Psalm per shpirtin e lenduar te nje Sizifi










NE MUNDSH

RUDYARD KIPLING

Ne mundsh te ruash arsyen,kur bota humbet fillin
E fajin ty ta hedh-dhe vetes ti besosh
Sa here tek ti dyshojne e s'te perfillin,
Por dhe gjykimet drejt ti gjykosh.
Ne mundsh te rrish ne pritje,nga pritja pa u lodhur,
A kur t'urrejne urrejtje mos t'ushqesh
Me thjeshtesi me to pa rene ndesh...

Ne mundsh te mendosh,porjo si rob enderrimesh
Dhe ti trajtosh njelloj e pa dallim,
ngadhnjim e shpartallim-burim mashtrimesh .....
Ne durofsh dot qe theniet e tua te drejta
Ne kurthe per trutharet,kopuket ti kthejne
Ti shohesh te thyera gjerat me te shtrenjta
E prape ti ndertosh me vegla qe nuk vlejne.

Ne mundsh fitoret qe ke korrur ti flijosh,
Si ne kumar,ne nje te vetme loje.
Te rrezikosh,te humbesh e prape t'ja fillosh
dhe humbjen kurre te mos e zesh ne goje.
Ne i detyrofsh dot muskul,nerva,puls e zemer
Te te sherbejne dhe kur gjithçka duket e kote
E te qendrosh dhe kur s'ke asgje perveç vullnetit
Qe veç nje fjale-Qendro-gjithnje te thote.....

Ne mundsh te flasesh me maskarenj,por nderin tend ta ruash,
a t'ecesh perkrah mbretit,pa krenari qe te verbon....
Ne se armiku apo miku s'te bejne dot te vuash
dhe gjithkend e çmon,veç sa meriton...
Ne mundsh ti mbushesh ti minutat me te renda
me vepra qe peshojne

Dije dhe mos kij asnje dyshim
E jotja do te jete Bota me çka brenda
Dhe NJERI do jesh, o biri im!

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk