadarén, athere ai s'ka pse të kjahet.
Librat e shkrimtarve të rí e kán vendin diku në ndonji qoshe, mbas ndonji
dollapi, të zânuk pisk nën raftat e randuam me verpat e realsocit, prejse vendi
kryesor u duhet lan 'mjeshtrave' dhe 'idhujve'.
Infatuimi i Dibres me Kadarén, i cili e pranon vét se 90% e
veprave të tíj i perkasin perspektives komuniste, ven në dyshim kompetencen e
Dibres si kritik. Nuk po permendim infatuimin e Dibres me Robert Elsin, perkthimet
e të cilit e kompromentójn mjaft keq cilesín e letersís shqiptare, sepse besójm
se Dibra nuk kualifikohet si kritik i perkthimeve në anglisht.
Por, ndoshta mbivlersimi i Elsiet dhe Kadarés prej Ridvan
Dibrës ján vetëm ‘bizness’– ata mund t’a shpërbléjn Dibrën me ndonji token
mirnjohjeje në ndonji intervíst a botim.
Disá Án Pozitive
Disa pjés të e krijimtarise letrare të Dibres në két liber
ján interesante, kán humor autentik dhe nuk u mungon as ironia, tallja, dhe
satirizimi tipik i shkrimtarit postmodernist. Shpesh, Dibra e pranon kaosin,
vulgaritetin dhe mungesen e kompetences se shoqnis dhe gjithashtu nuk e merr
veten teper seriozisht.
‘Dekalogu i Turpit’, i nisun si 10 urdhnimet e shoqnís
shqiptare âsht nji përpjekje e thjésht dhe e sinqért, por kurrsesi nji
krijimtari e nivelit botnór – aq mâ pak evropjan. Përpjekjet e Dibrës në kët
libër u bashkohen përpjekjeve fillestare të disa shkrimtarve shqiptár për t’iu
bashkua komunitetit të shkrimtarve bashkëkohór evropjan. Por sot për sot, Dibra
dhe shum të tjér, duhet të pajtohen me thanjet e Robert Elsiet edhe të Rexhep
Qosjes se, ‘Shqiptaria nuk ka arrít ende me prodhua letersi të klasit botnor.
Comments
Post a Comment