Ndërkallja në dy kohë e Agron Balës



Nga: Albert  VATAJ

Mbi librin “Jetë në dy kohë” të gazetarit dhe publicistit Agron Bala.Gazetar dhe publicist, tash autor i një libri. Agron Bala kundrimin e kahershëm e shpërfaq, si agu horizontin e djersitur nga vesa. Qasja, e të cilit tejshkon kohët,siç ceket edhe në pagzimin e libërt, vjen e beh në të tashmën. Një kumt i orendisur nëpërmjet një narrative të kapluar estetikisht dhe të shtrirë në plotëninë e të gjithë dimesionet etike-estetike. I yshtun nga një “amanet” dhe i përkundun në një përvojë të gjatë gazetarie, Bala, guxon pa droje me i thanë hapur, gjanat, deri dje të kyçuna në vetëdijen dhe ndërgjegjen e tij, e që tash shpërthejnë si një dëshmi,dhe si një apel.Ngjarja dhe personazhet pa rakalojnë para retinës së lexuesit si fantazmat në një natë t’shumish. E ndër ta ne gjejmë shëmbëllimin e njerëzve të dashtun, me tansinë e tyne, deri tek rrëfimtorja ngjethëse e murtajës komuniste. Bala, në kohë dhe në horizont orvatet që nëpërmjet personazhesh të godasë me furinë e vetëdijes, atë që kërkon që duke ndjekun frymën, të ndërkallë rrezatimin dritues. Filli i hollë i dy kohëve e përshkon duke na fotografu me gjithseçkanë e vet nji kohë. Kohë që sa nisim me rrëzu në honin e harresës, ai kacarritet e na përballet, tash ndoshta jo me egërsinë dhe makutërinë prej amoku, por gjithsesi drithëruese dhe e shëmtuar.Ndoshta ky hop i autorit, don me thanë. Kishte mujtun ai me kohë e me vakth me ia ba të ditun publikut shqiptar një rrëfimtore të kjartë dhe një frymëzim të rrezitun.
Por ai vendos dhe thotë. Po tash duhet.

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk