Zbulimi, Van Gogh nuk vrau veten?


Një libër i ri përpiqet të hedhë dritë mbi jetën dhe vdekjen e piktorit të njohur holandez, Vinsent Van Gogh. Sipas dy autorëve, Steven Naifeh dhe Gregory Smith, piktori nuk ka vrarë veten, por ka vdekur si pasojë e një incidenti me armë. Naifeh dhe Smith pretendojnë se Van Gogh është plagosur për vdekje nga vëllai adoleshent i një mikut të tij që gëzonte respektin e artistit. Dëshmohet se gjatë një konfrontimi në qytetin francez Auvers-sur-Oise në vitin 1890, djali hapi zjarr me një armë. Ata gjithashtu përshkruajnë dhe një tjetër teori, ku thuhet se Van Gogh u qëllua nga dy djem në një lokal të cilët ishin duke luajtur me një pistoletë që kujtonin se nuk funksiononte. Naifeh dhe Smith, ky i fundit fitoi çmimin Pulitzer për biografinë e artistit amerika Jackson Pollock, kanë kaluar dhjetë vjet kërkime për librin e tyre, e cila do të dalë nesër në Londër, Britani. Autorët pretendojnë se impresionisti holandez “nuk dinte asgjë rreth armëve” dhe se pavarësisht dëshmive se ai vdiq nga një armë “nuk ka armë që të jetë gjetur ndonjëherë” në vendin e ngjarjes. Van Gog është një nga piktorët më në zë të periudhës post-impresioniste. Ai vdiq në moshën 37-vjeçare në Francë.

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk