Angjelin Prelocaj, koreografi që mahniti Festivalin e Edinburgut



 “Koreografia realizuar nga Angjelin Prelocaj në Festivalin e Edinburgut 2012 është madhështore, sexy dhe teknikisht e përballueshme”. Kështu shkruan media britanike “Daily telegraph” për trupën e baletit të koreografit dhe balerinit shqiptar Angjelin Prelocaj. Koreografi dhe balerini me origjinë shqiptare po merr pjesë këto ditë në festivalin Ndërkombëtar të Edinburgut me trupën e tij të baletit “Prelocaj Balet”. Pas bashkëpunimit të suksesshëm me teatrin Bolshoi në Moskë në vitin 2010, spektakli i tij që zgjati një orë e 45 minuta është vlerësuar nga kritika si një ndër më të realizuarat që u ngjit në skenën e Edinburgut. Angjelin Prelocaj radhitet sot ndër koreografët më të mirë në botë të dancit konteporan. Disa e quajnë madje më i miri, më i zoti. Prelocaj u lind dhe u rrit në tensionet ndërmjet dy botëve: në një anë kishte periferinë parisiane ku u shkollua, krijoi rrethin e tij miqësor dhe mësoi gjuhën frenge dhe anën tjetër më të afërt, rrethin shqiptar familjar ku vazhdimisht flitej në gjuhën shqipe.





Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk