“Porta e Parajsës” restaurohet pas 33 vitesh
Të krijuara nga Lorenzo Ghiberti në 1452, dhe të quajtura
nga Michelangelo si Portat e Parajsës, pas 33 vitesh restaurimi ato do të mund
të shfaqen për publikun. Dyert e praruara prej bronzi u hoqën në vitin 1990 dhe
filluan procesin e restaurimit ku u përdorën lazera dhe banjo kimike për heqjen
e pluhurit dhe oksidimin. Afërsisht 2 metra të larta, e me një peshë prej 9
tonësh portat u krijuan për 27 vjet nga Ghiberti dhe janë konsideruar në botën
e artit si vepra të Rilindjes së hershme dhe kjo për natyralizmin e tyre dhe
përdorimin inovativ të perspektivës. Ndërsa shikonte dyert në sheshin kryesor
të Firences, artisti Michelangelo i quajti ato Portat e Parajsës.
Ghiberti ka bërë të ditur se kjo ishte një nga punët e vetme
të njëtrajtshme që ai ka bërë dhe pjesa më e madhe e paneleve të punuar janë
skena nga Dhiata e Re. Origjinali i restauruar do të shfaqen në Muzeun Duaomo
të Firences në muajin shtator dhe do të vendosen në ambjente në temperature të
përshtatshme. Dyert e riprodhuara do të qëndrojnë në Pagëzimore.
Comments
Post a Comment