Prosodia në poezinë e Albert Vatajt
Prosodia ose siç njihet ndryshe, shkrimja në nji e
tingullit, ritmit dhe rimës, ne vëllimin poetik të Albert Vatajt, “Përqafun me
klithmën”, udhëheqet prej nji përdorimi mjeshtrór të gjuhës shqipe – koinime
fjalësh të reja, ringjallje fjalësh te harrueme, gjânsi dhe thellësi leksike,
dhe nji struktúr solide sintaksore. Ky testament i kompetencës gjuhësore të
autorit i përfton poezís së tij nji tingull të théll që rezonon me senset e
lexuesit dhe komplementon idét e shprehuna në poezít e tíj. Ky vëllim poetik
asht gjithashtu nji lajm i mír për lexuesin shqiptár i cili tue mos gjét fjál
shqipe, e mbúsh fjalorín e tij me fjál të hueja.
Tingulli asht shum i rândsishëm në poezín e Albertit sepse
poezia e tij asht e ngarkueme emocionalisht, kompakte, dhe projekton nji
intensitet të rráll imazhesh e ndjenjash për lexuesin shqiptár.Nëpërmjet nji
preokupimi për shoqnín dhe moralin e sáj që të kujton Migjenin, dhe nji ndjenje
stifluese që të kujtójn absurditetin dhe mungesën e shpresës ne veprat e
Kafkës, Alberti âsht nji prej atyne pak shkrimtârëve e poetëve shqiptár që e
prezantójn lexuesin tón me zhgenjimin dhe pasigurín postmoderne. Por, po
nëpërmjet poezís, Alberti ngrihet mbi idén masive të postmodernitetit të tipit,
‘anything goes’.
Piskama ngërthen fundekrye qiellin,
Thellë n’mue nji tërbim m’ka përfund
…
Ky shkëlqim turfullitës çjerr sy
E dritimet muros ndër kafka.
Ashtu si përsonazhet e Migjenit, protagonisti i poezive të
Albertit e ndjén trysnín e nji shoqnie që po rrëshqet në shteg të gabuem. Ashtu
si njeriu-insekt i Kafkës ky protagonist rënkon nën absurditetin e njeriut të
kthyem në nji monstër gratifikimi.Por në ndryshim thalbësor prej të dy
shkrimtärëve moderníst, Alberti përdor armën ma të fórt të shkrimtarit e poetit
postmodernist, cinizmin. Cinizmi në këtë vëllim poetik prezantohet nëpërmjet
nji protagonist të pa-emën, i cili jo rráll, tue fól në emën të të gjithëve,
shprehet paradoksialisht,
kam shkue larg për të mbet aty
aty ku njihem si kurrkush, kurrkund …
gjoksin kam ndigjue tek s’po mundet as me gjimue …
e sotmja asht minuti i të mundëshmes së rrejshme …
ti ike për të mbetur nji dhëmbje.
Nëpermjet ideve universale por që tingellójn lokale dhe të
kuptueshme për lexuesin,dhe nëpërmjet shkrimjes së gjuhtárit me poetin, vëllimi
poetik i Albert Vatajt mbúsh nji hapsín e cila sot-per-sot vazhdon me qén
pothuejse e zbrazët. Ai báhet nji úr lidhëse ndërmjet të tashmes urbane me të
cilën përballohet qytatari i metropoleve të
Shqipnís Etnike dhe emigrantit shqiptár në prendim, me
trashëgimín tón mijëravjeçare. Në kët mënyr, autóri skálít nji vëpër autentike
me nji identitét të veçánt, dhe me nji thellësi kohore e linguistike e cila
dialogon rrjedhëshëm dhe natyrëshem me lexuesin.
Comments
Post a Comment