Anton Çehov, rusi në panteonin e letërsisë botërore



Ky është një shkrim përshkrues i jetës dhe veprimtarisë së shkrimtarit dhe dramaturgut të madh rus të shekullit të XIX. Në atë shfaqet ashtu i ka qenë me gjithë madhështinë por dhe natyrën e thjeshtë njerëzore...


Nga Marian Fell*

Vitet e fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë ishin të ngjyrosura për Rusinë plot me mëdyshje dhe gjithkund mbretëronte mërzia. Pika kulmore e vitalitetit në vend, që ishte arritur gjatë luftës kundër turqve, ishte dobësuar shumë në fillimi të viteve ’80, duke lënë pas vetes një nivel gati të vdekur apatie, i cili zgjati derisa jeta filloi të gjallërohej sërish nga interesi i lartë, që po ngjallte Revolucioni. Gjatë këtyre viteve tejet gri, vendi gati i shkretë dhe qytetet e fjetura provinciale të Rusisë gati e varrosën një fshatarësi, e cila ishte skllavëruar nga mungesat e shumta dhe varfëria e skajshme si edhe një klasë e lartë e edukuar, që ishte e skllavëruar tashmë nga përtacësia dhe kotësia. Shumica e “intelektualëve”, që s’kishin edhe një mundësi të vetme shkarkimi të energjive të tyre, ishin të kënaqur ta largonin mërzinë e tyre në shishen e vodkës dhe në lojëra të pafundme letrash; ndërsa vetëm më idealistët në këtë atmosferë të mbytur gulçonin për ajër, duke vajtuar me dëshpërim kundër kësaj jete, në mënyrën sesi e shihnin atë dhe duke pritur me padurim një shpresë patetike për gëzimin e njerëzimit në “dyqind apo treqind vitet” e ardhshme. Gjithsesi, mund të themi se kjo ishte një tragjedi e paevitueshme e ekzistencës së tyre dhe një humor i vajtueshëm i rrethinave të tyre, të cilat janë portretizuar me mprehtësi dhe simpati nga Anton Çehov, që ishte ndoshta nga shkrimtarët modernë, më i dashuri në atë kohë për rusët.

Anton Çehon lindi më 17 janar të vitit 1860 në portin Taganrog të Detit të Zi. Gjyshi i tij kishte qenë bujkrob, ndërsa i ati ishte martuar me të bijën e një tregtari dhe ishte vendosur në Taganrog, ku gjatë viteve të djalërisë së Antonit, ai do përpiqej me vështirësi të mbante një tregti të pasuksesshme dhe të vogël në fushën e pajisjeve. Të riut Çehov, shpejt i është ngulitur në kokë, mundimi i madh i familjes për të jetuar, varfëria që e kishte pllakosur dhe ndaj ai do flasë me shumë keqardhje  në vitet e para për fëmijërinë e tij dhe punën e rëndë. Por, ndërkohë- ai ishte një qenie e bindur dhe një natyrë e mirë dhe punonte plot gaz në lokalin e të atit, duke parë nga afër përtacët e shumtë, që mblidheshin aty dhe rrëfenin histori tallëse, që ai pas kësaj në mëngjes do t’i pëshpëriste në klasë duke marrë të qeshurat e shokëve të tij. Shumë ishin gjërat e ndaluara, të cilat ai i ngjalli nga puna e tij në letërsi, që duhet thënë se më vonë do ishin të pakorrigjueshme.

Gjyshi i tij tashmë kishte arritur që të bëhej menaxher i një çifligu afër Taganrog, në vendin e stepës së egër të Don Cossacks dhe bash këtu, djali i vogël do kalonte verën e tij duke gjuajtur peshq në lumë dhe duke bredhur në fshat i bronzuar, si të ishte ndonjë jevg, apo duke mbjellë fara të kësaj dashurie për natyrën, që ai e kishte fituar gjatë gjithë jetës së tij të re. Mbrëmjet, atij do t’i pëlqente më shumë ti kalonte në kuzhinën e shtëpisë së pronarit mes njerëzve punëtorë dhe fshatarëve që mblidheshin atje, ku ai vetë merrte pjesë në lojërat e tyre dhe ulesh tok me ta duke i mahnitur të gjithë me mprehtësinë dhe duke iu treguar vëzhgimet e tij.

Kur Çehovi ishte rreth katërmbëdhjetë vjeç, i ati lëvizi bashkë me pjesën tjetër të familjes në Moskë, duke e lënë Antonin në Taganrog. Tashti ndodhi që tani ai krejt  i liruar nga punët në dyqan, filloi të përparonte në shkollë në mënyrë shumë të dukshme. Në moshën shtatëmbëdhjetëvjeçare shkroi një tragjedi të gjatë, e cila u prish menjëherë pas shkrimit, por ku ai tregoi flakët e mençurisë, që shpejt do ta përpinin drejt gjenisë.

Ai mbaroi shkollën e mesme në Taganrog me të gjithë nderet e nevojshme dhe u regjistrua në Universitetin e Moskës si student i mjekësisë dhe menjëherë u zhyt me kokë në jetën e dyfishtë si autor dhe si student, në përpjekje edhe për të mbajtur familjén e tij që në këtë kohë po luftonte shumë për të jetuar.

Tregimi i tij i parë u shfaq në shtypin moskovit aty nga viti 1880 dhe pas disa vështirësish ai arriti që të sigurojë një pozicion të përhershëm, i cili e bëri që t’i botoheshin shkrimet në disa periodikë të vegjël, për të cilat gjatë viteve si student, derdhi me sukses disa tregime me rradhë dhe skica mbi jetën e Rusisë me një shpejtësi gati të pabesueshme. Ai shkroi dhe me kaq vullnet na tregon gjatë çdo hapësire minute në dhomat e tejmbushura ku s’kishte “as dritë dhe asfare ajër” dhe kurrë nuk harxhonte një ditë me një histori. Ai shkroi po ashtu në këtë kohë edhe një dramë plot gjak-dhe-bubullimë, e cila është ndaluar menjëherë nga censorët dhe fati i të cilës është krejt i panjohur, madje edhe sot e kësaj dite.

Audienca e tij kërkonte që të qeshte për të gjitha gjërat që shkruante, por edhe me sensin e tij të thellë të groteskut, e në fakt edhe vetë Çehov nuk kërkonte asgjë më shumë. Historitë e tij, megjithëse shpesh bazoheshin në tema thellësisht tragjike, janë të depërtuar nga drita dhe satira e hollë që i kanë dhënë atij në këtë kohë- reputacionin e një humoristi të madh. Por, megjithëkëtë, në personin e Çehovit nuk kishte kurrë buzëqeshje në buzë, ajo ishte thjesht një nënqeshje dhe kënaqësia e tij që shpesh fshinte vuajtje, jo rrallë sillte edhe të qeshurën e tij që shpërthente deri në lot.

Ky gjeni, që në të njëjtën kohë ishte kaq delikat dhe origjinal në fillim u bë subjekt i kritikave të ashpra, të cilat Çehovi i ndjeu mprehtë dhe ndaj përshkrimi i Trigorin në lidhje me “Pulëbardhën” që lidhet me gjyqet e një autori të ri, duhet sqaruar se është vetë një vajtim i Çehovit mbi vetë fatin e tij. Ai mbeti një armik pasionant i të gjitha gënjeshtrave dhe shtypjeve, të cilat edhe i kumtoi në shkrimet e tij të hershme dhe me protestën kundër konvencioneve dhe ligjeve, që ai pas kësaj i vendosi në përgjigjen e Treplieff tek Sorin në pjesën “Pulëbardha” me fjalët: “Le të kemi forma të reja, apo asgjë tjetër”.

Në vitin 1884, arriti të disiplinohej sepse u diplomua si doktor në mjekësi dhe vendosi të praktikohej kryesisht në profesion, megjithëse shkrimet e tij nuk e lidhnin më me prirjen e tij të natyrshme, por ngadalë po e dërgonin drejt një karakteri më profesional. Ai u linte gjithmonë shteg të bërtiturave, që zakonisht i dilnin nga një vend i lartë dhe doktorët e tjerë në punën e tij janë tërhequr me shumë afeksion dhe shumë kuptim ndaj figurës së tij. Nëse ndonjë fliste jo mirë ndaj doktorëve në prezencën e tij, ai bërtiste:”Stop!Ju nuk mund të kuptoni se ç’bëjnë doktorët e këtij vendi për njerëzit!”

Çehovi arriti që të kuptojë më vonë edhe influencën direkte që kishte ushtruar profesioni i tij në punën në letërsi dhe ngandonjëherë edhe pendohej në cilësinë e shikimit të brendshëm që po i bënte vetes së tij dhe që i jepte atij edhe frymëzimin, por nga ana tjetër, ai u bë i aftë për të shkruar edhe gjëra të tilla si:”Vetëm një doktor mund të dijë se çfarë vlerash kanë pasur njohuritë mjekësore, që kam marrë deri më tani”, dhe “Më duket sesi doktor, unë kam përshkruar në mënyrë korrekte sëmundjet e shpirtit tonë”. Për shembull, analiza e Trigorin tek “Pulëbardha” për gjendjen shpirtërore të një autori, duhet thënë se është quajtur me të vërtetë një “diagnozë artistike.”
Në atë kohë, doktori i ri shkrimtar, përshkruhej si njeri modest dhe serioz dhe me flakën e një zjarri brilant.

Ky bir i vërtetë i popullit, kishte një shprehje në fytyrë, që të sillte ndërmend djaloshin fshatar me zemër të thjeshtë; sytë e tij ishin blu, shikimi i tij ishte i mbushur plot me mirësi dhe inteligjencë dhe manierat e tij ishin ende të painfektuara dhe fare të thjeshta. Ai ishte një punëtor i palodhur qoftë mes pacientëve por edhe tavolinës së tij të punës, ndërsa drejtoi një jetë të të rë me një aktivitet pa ndalim. Mëndja e tij e pa pushuar është dominuar nga pasioni i energjisë për krijimin dhe në gjithë karrierën e tij, mendonte në mënyrë të vazhdueshme dhe krejt gjallërisht. Shpesh ndërsa ngacmonte dhe bisedonte, ai do të shihej sesi papritur zhytej në vetvete dhe pamja e tij do të bëhej krejt e fiksuar dhe e thellë, sikur ai të ishte duke u ankuar për diçka të rëndësishme dhe tepër të çuditshme. Atëherë, befas, ai shfaqej duke bërë disa pyetje të papritura, të cilat e tregonin sesa larg kishte bredhur mëndja e tij, deri në atë kohë.

Suksesi, që kishte arritur deri më atëherë, e kishte parakaluar shpejt edhe vetë autorin e ri; ndërsa koleksioni i parë i tregimeve të tij, që u botua për publikun më vitin 1887, e më pas edhe një tjetër në të njëjtin vit, patën një sukses të tillë menjëhershëm saqë edhe të dyja shkuan përmes shumë ribotimeve; por në të njëjtën kohë, hijet që errësuan punët e tij të mëvonshme në këtë kohë filluan të pushtonin pak nga pak humorin e tij të shkujdesur.

Mendja e tij impresionuese filloi të merrte pak nga pak gjurmën e hirtë të kohës së tij, por shumë nga trishtimi i tij dukej se po ashtu lidhej me shëndetin, i cili po i bëhej gjithnjë e më i sëmurë.

I lodhur dhe me një kollë të vazhdueshme, ai shkoi drejt jugut në vitin 1888, ndërsa mori një shtëpizë të vogël në brigjet e një lumi të vogël “I harruar në peshq dhe gaforre” dhe e rrethoi veten me këtë dashuri për natyrën, gëzimin në pasionin e tij për peshkimin në qetësinë e fshatit dhe në muzikën e haresë së fshatarëve. “Dikush mund ta shesë krenarisht shpirtin e tij”, shkruan ai “ për kënaqësinë e të ndjerës së ngrohtësisë të qiellit të mbrëmjes dhe rrjedhat dhe pellgjet reflektojnë tejet perëndimin errësisht të zymtë”. Ai i përshkruan vizitat tek fqinjët e vendit të tij dhe udhëtimet e gjata në mes të një shoqërie të gjithë të gëzueshme, gjatë të cilave ai thotë se “ne ushqeheshim për çdo gjysmë ore dhe qeshnim derisa na dhimbte barku”.

Por, shëndeti i tij megjithatë edhe pas kësaj nuk u përmirësua. Më 1889, ai filloi të kishte goditje prej shqetësimeve të vazhdueshme në zemër dhe natyra e tij e ndjeshme artistike dukej tashmë që e mbante lodhjen, të cilën e kanë bërë goditje të tilla. “Po ecja ngadalë në tarracën ku ishin mbledhur njerëzit”, thotë ai-“e në kokë më rrinte mendimi se do ishte shumë e vështirë dukja ime nëse do të rrëzohesha dhe të vdisja përpara syve të gjithëve”.

Ishte kjo gjatë një periudhe të re tranzitore të jetës së Çehovit, ku shpirti  i tij i rinisë tashmë kishte rënë dhe që skena, për të cilën ai kishte ndjerë një si mrekullim, e tundoi atë tashmë të shkruante “ “Ivanoff”, dhe po ashtu edhe të fillonte një skicë dramatike me një akt, e cila titullohej “Kënga e pulëbardhës”, edhe pse ai shpesh deklaronte se nuk kishte ambicie për tu bërë dramaturg. “Romani, -shkroi ai-është një grua e ligjshme por skena është e zhurmshme, flakërruese dhe si një zonjë e pacipë”. Ai ka vendosur opinionin e tij në skenë të kësaj kohe, bash në gojën e Treplieff, tek “Pulëbardha” dhe ai i referohet shpesh asaj në letrat e tij si “një sëmundje djalli të qyteteve” dhe “trekëmbëshi në të cilin ishin varur dramaturgët”.

Ai e shkroi “Ivanoff-in” me një frymë në dy javë e gjysmë, si protestë kundër një drame që sapo e kishte parë në teatrin moskovit. Ivanoff  (nga Ivan, një emër shumë i zakonshëm në Rusi) ishte pa asnjë mëdyshje si të thoshte hero, por më i zakonshmi këtë herë, ishte transformuar në një njeri të dobët që shtypet nga “sensi i përbashkët pavdekësor i jetës” me zemrën dhe shpirtin e tij që vuante në shtrëngesën e rrethanave dhe që ishte një nga shumë “njerëzit e padobishëm” të Rusisë, për të cilët hidhërimi i Çehovit ndjente një dhimbje kaq dërrmuese. Ai s’shihte asgjë në jetët e tyre, e cila nuk mund të shpjegohej dhe të falej dhe ai iu kthye sërish fatit të tij të keq dhe këtyre “njerëzve të padobishëm” sërish dhe sërish- jo për të predikuar ndonjë doktrinë pesimizmi, por thjesht ngaqë mendonte se bota ishte më e mirë për bukurinë e vërtetë të thyeshme të natyrave të tyre dhe prekjes së besimit të tyre drejt shpëtimit ultimativ të humanizmit.

