Zbulohen 120 luftëtarë terrakota në Kinë


Gërmimet në Kinë kanë zbuluar një koleksion të ri të ushtarëve 2000 vjecar terrakota dhe qindra artefakte të tjera. Arkeologët bënë të ditur gjetjen e 120 luftëtarëve terrakota në Qin Shihuang, një vend i trashëgimisë botërore kulturore e mbrohtur nga UNESCO. Gërmimet e fundit filluan që në vitin 2009 dhe më parë ishin kryer dy të tilla në vitet 1974 dhe 1985.
Artefaktet në perëndim të Kinës ishin varrosur së bashku me perandorin e parë të dinastisë Qin në shek e 3 para k. Zbulimet e fundit përfshijnë artefakte të papara ndonjëherë si daulle lufte dhe mburoja të pikturuara. Më tepër se 310 pjesë të vogla janë zbuluar dhe midis tyre edhe 12 kuaj balte. Gërmimi pritet të mbarojë brenda tre viteve dhe statujat e zbuluara do të dërgohen në një muze të dedikuar për t’u restauruar e më pas të bëhen pjesë e ekspozitës më të famshme në botë e cila përbëhet nga luftëtarët terrakotë.






Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk