Si e shpëtoi poeti nga Prishtina, Mikelanxhelon
Ka dalë nga shtypi vitin e kaluar në gjuhën franceze, por
përkthimi në gjuhën gjermane është botuar tani. Autori i tij momentalisht
prezanton librin e tij në qytete të Gjermanisë. Fjala është për librin “Më
rrëfe për betejat, mbretëritë dhe elefantët” të autorit të ri francez Matijas
Enar, libër për udhëtimet e artistit të madh Mikelanxhelo në Stamboll, kur ai
quhej ende Konstantinopojë.
Libri “Më rrëfe për betejat, mbretëritë dhe elefantët” i
autorit Matijas Enar, është botuar vitin e kaluar në frëngjisht dhe sivjet në
gjermanisht. Libri bën fjalë për udhëtimet e Mikelanxhelos në Stamboll. Ka dalë
nga shtypi vitin e kaluar në gjuhën franceze, por përkthimi në gjuhën gjermane
është botuar tani. Autori i tij momentalisht prezanton librin e tij në qytete
të Gjermanisë. Fjala është për librin “Më rrëfe për betejat, mbretëritë dhe
elefantët” të autorit të ri francez Matijas Enar, libër për udhëtimet e
artistit të madh Mikelanxhelo në Stamboll, kur ai quhej ende Konstantinopojë.
Në vitin 1506 artisti tashmë i njohur Mikelanxhelo shkon në Konstantinopojë me
ftesë të sulltan Bajazitit.
Në fakt ai ikën nga Papa Julius i Dyti, i cili pret prej tij
që t’i ndërtojë varrin, që do ta bënte të paharrueshëm në historinë e
njerëzimit. Papa është shumë koprrac dhe e trajton me shumë mospërfillje
skulptorin dhe arkitektin e madh, kështu së paku e përjeton Mikelanxhelo. Pas
shumë përpjekjesh të pasuksesshme të bisedojë me Papën dhe ta bindë
personalisht atë për domosdoshmërinë e harxhimeve aq të mëdha, ai gjen strehë
në vendlindjen Firence, ku merr edhe ftesën e sulltanit për të shkuar në
Konstantinopojë. “Stambolli atëherë ishte krejt tjetër.
E quanin Konstantinopojë, Hagia Sofia ngrihej madhështore e
vetme në qytet, xhamia blu nuk ishte akoma, bregu lindor i Bosforit ishte i zhveshur,
pazari i madh nuk ishte akoma ai rrjet merimange, ku humbasin, për t’u rrjepur,
turistët nga e gjithë bota. Ajo nuk ishte më perandoria romake dhe ende jo
perandoria osmane. Qyteti luhatej në mes osmanëve, grekëve, hebrenjve dhe
latinëve, e sulltani quhej Bajaziti i dytë, e quanin i shenjti, besimtari i
drejti…”. Në libër shfaqen personalitete të çuditshme: Mesihi nga Prishtina,
poet osman dhe sekretar i vezirit, me të cilin Mikelanxhelo shoqërohet edhe
privatisht. (Mesihi është një shkrimtar i vjetër shqiptar, i cili ka jetuar nga
viti 1470 deri në vitin 1512 dhe prezantohej si Pristineli Messih.) Aty është
edhe kërcimtarja/këngëtarja androgjene nga Andaluzia, me të cilën dashurohet
gjeniu. Por në fakt bukuroshja është vrasëse gjakftohtë, e gatshme ta vrasë për
para, me urdhër të kundërshtarëve të Mikelanxhelos, të cilët nuk duan, që një
projekt të tillë grandioz, urën që lidh lindjen dhe perëndimin, ta ndërtojë një
‘i pafe’.
E shpëton miku, poeti nga Prishtina, i cili vret qenien
mistike, gjë të cilën Mikelanxhelo nuk mund t’ia falë. Nga ky dëshpërim dhe
vuajtje dashurie lind koncepti unik i urës. I urës, që kurrë nuk u ndërtua.
Tërmeti i vitit 1509 shkatërroi Stambollin dhe pengoi ndërtimin e saj. Dhe në
fund pyetja: Përse ky titull? Matija Enar thotë se e ka frymëzuar shkrimtari
anglez Kipling, të cilin një njëri i urtë në Indi e kishte këshilluar, që
shkrimtarët duhet të shkruajnë për beteja, për mbretëri dhe elefantë. Por kurrë
nuk duhet të harrojnë të shkruajnë për dashurinë. Autori Matijas Enar ka lindur
në vitin 1972, ka studiuar persisht dhe arabisht dhe punon në universitet në
Barcelonë. Për këtë libër ai ka marrë çmimin Gonkur në vitin 2010. Libri është
përkthyer në gjermanisht dhe në serbisht. (DW)
Comments
Post a Comment