Alberto Moravia, trajta cingëritëse e një shpirti flatrues
Nga: Albert VATAJ
Shkëndi që feksi papritmas, mes reve dhe terratisë që
skërmiste dhëmbët në një botë që qasej të shqitej nga shpërgenjt e të shkuares.
Përflaku si drita e një qiriri të mpakur, duke ju zgrapsur një shëndeti
ndëshkues, që ndali vetëm për pak, atë dritim që vërboi tërbimin e urryeshëm që
vërbonte, asokohe, dhe jo vetëm. Ndriti ndër dëshirat e shpirtrave për dlirësi,
dhe më 26 shtator të 1990 rroku amshimin si i tillë, ai, gazetari dhe
shkrimtari, Alberto Moravia.
Njëzet vjet më parë, Italia,dhe jo vetëm ajo, i dhanë
lamtumirën një prëj figurave më perfaqësuese të publicistikës dhe narracionit.
Një ndarje, si çdo ndarje me një korife të mendimit dhe shpirtit. Një ndarje si
me Alberto Moravian. Ai mbylli sytë për të lënë në veprën e tij trajtën e
shumëformëshe dhe turitëse të rrethrrotullisë, ku ai u hoq zvarrë, por dhe u
ngazëllye në fluturimin e triumfit. Ngarëndja e tij nuk u ndal që prej asokohe,
kur përndiqej dhe censurohej. Edhe më pas, ai do të ishte i tillë,rebel deri në
kuptimin më të epërm të etimologjisë së shprehjes. Kacafytej, gjithnjë dhe
përplot me zemëratë dhe tërbim, me përditshmërinë italiane dhe gjithçka që ajo
e mbarste.Stil i Alberto Moravias, parë me optikën e kritikës, cilësuar si
brendaletrare dhe estetike, mund të themi se i përkon një qasjeje realist dhe
jokonformiste. Anipse mendonte dhe e pohonte publikisht, se shkruante për të
përmbushur dëshirat e tij,këton ngjizje artistike dhe estetike, përkonin
njëherazi me allurimin dhe përflakjen e publikut që e admironte.
“Një vepër e artit, në anën tjetër, ka një përfaqësues dhe
funksion ekspresive. Në këtë përfaqësim idetë e autorit, gjykimet e tij, vetë
autori, janë të angazhuar me realitetin. Kritika, në këtë mënyrë, është jo më
shumë se një pjesë, një aspekt. Unë mendoj, duke e vënë atë në këtë mënyrë, unë
jam, pas të gjitha, një njeri i pastër në një farë mase. Ne të gjithë jemi. Ju
e dini, ndonjëherë ju të zgjoheni në mëngjes në revoltë kundër çdo gjëje. Asgjë
nuk duket e drejte. Dhe për atë ditë apo më shumë, të paktën deri sa të marrë
përsipër atë, ju jeni një njeri i pastër. Vënë në këtë mënyrë: çdo njeri është
një njeri i pastër në mënyrë e vet, por ai është shumë gjëra të tjera përveç”,
perkufizon ai.Alberto Moravia lindi në Romë më 28 nëntor 1907. I ati, Carlo
Pincherle Moravia,arkitekt dhe piktor, është me origjinë veneciane, ndërsa e
ëma, Gina de Marsanich,është nga Ancona. Alberto, i treti nga katër fëmijët,
kaloi një fëmijëri normale,çka se të vetmuar. Në moshën nëndë vjeç ai u sëmur
nga tuberkulozi i kockave,sëmundje me dhimbje të tmerrshme që e gozhdon në
shtrat për pesë vjet rresht.Studimet i vazhdon në mënyrë të parregullt, por
prapë nuk arrin të kryejë më shumë se gjimnazin. Lexon shumë e shumë libra, mes
të cilëve Dostojevskin, Joyce, Goldon,Shekspirin, Molierin, Mallarmé, Leopardi
e mjaft të tjerë. Shkruan vargje në frëngjisht e në italisht. Studion edhe
gjermanisht. Libri i tij i parë, romani “Indiferentët”, që u botua më 1929,
pati sukses të gjerë i dhe e bëri menjëherë të njohur. Shumë nga romanet e
tregimet e Moravia-s janë bërë edhe filma prej regjisorësh të famshëm. Alberto Moravia vdiq më 26 shtator 1990, në
banesën e tij,në Romë.Tematika letrare ngasej nga një thatësirë morale,
hipokrizia e jetës bashkëkohore,dhe paaftësisë të konsiderueshme të njerëzve të
gjetur lumturinë në mënyra tradicionale
të tilla, si dashuria dhe martesa, janë temat në fron në veprat e Alberto
Moravia. Zakonisht, këto kushte janë patologjikisht tipike të jetës në klasë të
mesme, martesë, në veçanti, është objekt i punimeve të tilla si Mosbindja dhe
coniugale L’amore (“Dashuria bashkëshortore”) (1949). Tjetërsimi është temë në
vepra të tilla si disprezzo Il (“Shpërfillje” apo “Një fantazmë në mesditë”)
(1954) dhe La Noia (“The Canvas Empty”), nga vitet 1950, pavarësisht nga
vëzhgimi nga një perspektivë racionale-realiste. Politike tema janë shpesh të
pranishme: një shembullështë La Romana (“Gruaja e Romës”) (1947), historia e
një prostitute ngatërruar me regjimin fashist dhe me një rrjet të komplotistët.
Realizmin ekstrem seksual në La Noia (“The Canvas Empty”) (1960), paraqiti
veprat psikologjikisht eksperimentale të viteve 1970. Moravia iku për të mbetur
një nga emrat e spikatur të letërsisë italiane dhe një gurë i rëndësishëm në
mozaikun e letërsisë botërore.
Comments
Post a Comment