Por, shkrimi dhe vendosja në skenë e “ Ivanoff” i dha edhe shumë vështirësi në jetë Çehovit. Karakteret që kishte krijuar, e që në vepër ishin gati të rëndësisë së njëjtë, ishin të vështirë për tu realizuar në skenë. Nuk mund tu gjente aktorët e vërtetë, që do t’i luanin, e megjithatë  ajo përfundimisht u shfaq në Moskë më 1889,  dhe kuptohet se ishte një dështim gati i pritshëm! Autori kishte prekur mprehtë disa njolla të ndjeshme të jetës në Rusi-për shembull në paralajmërimin e një personazhi për të mos u martuar me një hebreje apo me një çorape-blu, megjithatë drama kishte bashkuar edhe shumë gabime të mungesës së eksperiencës, të cilat ai i kuptoi dhe vendosi t’i rregullonte vetë më vonë. Kritikët u ndanë në kritikën ndaj novacioneve të vërteta në të, por edhe në lavdërimin e freskisë dhe origjinalitetit të vërtetë të veprës. Personazhi i Ivanoff s’është kuptuar dhe dobësia e këtij njeriu dha shumë në portretin që i ngjante jetës së vërtetë të kohës. Edhe Çehovi e kuptoi, që vetëm ishte shumë larg nga kënaqja me atë, që ai vetë e quajti “aborti i tij letrar” dhe e rishkroi atë para se ajo të dilte sërish në San Petërburg. Ajo këtu është pritur me një duartrokitje të ethshme dhe mëngjesin tjetër pas performancës së saj, duhet thënë se gazetat e ndoqën gati me një lavdërim unanim. Autori është nderuar masivisht në mënyrë entuziaste, por barra e famës së tij në ngjitje ka filluar të jetë shumë e lodhshme për të  dhe ai filloi tashmë të shkruajë i lodhur duke aluduar për dëshirën që të kthehej në fshat: Të gjuante peshk në liqen apo të shtrihej në san (bar i thatë).

Drama e radhës, që do të vijonte pas kësaj ishte ”Harbuti“. Ai e shkroi për një natë të vetme dhe që pati vërtetë shumë sukses. Ajo është ndjekur nga “Demoni”, një dështim i vërtetë, që u shkrua sërish dhjetë vjet më vonë me emrin “Xhaxha  Vanja.”

E gjithë Rusia ishte tashmë shumë e mallëngjyer ndaj Çehovit, dhe dëshironte që ai të shkruante disa punë të rëndësishme, dhe kjo duhet thënë se përkonte edhe me ëndrrën e vetë shkrimtarit; por historia e vetme e gjatë është “Steppe”, që pos të gjithave përbënte një seri skicash, e krijuar në mënyrë elegante dhe e lidhur së bashku me fillin më të hollë të krijimit. Delikatesa e Çehovit dhe fuqia e përshkrimit gati instiktivnuk e la  atë në pikturimin mbi kanavaca më të mëdha dhe tragjikomeditë e tij të vogla, ato “Rrëfimet e tij të mërzitshme” si do i quante ai ato, do mbeteshin gjithmonë kryeveprat e tij.

Më 1890, Çehov bëri një udhëtim në Ishullin e Saghalien, pas të cilit shëndeti i tij do të bjerë përfundimisht dhe konsumimi, për të cilin ai kishte qenë aq i frikësuar, përfundimisht do e tregojë veten. Sëmundja e largoi në eksil në Krime, ku ai kaloi dhjetë vitet e fundit të jetës, vetëm se duke gjetur kohë për të bërë udhëtime të rregullta në Moskë për të vëzhguar nga afër produksionin e katër dramave të tij të rëndësishme, që ishin shkruar gjatë një fare kohe.

