Le Corbusier, arkitekti si një Totalitar


Kjo ese, e cila mban autorësinë e një publicisti të njohur bashkëkohor, mundohet të hedhë poshtë rolin që ka pasur në arkitekturë i shumë-njohuri në këtë fushë, Le Corbusier. Me një gjuhë jo shumë të lehtë intelektuale dhe vende-vende shumë të ashpër, me argumente të kujdesshme dhe me një vizion të qartë, autori i esesë është i bindur se Le Corbusier ka qenë një totalitar në arkitekturë dhe i ka sjellë veç të këqija historisë së saj...

Nga Theodore Dalrymple*
Le Corbusier ishte për arkitekturën njësoj si Pol Poti në lidhje me reformat sociale. Në këtë sens, ai pati shumë më pak arsye për t’u shfajësuar për aktivitetin e tij, nga Pol Poti; edhe pse ndryshe nga kamboxhiani, ai zotëronte një talent të madh, madje edhe gjenial. Fatkeqësisht, ai e transformoi talentin e tij drejt përfundimeve destruktive dhe nuk është aspak koincidencë që ai i shërbeu me dëshirë si Stalinit po aq sa edhe Vishisë. Njësoj si Pol Poti, ai donte të fillonte nga Viti Zero: Përpara meje: Asgjë; pas meje: Çdo gjë. Nga prania e tyre, kullat drejtkëndëshe si të zhvoshkura që e obsesionuan atë- prishën në të vërtetë shekuj të tërë arkitekture. Vështirë sesi një qytet apo qytezë në Britani (për të marrë si shembull këtë një komb) nuk arriti ta ketë kompozimin e tij të veçantë dhe më vonë të ndiqej ndonjë projekt edhe nga arkitektët dhe planifikuesit vendas, që ishin të inspiruar nga idetë e tij.

Shkrimet për Le Corbusier fillojnë shpesh me një mburrje të rëndësisë së tij, diçka të tillë si: “Ai ishte arkitekti më i rëndësishëm i shekullit të njëzetë”. Miq dhe armiq do të ishin dakord me gjykimin e tij, por e rëndësishme ishte natyrisht që moralisht dhe estetikisht- ajo të ishte ambicioze. Pos të gjithë gjërave, Lenini ishte politikani më i rëndësishëm i shekullit të njëzetë, ndërsa ishte influenca e tij në histori dhe jo meritat, që e bënë atë të tillë: njësoj ndodhi edhe me Le Corbusier.

Ende, e njësoj ashtu si Lenini, i cili është vlerësuar edhe për shumë kohë më pas për monstruozitetin e tij, që ishte krejt i qartë për të gjithë, kështu edhe Le Corbusier vazhdon të jetë i nderuar nga të gjithë. Në të vërtetë ka diçka të mbijetesës në këtë lajkatim, që vazhdon t’i bëhet. Nicholas Fox Weber sapo ka botuar një biografi shteruese dhe në përgjithësi shumë lavdëruese dhe Phaidon ka nxjerrë një libër të stërmadh dhe shumë të shtrenjtë, që me shumë dashuri i kushtohet punës së Le Corbusier. Duke vazhduar, pak më parë, u hap edhe një ekspozitë hagjiografike, e cila i është kushtuar Le Corbusier në Londër dhe Roterdam. Në Londër ekspozita u hap tamam në kompleksin e neveritshëm të ndërtesave, ndërtuar në vitin 1960, të njohur si Barbican, brutalizmi konkret i të cilit duket se është dizenjuar pikërisht për të kufizuar nga frika, për të turpëruar dhe konfuzuar çdo lloj qenie humane, e cila e ndjen veten krejtësisht të pafat për t’u përpjekur të gjejë veten përmes imazhit të saj. Barbican nuk është dizenjuar nga Le Corbusier, por që, sigurisht kuptohet se është inspiruar nga stili i tij i veçantë i arkitekturës të pashpirt.

Në këtë ekspozitë më qëlloi të futesha në muhabet me dy zonja të stërveshura nga lloji i atyre grave, që zakonisht e kalojnë mbrëmjen në ekspozita. “E mrekullueshme, nuk mendoni dhe ju kështu?”, më tha njëra syresh, me të cilën m’u desh të replikoja: ”Monstruoze”, iu gjegja. Të dyja kuptohet hapën aq gjerë sytë, njësoj sikur të kisha mohuar ekzistencën e Allahut në Mekë. Nëse pjesa më e madhe e arkitektëve në këtë mbrëmje e nderonin Le Corbusier, kush vallë na qenkemi ne këta laikët, sak sfondi i thatë human në ndërtesat e tij, që madje nuk dinim pothuaj asgjë nga problemet e konstruksioneve të ndërtesave, të arrinim e ta kritikonim? Duke u ngrohur edhe më ndaj temës sime të preferuar, unë u fola për tmerret e përdorimit të materialit të dashur të Le Corbusier, të riformuar konkretisht, i cili vërtet nuk vjetrohet aq në mënyrë të hijshme, por në vend të kësaj shkërmoqet, njolloset dhe prishet. Qoftë dhe vetëm një nga ndërtesat, e cila është e inspiruar prej tij mund të arrijë të shkatërrojë harmoninë e krejt linjës së peizazhit të qytetit, insistova unë. Një ndërtesë e tipit Corbusian është e papërshtatshme me asgjë tjetër përveç vetes.

Dy zonjat më përmendën në bisedë se ato vetë jetonin në pjesën kryesore të qytetit, që i takonte ndërtimeve të shekullit të tetëmbëdhjetë, dukja e të cilës dhe atmosfera sociale ishin tashmë dukshëm të mbytura prej dy kullave masive, të bëra kuptohet nën idetë e tij. Kullat i konfrontonin ato për çdo ditë me impotencën e tyre për të përshfaqur asgjë rreth kësaj situate, duke u dukur edhe ato vetë po aq të trishtuara dhe po aq të mërzitshme. “Dhe kush mendoni se ka qenë inspiruesi kryesor për këto kulla?”, - i pyeta. “Po e kuptojmë se çfarë doni të thoni”, më tha njëra nga ato, ashtu sikundër lidhja e muhabetit në këtë rast do ishte e vështirë dhe madje - tejet e vështirë për t’u bërë.

I drejtova zonjat në një hapësirë të ekspozitës, e cila i kushtohej Planit Voisin, skemës së Le Corbusier për të zëvendësuar një kuartier të madh të Parisit me ndërtesa të llojit me të njëjtin dizajn, njësoj si ato që hijeshonin rrethinat e Novosimbirsk apo të çdo lloji qyteti tjetër socialist (në këtë raste për të mos thënë asgjë për vetë Parisin dhe tjetërsimin e tij të banlieues). Nëse do të realizohej, plani do të kish ndryshuar, dominuar dhe sipas pikëpamjes sime do kish shkatërruar të gjithë përshfaqjen e qytetit. Ekspozita shfaqte një pjesë qyteti të vitit 1920, e cila e tregonte Le Corbusier përballë një harte në qendër të Parisit, një pjesë të madhe të së cilës ai vazhdonte ta fshinte me një shkumës të trashë të zi po me të njëjtin entuziazëm që Bombarduesit Harris planifikonin të asgjësonin një qytet gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Le Corbusier e lavdëronte këtë lloj shkatërrimi si një imagjinatë dhe guxim në kontrast me konvencionalitetin dhe butësinë me të cilin ai akuzonte nga ana tjetër të gjithë bashkëkohësit, të cilët nuk donin të binin në gjunjë para tij. Kjo tregonte në të vërtetë edhe diçka nga shpirti i shkatërrimit, i cili jetonte ende në atë kohë në Evropë, ku një film i tillë duhej të shfaqej për të mos sjellë tmerr dhe neveri, por të bënte madje edhe të qeshje dhe pse jo dhe të shfaqje admirim.

Le Corbusier lindi më 1887 dhe i dhanë emrin Charles-Édouard Jeanneret, në një qytet të vogël franko-zviceran të La Chaux-de-Fonds, ku i ati punonte si gdhendës kapakë orësh dhe e ëma ishte muzikante. I ati donte që i biri të vazhdonte nën gjurmët e tij, por si një adoleshent, Le Corbusier shfaqi aftësi artistike të parakohshme, mandej ndoqi një shkollë lokale të arteve të bukura për disa kohë dhe pastaj u sorollat nëpër Evropë në një program vetë-edukimi disi asketik. Aftësitë e tij të jashtëzakonshme prireshin në mënyrë evidente në mjeshtërinë e tij brilante, që lidheshin me pikturat e para të hershme (dhe konvencionale) si edhe akuarelet. Ai, po ashtu, arriti të bëjë edhe mobilje me shumë elegancë përpara se virusi i revolucionarizimit intelektual dhe artistik e goditi krejtësisht këtë dhunti.

Le Corbusier e adoptoi pseudonimin që do mbante më pas në fillim të viteve ‘20, duke e përshtatur atë pjesërisht prej njërit nga paraardhësit e tij të largët, Lecorbésier. Në mungesë të emrit të parë, ai kërkonte një forcë fizike po aq sa edhe vetë qenien humane. Kjo i solli ndërmend foljen courber (me skicu) dhe natyrisht e dimë se Le Corbusier ishte vërtet një vizatues i madh i linjave të peizazheve urbane, ku ai shprehte aty krejt dëshirën e tij. Ajo të sjell ndërmend edhe le corbeau, sorrën apo korbin, që për hir të së vërtetës nuk është se përbën ndonjë zog shumë të mrekullueshëm. qoftë prej pendëve apo këngës, por ky emër gjithsesi ishte i thjeshtë dhe jo shumë i zbukuruar në të dyja kuptimet dhe kështu që për të folur nga ana metaforike, por edhe ndershëm dhe për të hapur sytë, ashtu si në të vërtetë pretendonte që të ishte arkitektura e Le Corbusier. Në frëngjisht, le corbeau ka dhe një kuptim më të gjerë: atë të një zogu që ndjell pak keq-dhe ndoshta kjo ishte dhe shakaja e tij e vogël mbi botën. Ai ishte vërtet një ogur i keq për shumë qytete në Evropë dhe kudo tjetër.

Influenca e Le Corbusier ndodhi më shumë dhe prej shkrimeve të tij, përveç atyre që arriti të ndërtojë në të gjallë-pse jo ndoshta edhe më shumë. Mënyra e tij e shkrimit është e shkëputur, pa një strukturë të dukshme logjike, aforistike dhe me ngushëllimin e vazhdueshëm të fjalës “duhet”, ashtu sikur nuk ndjehej nga një lloj qenie me vetëm një IQ (TI-tekst inteligjence), ku 50 për qind mund apo do arrinin të argumentonin atë që donte të thoshte. Vizatimet dhe fotot shpesh shoqërojnë shkrimet e tij, por ngandonjëherë janë kaq të mistershme në lidhje me tekstin, saqë lexuesi fillon të dyshojë për fuqinë e tij të të kuptuarit: ai të bën të mendosh nëse vërtet je duke lexuar një libër nga dikush në një plan komplet të ndryshëm-më të lartë dhe intelektual. Arkitektura, prej tij, bëhet një tempull i shenjtë në të cilën masa e gjerë nuk mund të futet dot kurrë.

André Wogenscky nga fondacioni Le Corbusier, ka bërë parathënien e një antologjie, duke pretenduar se fjalët e mjeshtrit të tij nuk mund të kuptohen aq lehtë në kuptimin normal: “Ne nuk mund t’i kuptojmë thjesht librat e tij. Ne duhet të rrethohemi prej tyre, të rezonojmë në sensin akustik me gjithë vibracionet e tyre, që janë zbatica dhe batica e mendimit të tij”. Pasazhi të sjell ndërmend atë që poeti Tjutçev ka thënë për Rusinë: Njeriu duhet të besojë në të sepse askush nuk mund të masë atë vetëm me mendjen e tij. Duke iu afruar Le Corbusier në këtë mënyrë mistike, Wogenscky është përkulur në praktikë tek një Zot çuditërisht hakmarrës: kryesisht dhe konkretisht i riformuar, që në terren përbën dhe materialin më të preferuar të Le Corbusier.

Le Corbusier përpiqej të komunikonte me këtë qëndrim elitar ndaj ndjekësve të tij, por njësoj edhe ndaj përkrahësve dhe hierofantëve. Këtu po japim një shembull nga një libër rreth tij, që është shkruar nga arkitekti Stephen Gardiner:

“Le Corbusier mbetet për shumë njerëz një enigmë. Ndoshta arsyeja kryesore për këtë arsyetim është pafundësia e arkitekturës së iduar prej tij, kjo do të thotë se është një art i vështirë të kuptohet... Dhe, ndërsa ndërtesat janë të stërmëdha, qytetet e tij janë edhe më të mëdha akoma: këtu para nesh është një mozaik i zhvilluar krejtësisht dhe krejt lara-lara, depërtuar me shumëllojshmërinë e brezave, të cilat të drejtojnë nga të gjitha drejtimet. Fillimisht duket krejt e pamundur të shihet një pamje e qartë se ku ndodhet, në fakt rendi, trajta dhe vazhdimësia e gjithë asaj, e cila shikohet është vërtet një lëmsh. Ende kjo qëndron tek pika se dikush mund të bëjë zbulimin që modeli s’është i mundur për t’u ndjekur, sepse një copë e rëndësishme e lojë-bërjes së mozaikut të mungon....e ajo është pikërisht ajo ...që ofroi në shekullin e XXI, Le Corbusier”.


A ka mundur dikush të provonte të qëndronte dhe duke parë p.sh. mbi atë që ishte ndërtuar në Grand Canal në Venecie të mendonte: “Ajo që dua në qëllimin për të kuptuar është copa e munguar e lojë-bërjes së mozaikut, atë të cilën vetëm një arkitekt mund të ma ofrojë dhe që vetëm atëherë do ta kuptoj?” Gardiner, p.sh., është një dishepull i vërtetë i Le Corbusier në dëshirën e tij për të intelektualizuar, por pa ushtrimin e intelektit apo edhe në dështimin e tij për të bërë dhe shquarjet më elementare teksa përdor fjalë kaq ambigue, saqë është e vështirë për të argumentuar përfundimisht kundër tij.

Në mirëkuptim me Le Corbusier, janë tre pikëpamje, të cilat mund të ofrohen për jetën e tij të tmerrshme. Ai u maturua në profesionin e tij në një moshë kur materialet e reja industriale dhe metodat bënë të mundur një arkitekturë krejt të ndryshme nga ajo e mëparshmja, që ishte e njohur deri më atëherë. Shkatërrimi i veriut të Francës gjatë Luftës së Parë Botërore, po aq sa në përgjithësi edhe kushtet shoqërore, bënë të nevojshme një ndërtim të atypëratyshëm në një shkallë të madhe, një problem që askush tjetër nuk mund ta zgjidhte në mënyrë aq të kënaqshme. Dhe, ai u rrit në një kohë kur çoroditja e borgjezisë vendase-ishte e rëndë: Ajo kërkonte mobiliet e praruara-ose-me pelush, me xhingla ngado që ishin në dukje kaq mizore saqë një zmbrapsje ekstreme kundër saj në formë të lakuriqësisë militante dhe mungesës së zbukurimeve do ishte e kuptueshme, megjithëse kuptohet se jo me çdo kusht e lavdërueshme (kundërshtia diametrike e një mizorie ka të ngjarë të jetë më shumë vetë një mizori sesa një zgjidhje për gjithë këtë).

Megjithëkëtë, gjuha e Le Corbusier zbuloi realisht edhe qëllimin e tij totalitar që e shqetësonte atëherë aq shumë. Për shembull, në atë që mbahet edhe si libri i tij më influencues dhe që u botua në vitin 1924: Në drejtim të një Arkitekture të Re (titulli në të vërtetë sugjeronte se bota po e priste atë) ai shkroi poetikisht:

Ne duhet të krijojmë një gjendje shpirtërore për masën e gjerë
Një gjendje shpirtërore për ndërtimin e banesave të masës së gjerë
Një gjendje shpirtërore për jetesën në banesën e masës së gjerë
Një gjendje shpirtërore për konceptimin e shtëpive të masës së gjerë

Kush janë këta “ne” për të cilët ai flet kaq shumë në ajër, që janë të përgjegjshëm për krijimin, e mes shumë gjërave edhe të një gjendje shpirtërore universale? Për këtë, është e mundshme vetëm një përgjigje: Le Corbusier dhe dishepujt e tij (me të cilët ishin, mjerisht, edhe shumë të tjerë pas tij). Çdokush tjetër ka “sy që nuk mund të shikojnë” dhe ai i vendos të gjitha këto në mënyrë shumë tolerante.

Këtu janë dhe disa ‘duhet’ të tjera:

Ne duhet të mendojmë në krijimin e standardeve kështu që ne duhet t’i japim formë problemit të perfeksionit.

Njeriu duhet të krijojë mbi këtë aks (të harmonisë) një mirëkuptim perfekt me natyrën dhe ndoshta dhe me universin.

Ne duhet të gjejmë dhe të aplikojmë metoda të reja, metoda të pastra që do të na lejojnë të zgjidhim plane të dobishme për shtëpinë, faljen e vetes në mënyrë të natyrshme drejt standardizimit, industrializimit, qepjes.

Plani duhet të sundojë...Rruga duhet zhdukur.

Dhe, atëherë, ekziston edhe një pohim i ngjashëm:”Muranat nuk duhet të ekzistojnë kurrë më”.

Le Corbusier donte që arkitektura të ishte e njëjtë në gjithë botën, sepse ai besonte se ishte një rrugë “korrekte” për të ndërtuar dhe ajo në fakt ishte e vetmja gjë, e cila ai e dinte se ishte në të vërtetë. Programi i Kongresit Ndërkombëtar të Arkitekturës Moderne në të cilin Le Corbusier ishte shpirti që e mbajti gjallë, vërejti se: ”Reformat janë nderë njëherësh në të gjithë qytetet, në gjithë hapësirat... përgjatë deteve. S’ka më përjashtme. Oslo, Moska, Berlini, Parisi, Algjeri, Port Saidi, Rio apo Buenos Airesi, për të gjitha zgjidhja është e njëjtë,” ndërsa vetë Le Corbusier do shtonte “që kur struktura përgjigjet atëherë qendrat urbane kanë të njëjtat nevoja”.

Domosdoshmëritë e Le Corbusier aplikoheshin kështu jo vetëm për ndërtesat por edhe për planifikimin e qyteteve, për të cilat e tregonin atë jo vetëm një filozof totalitar, por pikëpamjet e të cilit në arkitekturë vazhdonin të paktën veçmas edhe nga pikëpamja e tij e vetë-emërimit si shumë-kompetent.

Ne duhet të krijojmë ferma, vegla, makineri dhe shtëpi të favorshme për tu pastruar, që e bëjnë jetën të shëndetshme dhe mjaft cilësore. Ne duhet të organizojmë fshatrat për të përmbushur rolin e tyre si një qendër, e cila do mund të sigurohet për nevojat e fermës dhe që duhet të veprojnë edhe si shpërndarëse të produkteve të tij. Ne duhet të vrasim etjen e vjetër dhe llojin e pamëshirshëm të parasë dhe të krijojmë një para të re dhe të ndershme, një mjet për përmbushjen e funksioneve, që janë të gjitha natyrale dhe krejt  normale.

Nuk ka pasur më arrati të tjera nga përshkrimet e Le Corbusier. “Rruga e vetme e mundshme është ajo e entuziazmit... mobilizimi i entuziazmit, ajo që ka njëlloj si burimin energjisë elektrike nga një fabrikë njerëzore”. Në librin e tij Qyteti Vezullues ka një pamje të një turme të pafund në Piaca San Marko të Venecias, që ai e shoqëron me një legjendë:”Pak nga pak, Bota është duke lëvizur drejt destinit të saj të natyrshëm. Në Moskë, Romë, Berlin dhe në SHBA- turmat e gjëra janë mbledhur përreth një ideje të fortë-e cila është ideja e qenies dukshëm të një lideri apo vetë gjendja absolute”.

Këto fjalë janë shkruar në vitin 1935, që duhet të kujtojmë se ishte një periudhë jo aq e lumtur për mendimin politik në Moskë, Romë apo Berlin dhe dikush mbase mund të ketë shpresuar se ai mund të ketë menduar edhe ndryshe në lidhje me to. Por në vitin 1964, kur Le Corbusier e ribotoi librin në anglisht, tregoi se ishte tepër larg asaj që duhet ta shikonte, ngaqë shkroi sikur të ishte ndonjë Lajmëtar: “A e keni menduar ndonjëherë , ju të gjithë Zoti NOS!,’ se këto plane janë të mbushura plot me pasion total dhe të pa interes të një njeriu i cili ka kaluar të gjithë jetën e tij i merakosur për veten në”këtë shok’ që e përcakton veten si krejt vëllazëror. Dhe, për këtë arsye të vërtetë, sa më shumë që kishte të drejtë aq edhe më shumë i përmbysi rregullimet e skemave që paraqisnin të tjerët”.
Mes këtyre planeve të tij vëllazërore qëndronin shumë nga idetë e shkatërrimeve e gjithë qyteteve, përfshirë këtu edhe vetë Stokholmin. (Qytete të tjera, që ai planifikonte të shkatërronte ishin: Parisi, Moska, Algjeri, Barcelona, Rio de Zhaneiro, Montevideo, Buenos Aires, Antverpi dhe Gjeneva.) Në Qytetin Vezullues, Le Corbusier ofron një foto ajrore të Stokholmit ashtu si ishte në të vërtetë, një përmbledhje mahnitëse dhe të mrekullueshme e ndërtesave që vetëm ai i pa dhe që quheshin si një “kaos i frikshëm dhe një monotoni e trishtueshme”. Ai ëndërronte “pastrimin dhe spastrimin” e qytetit, importimin ” e një arkitekture të qetë dhe të fuqishme”-që është për të thënë, domethënia e një varieteti të vërtetë ku çeliku, xhamat e sheshtë dhe konkretja e riformuar ashtu, si e solli bashkë me disenjimin prej tij. Vërtetë Le Corbusier nuk shkoi kurrë për të shkatërruar Stokholmin, por ishin arkitektët e inspiruar nga doktrina e tij, të cilët kanë bërë një udhë të përshtatshme në drejtim të bërjes në këtë mënyrë të gjërave. Ashtu si do njoftohej në botimin e vitit 1964 të Qytetit Vezullues, ku ai në mënyrë profetike kishte vendosur që libri të ishte një “projekt për të sotmen dhe të ardhmen...një punë klasike mbi arkitekturën dhe planifikimin e qytetit”.

Një skaj johuman-diçka që mund të quhet “johumanizëm”—karakterizon mendimin dhe shkrimin e Le Corbusier, madje edhe në deklaratat e tij të vëllazërisë me njerëzimin. Ky manifest, në vetvete përfshaqet në disa mënyra ku në mijëra fotografitë dhe pikturat e tij arkitekturale rrallë në të vërtetë do shfaqet ndonjë figurë humane dhe atëherë gjithmonë në formën e një lloji milingone të largët, fatkeqësisht të prishur dhe përndryshe e panjollë në një të tillë peizazh qytetar platonik. Në sajë të ndërtesave të tij të larta, thoshte Le Corbusier- 95 për qind e sipërfaqes së qytetit do të bëhet park-dhe ndaj atëherë ai do të rrëfejë pikturën e një parku të drunjtë pa edhe një figurë të vetme humane në të. Ishte e mundshme që qeniet humane të ishin atje, ku mendonte ai se duhet të ishin- krejt jashtë shikimit dhe vërtetë edhe jashtë mendjes (mendjes së arkitektit kuptohet) me mjetet e tyre për të jetuar brenda (ashtu si ai në mënyrë joshëse përshkruante shtëpitë), ulur sërish në mjete që shërbenin për ulje (ashtu si ai i përcaktonte karriget).

