Art, famë e karakter
Nga Astrit LULUSHI
Sa shume gjëra humbet njeriu kur përpiqet të duket…fryhet,
tërhiqet pas së bujëshmes, dhe kur e kapërcen, e kupton kotësinë. Sepse nëse
fama është ajo që dikush vërtetë është, ose që fillon kur talenti shfaqet,
atëherë përse venitet kur personi tregon atë që vërtete është i after të bëjë?
Fama, popullariteti ështe aksident, siç është pasuria mjet ndihmës. Vetëm
karakteri vazhdon, e mund të bëjë edhe pa sukses, në heshtje, i veçuar.
Në kohë përçarjesh a mosmarrëveshjesh, kur njerëzit e kanë
të vështirë të ndajnë vete-veten nga vetë-interesi, vulgariteti bëhet mënyrë e
jetës. Tërheqja e vemendjes deri në skandalitet bëhet më e rëndësishme – shpesh
më fitimprurëse sesa të qenit i sjellshëm, krijues a vërtetë origjinal.Kështu
ndodh edhe me librat; lexon atë të një autori të servirur, me emër, dhe shumë
vonë mëson se sa shumë njeriu ka humbur duke mos i dhënë kohë leximeve të tjera.Ngjan
me motin e pa qëndrueshëm ku bie shi, e shumë prane bën nxehtë, dielli
djeg dheu shkrumb e etje.Ulem e
lexoj….”mos bëni naivin” thotë shkrimtari Faruk Myrtaj në tregimin “Shenjt
Ndëshkues”, bisedë me veten rreth kryeveprës së DaVinçit, ‘Darka e Fundit’, që
nuk ndodh rastësisht. Eshtë e organizuar, artisti ka punuar me vite, ka
zgjedhur e përzgjedhur, madje edhe veten e ka marrë në provim. Gjithë procesi
është si zbrazëtira që shtyn a tërheq si forcë rëndese. Dhe Myrtaj nuk është
fatalist. E di mirë se ç’kërkon të thotë. Por kush pyet, përderisa ndjenja
mbizotëron? Dhe ndalet lexuesi për të provuar se është nën kontrollin e vetes.
Por më kot sepse nga Myrtaj “mjedisi është zgjedhur i qetë” që të gënjehet se
është mes shenjtorëve në “darkën e fundit”,
ku Leonardo rendit mjeshtërisht, pranë një tryeze “12 anëtarët +
Sekretarin”. Eshtë vetëm arti që i bën ata të duken njerëzorë a të ndjellin
nostalgji.
Comments
Post a Comment