Wunderlich, princi pa kurorë i Operës gjermane
Ishte 36 vjeç kur vdiq papritur nga një aksident krejtësisht
i kotë. Muzika gjermane nga goja hyjnore e Wunderlich, do të mbetet e pashlyer
në kujtesën e admiruesve të operës. Mbahet si një nga interpretuesit më të mirë
të Mozartit të gjithë kohërave, pavarësisht se nuk mundi të nxirrte të gjithë
regjistrin e tij dhe të këndonte shumë në skenë.
Nga Robert J.Farr*
Wunderlich e bëri debutimin e tij në skenë në rolin e
Taminos, në një prodhim studentor të vitit 1954 dhe për koincidencë ky mbeti
dhe roli i tij i fundit në karrierën e stërshkurtër. Shfaqja e fundit, ku
këndoi sërish rolin e Taminos, ishte me Operën e Shtutgartit në Festivalin e
Edinburgut…Ishte gushti i vitit 1966. Pas shfaqjes, u kthye në vendin e tij të
lindjes në Gjermani për të pushuar në vilën e gjuetisë së kolegut të tij, basit
të madh Gottlob Frick. Këto ishin orët e tij të fundit. Ndërsa ka shkuar që t’i
përgjigjet ziles së një telefoni, rrëshqet dhe rrokulliset pamenduar befas
poshtë shkallëve. Është dërguar menjëherë në spital, por pa vetëdije. Për fat
të keq, ajo, nuk do t’i kthehej më kurrë. Kështu, kaq “thjesht” mbaroi karriera
e tenorit më të madh lirik gjerman të viteve të pasluftës së Dytë Botërore.
Duheshin vetëm dy javë, që ai të plotësonte vitin e tij të 36-të. Në këtë stad
të karrierës së tij, kishte filluar që të shtrihej dhe më tej në rolet lirike
italiane dhe në kohën që do humbte fatalisht jetën, përgatitej për rolin e
Rodolfos. Ajo për të cilën të vjen keq sot është fakti se ndërsa Karuzo dhe
Bjorling vdiqën para kohe, por në moshën 49 vjeçare dhe ne kemi regjistrime të
plota të repertorit të tyre me të gjithë pjekurinë e tyre të plotë vokale; ne
nuk do të dimë më kurrë… se ku do të mund të shkonte zhvillimi i vokalit të Wunderlich.
A do të mundej ai që t’i jepte një frymëmarrje të veçantë repertorit gjerman:
Natyrisht një Walther; ndoshta tek Lohengrini; apo Parsifali; do të ishte një
zëvendësues i suksesshëm i Siegried Jeruzalem; apo më të shquarin Tamino… apo
në regjistrimet…Sot të gjithë besojnë se ai do t’u tregonte diçka ndryshe.
Pavarësisht këtyre, Ne, sot, jemi me shumë fat që Wunderlich
na ka lënë një trashëgimi aq të pasur me regjistrime. Regjistroi në të gjallë
pafundësisht për Eletorola, degën autonome gjermane të EMI, DG dhe për shumë
stacione radioje, që më vonë do të ishin
burime të mira për CD-të dhe pllakat e gramafonit (shitur më parë).
Ashtu si po bëhej zakon në dekadën e fundit nga 1950 deri më 1930 shumë nga
rolet e tij operistike të regjistruara ishin më shumë në gjuhën kombëtare të Wunderlich,
sesa në gjuhët origjinale, ku ato ishin të kompozuara. Nga punët e tij
jo-gjermanike në daljen në treg kemi vetëm “Largo” e Hendelit, që është e
kënduar si pjesë më vete.
Pse për Wunderlich
Unë (Autori- shënim i përkthyesit) e di mirë se për shumë
puritanë, të kënduarit vetëm në gjermanisht do të ligjëronte pas një kthim të
dukshëm. Megjithëkëtë, Unë kam rekomanduar dhe mbrojtur me forcë vazhdimësinë e
kësaj rruge sepse virtuoziteti dhe bukuria e tonit, eleganca e frazës dhe
karakteristikat vokale të Wunderlich e tejkalonin këtë disavantazh dhe ky çift
disqesh (që po nxjerrim së fundi) meriton një vend në koleksionin e kujtdo
dashamiri të këngëtarit të mrekullueshëm. Problemi i gjuhës ka qenë përfolur
dhe më parë dhe është parë me kujdes në të dy çështjet, sidomos tek Don Otavio
për “Il mio tesoso” dhe “Dalla sua pace” (përdorur në origjinalin italisht) nga
Don Giovani. Por përsëris: përpunimi i lëmuar dhe bukuria e timbrit të pllakës
(gramafonit) sikur ‘e godet’ dëgjimin, kur e dëgjon në italisht! Kuptohet se
nuk do ishte njësoj po të dëgjohej live, por është çelësi për të ndjerë anën
artistike të këtij artisti të mrekullueshëm, në mënyrë që dikush mund ta mbajë
pranë vetes ndjeshmërinë, për atë që duket se ndjen në perceptimin me veshë të
timbrit të tij. Pothuajse e njëjta mund që të thuhet për teknikat e tilla edhe
në frëngjisht edhe në italisht, që ne i kemi mbledhur me Cd-në e dytë. Në kohën
e tij, Wunderlich mundi të adoptojë një tingull hundor të lehtë, që duket
sidomos tek toni i përdorur me ”Mezza voce-n” e ëmbël, që e bëjnë frazën e
fundit “Manon” shumë të pëlqyeshme në të gjithë ndjeshmërinë e tij. Një anë e
ngjashme artistike do të dëgjohej edhe në diminundo, e cila mbaron me “Quanto e
bella”...
Duhet thënë se regjistrimet e këtyre disqeve janë bërë në
mes të viteve 1960 deri në 1964, kohë kur Wunderlich pothuajse ishte i
afirmuar. Reputacioni i tij i hershëm tek Mozarti është përcjellë shumë mirë më
vonë edhe nga Rerrado i tij, Belmonte apo Tamino tek “Die Bildnis” dhe me aq
besnikëri deri edhe në arien e Don Giovanit, që i referohet të njëjtës gjë.
Zëri i tij ka pasur një produksion të vetëm përgjatë kësaj rrjedhe, që i ngjan
disi tehut të metaltë të një tonaliteti të argjendë, element që e bënte të aftë
këngëtarin veçanërisht që të jepte nuancat dhe karakteristikat e vërteta të
këngës së tij. Electorola e njihte tashmë si askush këtë aftësi dhe ekstraktet
ndryshe të Fenton-it të tij. E kishte treguar në regjistrimet live nga opera e
Shekspirit, e cila është drejtuar në mënyrë të shkëlqyer nga Heger dhe nga
Jenick apo edhe në pjesën e Smetanës “Bartered Bride”, që mund të shërbejë këtu
si shembull. Për hir të së vërtetës, sqarojmë se Wunderlich nuk ishte ndonjë
aktor i madh në skenë por nga këto shembuj,
duke i shtuar këtu edhe ato më të hershmet me pjesët nga repertori
italian dhe frëng, tregon se ai arriti të përçonte si karakterin por edhe
kuptimin e vërtetë të fjalëve në muzikë. Ishte gati afër perfeksionit dhe me
kuptimin vokal të tij, që po plotësohej për ditë e më shumë. E gjitha kjo që
treguam tregon një aftësi, që nuk e ka pasur çdo lloj artisti operistik. Në
këto disqe ka shumë ekstrakte nga opereta, ku kuptohet se ai është pjesa
kryesore e këtyre regjistrimeve…E vetmja gjë që mbetet për të ardhur keq është
se …ai nuk mundi që të këndonte gjatë në skenë. Shembull është Lehar-i i
tij dhe veçanërisht “Wolgalied”, që ju
mund të mendoni menjëherë për Tauber-in dhe që nuk mund të ketë ndonjë
kompliment më të lartë në këtë repertor të CD-ve. Në mënyrë të dukshme, nga
pikëpamja e vokalit, ai hoqi metalin nga zëri tij dhe kapërceu me të gjithë
tonin e ëmbël një të vërtetë, e cila mund të arrihej deri atëhere vetëm
artistikisht.
Duke përfunduar, Wunderlich, nuk ka qenë ndonjë këngëtar i
madh lider, por ai ka kontribuar në realizimet e mrekullueshme të këngëve të
tenorit të Klemperere për EMI tek “Das Lied von der Erde”. Ai, ndoshta përbën
edhe hapësirën në kujtesë të atyre që mund të gjendeshin atje. Sot, kur e
dëgjojmë, ka shumë dhe shumë diferenca akustike në mes të disave prej
regjistrimeve të tij të vitit 1960, kur zëri duket se është pak më me avancë
dhe shkon më qartë në lidhje me akustikën e anës së thatë apo edhe me
regjistrimet e mëvonshme, ku duhet thënë se ka shumë më tepër rezonancë dhe
zëri duket sikur mbetet ende më pas. Diferenca është e dukshme, por që nuk
pakësohet për…atë që shikoj me kënaqësinë time tek talenti i tij. Ajo që
përsëris me admirim për Wunderlich është se notat veçmas në anglisht,
gjermanisht dhe frëngjisht mbeten të rralla dhe ishin në mënyrë të dukshme të
nxjerra në të bardhë dhe...
*muzikolog
*muzikolog
Përktheu nga
anglishtja Ben Andoni
Comments
Post a Comment