“Pulëbardha” u dha më 1896 dhe pas dështimit në San Petërburg pati gjithmonë sukses po aq edhe është dhënë dhe në skenën e teatrit Artistik të Moskës. Nga gjithë dramat e Çehovit, kjo është e vetmja që më shumë afrohet me konvencionet tona të Perëndimit, dhe që kështu mund të ishte edhe më lehtësisht e vlerësuar. Në Trigorin, autori na ka dhuruar neve edhe një nga pamjet e tij të rralla të mendjes së tij, për Çehovin-i cili rrallë e kishte vendosur personalitetin e tij në pikturat e jetës për të cilat ai kishte shumë interes. Tek “Pulëbardha” ne kemi parë qartësisht edhe rritjen e fuqisë së analizës së Çehovit, që do të jetë më e dukshme në dramën e tij të mëvonshme ”Tre motrat”, që do të jetë më e zymta nga dramat e tij.

“Tre motrat”, e cila u realizua më 1901, varet shumë më tepër nga dramat e tjera të Çehovit në interpretimin e tij dhe është gati esenciale në vlerësimin e tij, që mund të jetë e parë më shumë sesa e lexuar. Atmosfera e mërzitshme me të cilën është mbushur është një mijë herë më e fortë sesa kur ajo vjen përmes nesh përmes lojës së skenës. Në të Çehovi mundohet të penetrojë në thellësinë e jetës njerëzore me shumë siguri një prekje dhe i ndriçon ato me një shikim të brendshëm, i cili është shumë therës, saqë drama bëri një përshtypje të thellë që kur u shfaq. Kjo, po ashtu, ishte një pjesë që i takonte rrugës mjeshtërore në të cilin aktrohej deri më atëherë në teatrin Artistik të Moskës. Tema ishte si zakonisht, hirësia e jetës provinciale dhe nata, e cila ishte e ndriçuar për grupin e tij të vogël të karaktereve, ndërtuar nga zjarri i pasionit me kaq gjallëri saqë errësira që e zëvendësonte atë dukej pothuaj e patolerueshme.

“Xhaxha Vanja” ndoqi “Tre motrat” dhe e vërteta djegëse e pikturës sëbashku me bukurinë e butë të skenës së fundit, e ka prekur thellësisht auditorin, e të dyja në skenë dhe sidomos më vonë kur është botuar kjo pjesë.

“Kopshti i qershive”, i cili u realizua më 1904 do ishte drama e fundit e Çehovit. Dhe realizimi i saj u bë pak para vdekjes së tij, ku autori konsiderohej si një nga dramaturgët më të mëdhenj të Rusisë, deri më atëherë. Këtu s’është vetëm jeta e fshatit që na tregon neve Çehovi, por e gjithë jeta e Rusisë dhe karakteri i përgjithshëm në të cilin rendi i vjetër i lë vendin një të riu dhe ne shikojmë aty në praktikë edhe shpirtin modern që invadon turbull me ekzistencën e paqëllimtë dhe kaq të dashur për pronarët e kopshtit të qershive. Një epokë e re ka filluar dhe në agimin e tij këngëtari i të vjetrës, Rusisë së zbehtë sapo ka heshtur..

Në vitin që edhe vetë e pa “Kopshtin e qershive”, Çehovi tashmë më i preferuari i popullit rus, për të cilin Tolstoi ka thënë se ishte i krahasueshëm në rrëfimin e historive vetëm me Mopasanin, vdiq papritur në fshatin e vogël në Pyllin e Zi, ku kishte shkuar pak javë më parë me shpresë se do të shërohej nga shëndeti i tij i përkeqësuar.

Çehovi u plazmua për një art karakteristik edhe vetëm të vetin në skena të ndryshme, por edhe në shikimet e vazhdueshme përmes jetës së karaktereve të tij. Në dukjen e të folurës gati treshe ka arritur të bëjë edhe koncentrimin e atmosferës së Rusisë së ditëve të tij, të cilën ne e ndjejmë në çdo linjë që lexojmë, shtypëse si mjegulla që varet në agim mbi liqen dhe bash si ato mjegullat që bëhen të dukshme me dritën e ditës, që po afron.

Përktheu nga origjinali anglisht Ben Andoni

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk