Ndërkallja në dy kohë e Agron Balës
Nga: Albert VATAJ Mbi librin “Jetë në dy kohë” të gazetarit dhe publicistit Agron Bala.Gazetar dhe publicist, tash autor i një libri. Agron Bala kundrimin e kahershëm e shpërfaq, si agu horizontin e djersitur nga vesa. Qasja, e të cilit tejshkon kohët,siç ceket edhe në pagzimin e libërt, vjen e beh në të tashmën. Një kumt i orendisur nëpërmjet një narrative të kapluar estetikisht dhe të shtrirë në plotëninë e të gjithë dimesionet etike-estetike. I yshtun nga një “amanet” dhe i përkundun në një përvojë të gjatë gazetarie, Bala, guxon pa droje me i thanë hapur, gjanat, deri dje të kyçuna në vetëdijen dhe ndërgjegjen e tij, e që tash shpërthejnë si një dëshmi,dhe si një apel.Ngjarja dhe personazhet pa rakalojnë para retinës së lexuesit si fantazmat në një natë t’shumish. E ndër ta ne gjejmë shëmbëllimin e njerëzve të dashtun, me tansinë e tyne, deri tek rrëfimtorja ngjethëse e murtajës komuniste. Bala, në kohë dhe në horizont orvatet që nëpërmjet personazhesh të godasë me