Ky johumanitet shpjegon urrejtjen e shprehur shpesh të Le Corbusier për rrugët dhe dashurinë ndaj rruginave. Rruginat ishin përshtypje-lënës, si rrugë kryesore për të mësyrë me shpejtësinë më të madhe të mundshme (ai i kishte fiksim makinat e shpejta dhe aeroplanët), të cilat kështu kishin edhe një qëllim të përcaktuar dhe që jepnin një ngritje të bashkëveprimeve johumane për rregullin. Rrugët, nga ana tjetër, ishin të paparashikueshme, të pallogaritshme edhe shumë sociale. Le Corbusier donte të bënte me qytetin atë që i bën p.sh. pasterizimi djathit.

Kur njëherë dikush u përpoq të risillte në kujtesë atë që kishte të bënte me konkretizimin e riforcuar të Le Corbusier- “konkretja ime e besueshme dhe miqësore”, u tha se ku ta dish ai mbase do kish vuajtur nga një shkallë e sindromës së Asperger: ku ai e dinte mirë se njerëzit flisnin, ecnin, flinin dhe hanin por që nuk kishin as edhe një ide se çdo gjë shkonte përmes kokave të tyre apo ajo që do mund të ishte, dhe si pasojë i trajtonte ato sikur të ishin gjëra të thjeshta. Gjithashtu njerëzit me sindromën e Asperger shpesh kanë obsesionin me disa objekte të zakonshme apo substanciale:apo një gjë konkrete, thoshte ai.

Urrejtja e Le Corbusier për njerëzit shkonte natyrisht shumë mirë dhe përtej fjalëve. Atë, që ai e quante “kopshti çati” nga blloku i apartamenteve të tij konkrete aq të famshme në Marsejë, Unité d’Habitation, ka të bëjë me sipërfaqe konkrete banimi në të cilën zgjaten disa zhvoshkje të hijeve abstrakte konkrete dhe mureve. Le Corbusier nuk preferonte ndonjë lloj tjetër çatie apo që paskëtaj të ndërtohej në vend tjetër dhe kështu shkroi në mënyrë pasionante duke denoncuar të gjitha llojet e tjera “primitive” të çative. Dikush do kish shpresuar në karakterizimin e Le Corbusier për djerrinën e tij konkrete, që ishte si një kopsht ku kishte një si përqeshje të rastësishme; kurse në vend të saj, pikturat janë riprodhuar si shembuj të gjenisë së tij shpikëse.

I vetmi qytet që Le Corbusier e ndërtoi të plotë, ishte Chandigarh në Indi, një tjetër monument i vizionit të tij të ftohtë. Në ekspozitën e Londrës, fotografitë e qytetit janë treguar për të tingëlluar ashtu si duhet muzikën e mrekullueshme klasike indiane, e disa lidhje të brendshme që ekzistojnë në mes të civilizimit të ripërcaktuar indian dhe pllakat e shëmtuara të konkretes. Inkompetenca e vënë në skenë me këtë rast e Le Corbusier, që është edhe produkti natyral i arrogancës së tij jofleksible, u zbulua pa asnjë dyshim te publiku dhe pa asnjë qëllim nga pikturat e shesheve të madhe konkrete, që ai vetë i vendosi në Chandigarh, ku mungon krejtësisht trajta. Ai ishte, ashtu si do donte të ishte, dielli për t’i rrëgjuar insektet humane, të cilat guxonin të njollosnin gjeometrinë perfekte të planeve të tij me parregullsitë që vërtetë ai i kishte sjellë bashkë me ta.

Mohimi i humanes e bën unin e tij evident  gjithashtu edhe në qëndrimin në drejtim të së shkuarës. Duke përsëritur, ai flet për të shkuarën si një tirani nga e cila është e nevojshme për tu arratisur, ashtu si asnjë tjetër nuk kishte arritur të zbulojë apo njohur ndonjë gjë deri në mbërritjen e tij. Nuk është se e kaluara na lë trashëgim neve probleme, që ne duhet të përpiqemi për t’i kaluar me më të mirën tonë: është e gjithë e shkuara, me pak përjashtime, e cila është një gabim i llahtarshëm, e cila shkatërroi më të mirën dhe pastaj u harrua. Përçmimi për bashkëpunëtorët e tij, përveç atyre të cilët shkruan për të pa rezervë, është total: por të mos harrojmë se një shëtitje përmes rrethinave të Parisit në pjesën e Vincennes, për të marrë këtu vetëm një shembull- do të ishte e mjaftë për të bindur atë apo çdokënd tjetër nga pasuesit e tij  sesi u drejtua arkitektura pas Luftës së Parë Botërore, ku arkitektët ishin të aftë për të ndërtuar banesa ndryshe, por edhe në harmoni me gjithë ato që kishin qenë më parë. Këta arkitektë, megjithatë, nuk ishin egoistë të çmendur të vendosur për të imponuar në mënyrë të vazhdueshme emrat e tyre në publik, por njerëzit ishin të kënaqur për të shtuar mitin e tyre në drejtim të civilizimit të tyre. Tek asnjë pikë, Le Corbusier se diskuton problemin  e harmonizimit të së resë me atë që ekziston në të vërtetë.
Për të mohuar arkitekturën Gotike, Le Corbusier thotë:

Arkitektura Gotike nuk është e mbështetur në mënyrë fundamentale në sfera, kone apo cilindra..Kjo është për arsye se një katedrale s’është shumë e mrekullueshme. . . .Një katedrale na intereson neve thjesht  si një zgjidhje e zgjuar ndaj problemeve të vështira, por një problem në të cilin postulatet janë të vendosura keq sepse ato nuk vazhdojnë që nga format e tyre parësore fillestare.

Kështu që, me këtë logjikë, tashti ne dimë pse njerëzit i duan Katedralet e Chartres dhe Rheims! Ato zgjidhën pra keqazi problemet e formuluara! Le Corbusier më kujton mua personalisht babanë rus të një mikut tim, një njeri që në kohën e tij ishte eksperti më i mirë rus i paneleve të xhamit, që kur vizitoi Londrën për herë të parë, e kur vizitoi bllokun modernist të  disenjuar nga Corbusie, që kishte shkatërruar një shesh të shekullit të tetëmbëdhjetë- gjithmonë kuptohet duke u mbështetur në disa aspekte të paneleve të tij të xhamit tha: “Kjo është një zgjidhje vërtetë interesante e problemit”.

Haraçi më i sinqertë, sepse është i pandërgjegjshëm për Le Corbusier vjen nga shkalafitja e tij e grafitit. Nëse ju i afroheni rezultateve të aktiviteteve të tyre epidemiologjike, të themi kështu, ju do të shikoni shpejt se ku arkitektura e mirë është brenda arritjes së arkitekturës së Corbusian, ngaqë ato priren të prishin vetëm sipërfaqet dhe ndërtesat e Corbusiane. Ashtu si përpjekja e instinktit, këto lagje të varfra të banuara prej ardhacakësh mund të vlerësohen saktësisht për atë që shumë arkitektë kanë shpenzuar për një përpjekje të madhe intelektuale apo për të shmangur vlerësimin e duhur: Ndaj themi se Le Corbusier ishte një armik për njerëzimin.

Le Corbusier nuk i takon më shumë historisë së arkitekturës sesa asaj të totalitarizmit, pjesës shpirtërore, intelektuale, dhe deformimit moral të viteve interbellum në Evropë. Pastërtisht, nuk ishte i vetëm në këtë kuptim, por ai ishte krijues ashtu edhe një simptomë e shpirtit të kohës. Plani i tij për Stokholmin, pos të gjithave, ishte një si përgjigje e një konkurrimi suedez zyrtar për udhët e ndërtimit të qytetit të bukur të mrekullueshëm, që ishte kaq i shkatërruar në këtë menu. Ishte shenja e një force në ngritje të tundimit totalitar, ashtu si do e quante atë filozofi frëng Jean-François Revel, pikërisht atë që Le Corbusier ishte ende duke e pasqyruar me shkollën e tij arkitekturore dhe kudo gjetkë më shumë sesa në ofendimin universal që do bënte me punën e tij.

*Theodore Dalrymple, është një mjek dhe është një redaktor i jashtëm i City Journal dhe Dietrich Weismann Fellow në Institutin e Manhattan. Libri it ij më i vonshëm është Not with a Bang but a Whimper.
Përktheu nga origjinali Ben Andoni

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk