Lirikat e kandme të Hilë Mosit
Hil Mosi (1885-1933), senator i Senatit të Dhomës së Këshillit Kombëtar të Shqipërisë nga 27 mars 1920 deri më 20 dhjetor 1920. [1], shkrimtar dhe aktivist shqiptarë nga Shqipëria.
Hil Mosi ishte poet
luftëtar e publicist, patriot dhe demokrat, figurë politike e njohur e
periudhës para e pas Pavarësisë. Mësimet e para i bëri në shkollën fillore
italiane dhe më pas në Kolegjin Saverian në vendlindjen e tij Shkodër. Studimet
e larta i ndoqi për mësuesi në Klagenfurt, Austri (1904-1908). Hilë Mosi ishte
pjesëmarrës i Kongresit të Manastirit dhe anëtar veprimtar i Komitetit të
Kryengritjes së Malësisë së Veriut (1909-1912), ku luftoi edhe me armë në dorë.
Ai ngriti shoqëri patriotike e klube, drejtoi disa organe, si
"Shqipëtari" (Stamboll, 1909-1910), "Shqypnia e re" (Shkodër,
1913-1914), "Agimi" (Shkodër, 1919) etj., duke u dalluar me
veprimtarinë propagandistike në të mirë të cështjes kombëtare e përparimit të
vendit. Hilë Mosi ishte anëtar i Komisionit Letrar Shqip ne 1916, perfaqësoi
vendlindjen e tij, Shkodrën, në Parlamentin Shqiptar nga viti 1920 ne 1924, dhe
shërbeu gjithashtu si anëtar i delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve duke
filluar nga nëntori, 1920. Gjatë qeverisë së Fan S. Nolit, 1924, ai ishte
Prefekt i Korcës dhe Gjirokastrës. Në 1927, Mosi u kthye ne Shqipëri pas amnistisë
së dhënë nga Ahmet Zogu (1895-1961) dhe u bë Ministër i Punëve Publike. Në
vitin 1930 bëhet Ministër i Arsimit, post të cilin e mbajti deri në vdekje, më
1933. Gjatë kohës kur drejtonte dikasterin e arsimit, Hila u përpoq për
laicizmin e shkollës, duke vijuar kështu luftën per konsolidimin e nje shteti
modern. Shkrimet dhe vjershat e tij të para u bënë të njohura qe më 1910 me
pseudonimin Zog Sokoli, Liriasi etj. Ka botuar disa përmbledhje me poezi ndër
të cilat "Zani i atdheut" (1913) dhe "Lotët e dashtunisë"
(1915) jane veprat kryesore.
Në lirikat e tij Hilë
Mosi i këndoi mallit për atdhe dhe luftës së armatosur të shqiptarëve për
çlirim. Në krijimet në të cilat grishi për bashkim dhe luftë të vendosur kundër
të huajit, zëri i poetit kumboi plot patos ("Jashtë!", "Kënga e
shoqërisë Vëllazëria", "Mashkullori" etj. Një pjesë e tyre u
vunë në muzikë duke u kthyen në himne e marshe luftarake. Lirika e dashurisë e
Hilë Mosit përbëhet nga këngë dhe balada romantike, ku, përbri gëzimit,
lumturisë dhe optimizmit, vërehet edhe përmallimi, dhembja e dëshpërimi. Mjaft
prej këtyre lirikave hynë në repertorin e këngëve popullore, sidomos atyre
shkodrane. Hilë Mosi njihet edhe si përshtatës i disa veprave dramatike, si
"Cubat" e Shilerit, "Shërbëtori i dy zotnive", "Dy
shërbëtorët" të K. Goldonit, "Filja" e Kernerit; si dhe
përshtati këngë për fëmijë nga kompozitorë klasikë.
Malli im
Erë e malit fryn ngadalëPërmbi fushë plot me bar,
Mue malli porsi valë
Ma mbush zemrën plot me
zjarm.
Erë e malit fryn e qetë
Si në lindje e perëndim;
Breg, lëndinë shohin
jetë,
Zogjtë çmallen me këndim.
Më ha malli për natyrë,
Lisa, plepa në largim,
Malli i nanës si pasqyrë,
Ma zgjat jetën, m'ep
gjallnim.
Kanga e të vorfnit
Prind nuk kam,
I vorfën jam
E rroben kam të vjetër,
Me buk' e krypë,
Që rri tue lypë,
Kaloj prej ditës m'nji
tjetër.
Nuk kam shtëpi,
As se ku rri:
Ndër rruga un' kam
mbetun!
Pothuej gjith' herë,
Se nën nji derë
Un' natën shkoj me
fjetun.
Gjith' bota lot
E kush s'ma thot'
Nji fjalë që me
m'gushlluemun.
Njerzi pse m'qeshë,
Pa buk' e veshë,
Që kurr nuk jam i
gzuemun?!
Mall
Vend i dashtun , ku
un'leva,
Sa sa her' me mall
t'kujtoj!
Kurr si sot dashtni nuk
ndjeva,
Shum' Shypni, un' ty
t'dishroj!
Shpesh kujtimet m'shkojn'
te shpia,
Ku me mall e shkush fmininë,
Zemrën krejt ma grin
dashtnia
E prej mallit mrend po
zin.
Ah, at' votër kur
kujtova,
Ku qark saj un' jam
rrethu...
Dy tri pika lot i lshova,
Ktu n'kët vend ku jam
mërgu.
Kur ma thell' jam shty
n'mendime
E mjerimin kam kujtu...
Ikne, ikne ç'pata gzime,
Zemra faret m'u coptu!
Sheges se kopshtit
Pak vjet, o shegë, qi
t’mbolla
E ti je rritë e shkue!...
Em bir me duerët e njoma
M’ndihmoj pleh n’rrâjë
tue lshue...
E m’thote: «O atë, kur
t’rritet,
As kjo do t’ jét për
mue?»
«Po bir—un j’u pergjegja—
për ty jam tue e vu!»
T’shiqoj, o shegë, e
ngrihem,
Kah t’shof me fryte plot!
E kah mâ teper rritesh,
Mâ e madhe ti ç’do mot,
Mâ shum për mbrenda
digjem
E syt më mbushen m’lot!
Ti helmin t’m’a
kuptojshe,
Moj shega e njomë e e
ré...
Ti ndofta s’do t’m’shiqojshe
Kaq gaz edhe haré,
Por ftyren do t’a
mvrojshe,
Do t’m’kqyrshe shum mâ
zbét,
Se aj, qi ty t’plehnojti,
Qi ty aq fort
t’gjallnojti,
Moj shegë, sot kalbet
m’dhét!
Comments
Post a Comment