Pellgjet e kripës në Gjirin e San Fransiskos
Nëse nuk keni fluturuar kurrë mbi gjirin e San Fransiskos,
sigurohuni që kur ta bëni një gjë të tillë të merrni një pamje të mrekullueshme
nga dritarja pasi pellgjet e kripës në këtë vend janë një nga pejsazhet më me
shumë ngjyra. Pellgjet artificiale të kripës janë të cekët dhe janë krijuar për
të prodhuar kripëra nga uji i detit, një proces i cili zgjat për vite për të
krijuar kripë cilësore. Pellgjet e kripës ndryshojnë ngjyrat nga blu, në të
gjelbërta dhe të përpurtë dhe kjo falë mikroorganizmave që shtohen kur niveli i
shëllirës rritet.
Aty ku niveli i kripës është i ulët pellgjet karakterizohen
nga ngjyrat blu dhe të gjelbërta. Paleta e ngjyrave të pellgjeve të kripës
pasqyron një mikro-ekologji të pazakontë megjithatë kjo është vetëm një
kuriozitet i natyrës. Algat dhe mikroorganizmat e tjera krijojnë një bazë për
një ekosistem të pasur duke mbështetur më tepër se një milion zogjsh
bregdetarë, kafshë të egra e specie të tjera. Në të njëjtën kohë këto specie
rregullojnë cilësinë e ujit e cila promovon edhe zhvillimin e një kripe me
cilësi më të lartë.
Comments
Post a Comment