Marin Barleti, një vështrim i gjatë etimologjik
Një vështrim i gjatë etimologjik për një ndër vendet më
interesante të Ultësirës Perëndimore shqiptare. Histori, kulturë, traditë....
Përballimi me
vështirësitë e bregdetit.
Megjithë resurset si lënda drusore e bollshme pa shpenzime për të ngritur shtëpi
e për ngrohje, toka e lehtë ranore,
trojet mbi stome,vende më të larta të cilat nuk përmbyteshin,livadet dhe
rrethet me shumë barë,zënia e thjeshtë e peshkut dhe shpendëve,gjuetia e kafshëve të egra deri te derri i egër,
megjithkëto qe një vend i vështirë për
tu jetuar e shfrytëzuar, e ndaj kot nuk thonin, të pafsha në breg të detit. Shumë
familje që kishin provuar fatin në këtë vend ishin përballur jo vetëm me hajdutë
që endeshin rrugës të këtij stomi ranor me
thikë e litar në brez ,që kryenin dhe vepra kriminale deri ndaj kafshëve.
Njëherë tregojnë se për tua hequr lëkuren gjallë në kambë në rastin e buajve,të
cilvet ua riepën pak, ua lidhen për një pemë, pastaj i tremben duke ua lënë lëkurën
e trashë në pemë, që e përdornin për opinga,apo lidhja e çobanit dhe "harrimi"
i tij , a pastaj lënia në mëshirën e insekteve e shpendëve. Në këtë periudhë
mund të ketë ndodhur dhe plaçkitja e tregtarëve shkodranë në Radë ndërkohë që
ktheheshin me kuaj ngarkuar drejt Fushkuqes, që pastaj vendasit i kishin sjellë
për bamirësi në kufi me një fis nënshkodrakësh që jetonin prej shekujsh në Kodër
Reke. Në rranxë të kësaj kodre nga jugu qenë varrosur 13 vigje e sot vendi
quhet vorret e shkodranve. Nuk mjaftonin vetëm këto, por edhe me shumë situata të vështira si me përmbytje,erës
së rëndë që shkaktonte dekompozimi i gjallesave e bimëve ujore gjatë thatësirë
së verës në moçalishtet,por edhe me sëmundjet që linin pas ushtri të prekura
nga epidemitë ,që shfarosnin jo vetëm
individë por edhe familje të tëra,prandaj dhe ishin detyruar ta braktisnin
vendin,të migronin deri pranë Karavastasë,dhe kur riktheheshin më pas këtu, gjenin nëpër drurë
letra që njoftonin shitjen e tokës me çmim shumë të lirë. Ata që tregoheshin më
kambëngulës, mbështetur dhe nga Bushatlinjtë e" pashallarve të fratit"
sigurojnë tokën e ndaluar për katolikët dhe e shpallur miri, ndërsa prej
françeskanëve në kishat Rrubikut dhe të Skurajve i shpëtojnë tundimit të ndrrimit
të fesë në këmbim të tokës. Dalja në bjeshkë duhej bërë patjetër aq e shëndetshme
për njerëzit por edhe për bagëtinë. Secila familje kishte bjeshkën e
saj,niseshin në fillim të qershorit e të ktheheshin nga fundi i shtatorit para
se të fillonin shirat e vjeshtës. Një princ i Malit të Zi,më 1911, në kohën kur shqiptarët sorollateshin mes
Orientit fanatik dhe Oksidentit liberal, ndoshta me qëllim joshjeje,përshkruan
djemtë e rinj malësorë, që kur niseshin për në bjeshkë mbanin lahuta, të vendosura
krahqafë.
Kronikë vendase
Bonifikimi,
shkruajnë historianët kishte filluar që nga fillimi i shek. XVII-të me hapjen e
honekëve për të larguar ujërat e larta dimrit por dhe që shërbenin per rrugë ndërpyjore
e që mund të lidhnin vendbanimet,stomet që më parë lidheshin me anën e rrugëve
ujore, me sul, sanall apo me trape siç vazhdon të ruaj këtë emër edhe sot një
bisht deti ,sot një kanal i quajtur Trapakeqi,rreth 5 km ,i cili thonë se përshkonte
territorin e Gorresë mespërmes. Në kujtesën e banorëve ruhen edhe sot emrat e
honekve simbas sipërmarrësve përkatës ,që shkarkonin këto ujëra në gjirin detar
të Shëllinxes ,si Honeku i Prëk e Lek Martinit e Honeku i Dervishit pranë Golemes,Honeku i Mal Dems në
Gorre,Honeku i Gogs në veri. Në këtë periudhë shtëpitë ndërtoheshin prej
çaçmesh mbi trupica të larta,për tu siguruar nga përmbytjet. Modelin e tyre
ndërtuar mbi trungje e mbuluar me pullazina na e ka përshkruar ambasadori
Teodor Ippen 1861-1925. Ngritja e kantierit të sharrave i pati dhënë një zhvillim të pa parë
strehimit të malësorve të fushës. Ky model shtëpie shihej deri nga vite`50. Pas
eliminimit të harkut të lumit ,hapja e kanalit përmes Alkut më 1959, edhe pse
mori qindra hektarë tokë me cilësi të lartë, e ngritjes së argjinaturave gjatë
brigjeve të lumit 1960-62, bonifikimit modern dhe instalimit të hidrovorit të
parë në Shqipëri më 1961 mbi grykën antike të Shëllinxave,qe zgjidhur problemi
më shqetësues, pëmbytja, dhe me prerjen dhe shpyllëzimin deri në ekstrem të
pyjeve që pritnin erën, rregullonin rënjen e shirave të verës, filluan ndërtimet
në masë me themele guri e mur tulle. Shtëpi kullë më parë patën ndërtuar
funksionarë të mbretërisë dhe familje me troje mbi stome. Në livadhin e Kol
Gjonit në Gorre,në livadin e Fran Zefit në F.Kuqe janë zbuluar vendbanime me
themele guri e mur tulle,për të cilat arkeologët shprehen se janë shumë të
hershme. Në afërsi të ish-skelës së vjetër është gjetur nëntokë lëndë ndërtimi
e cilësisë së lartë. Përfaqësuesi më i vjetër i pyllit të dikurshëm është Qarri
i Fushkuqes, rreth 600 vjeçar dhe është nën mbrojtjen e Komunës,si monument i
florës, ndryshe thirret dhe Qarri i Skënderbeut.
E shkuara
Banorët që rrezikuan më shumë në ketë trevë të thellë
fushore qenë popullsia që deri më 1925-1939, ku ishin të gjithë pronarë,
thirreshin malsorë nënshkodrakë. Historianët
i zbunojnë këta me nofkën lekë ndoshta nga leuka ,i bardhë,i zhberdhitë,i
shpejtë si drita e bardhë e agimit, ndoshta edhe per ti përngja me Aleksandrin
e Madh,por unë mendoj edhe për guximin dhe shkathtësinë e treguar në veprimet
luftarake me pushtues të ndryshëm në veçanti kur kulmojnë me kryengritjet e tyre
në Bregun e Mats dhe në Durrës,drejtuar nga patriotë si vëllezërit Gjeto e Ded
Coku,intelektuali shkodran Zef S.Harapi, mbështetur fort prej prijësave të
malsive që rrethonin fushën, që ishte kthyer në arenë luftimesh ,si Kol Toma i
Vels e Gjin Pjetri i Skurajve në fillim të shek.XX-të,për Pamvarsi Kombtare.
Këto kryengritje patën dhe dëshmorë e tyre,si Gjok Dod Shkreli, Kolec Marku, Llesh
Sokoli, Pjeter Bici, Tom Xhuxhi, Nikoll e Pjetër Miri, Kol Bori, Ded M.Ulaj. Mirash
M.Ujka,apo të plagosur si Ujkë Hasi e Rekë Voka.Në shkrime më të hershme janë
përmendur edhe pjesëmarrës e dëshmitar si Pal Buli nga i Bregu i Mats i Poshtëm dhe të tjerë nga ai
i Sipërm. Këta dëshmorë e luftarë kujtohen me nderime të mëdha si dëshmorë të
Atdheut. Për këta dëshmorë kanë shkruar shumë studiues e figura të njohura kombëtare
dhe ndërkombetare, si Franc Nopça,Hil Mosi,Ndoc Nikaj,Marin e Aleksander
Sirdani, gazeta shqiptare në Sofje "Liri e Shqiperisë",tetor 1912 e
K.Dakos e deri te Baki Dollma në Krujë. Eshtrat e tyre prehen në vorrezat e Gurëzit,sot
në administrim nga komuna e Fushkuqes,në
Shkoder dhe në Krujë. Banorët e kësaj treve rrezikuan edhe gjatë periudhës së
Luftës së II-të Botnore.Sherif Binaku 1895-1982,i cili kishte punuar në kantierin
e sharrave të Potokut edhe me shumë puntorë vendas, kishte bërë edhe vizita në
Itali deri më 1939, kishte arritur të kuptonte synimet italiane për ekspansion për ta kthyer
Fushkuqen dhe Shqipërinë në një koloni ku mund të shfrytëzonte resurset e saj
të mëdha duke përfituar nga krahu i lirë
i punës, varfëria e trashëguar nga pushtimi i gjatë turk. Do të ishte ky burrë
që do të organizonte dhe të shpërndante armët për rezistencë gjatë vijës
bregdetare ku mund të zbarkonte ushtria pushtuese e imperializmit italjan më 7
prill 1939.
Lufta e Dytë Botërore
Shumë djem dhe burra rrokën armët ose u radhiten në brigadat
partizane për dëbimin e pushtuesit nazifashist,fat i mirë që dëmet në njerëz
kanë qenë minimale, vetëm një dëshmor i rezistencës pasive si Mehmet Bajrami,22
vjeç, vrarë në tetor 1944 nga pararoja e ushtrisë gjermane në Pyllin e Butë dhe
një partizan Brigadës XXIII-të, Çup Veseli, vdekur nga të ftohtit në ndjekje të
ushtrisë gjermane në malësinë e Lezhës. Në përgjithësi ushtarët e postave
bregdetare italiane dhe gjermane , në veri të Gjirit të Rodonit dhe në Potok të
Vjetër, nuk kanë kryer krime ndaj popullatës vendase me përjashtim të vdekjes
së dy vetave, kur pas largimit të gjermanëve shkuan në vendin e minuar për të
demontuar ,për të marrë barutin e minave apo predhave. 20 Nëndori 1944 mbahet
mend nga të vjetrit,ushtria naziste në ikje kreu shpërthimin në qemerin e kokës
së Urës së Zogut, presioni fiku qirat dhe konilat në Alk,Gurëz,Gorre. Pjesëmarrës
në këtë luftë dhe që u goditën më
pas,pas largimit të ushtris gjermane,fillimisht akuzoheshin për dezertim nga
ushtria shqiptare, që kthehej në veri për të kryer masakra ndaj kushërinjve të
tyre në M. Madhe siç kishte ndodhur më 28 Gusht 1946, në Gurëz ku u masakruan 10 veta , dhe mbas pesë javësh
do të ekzekutoheshin Dhesh Mirin, Ndue Gj. Ucin dhe Tom N.Keqin më 30 tetor
1946,Postrribë,Vermosh etj. Në fillim provokoheshin që të largoheshin nga
vendbanimet në drejtim të miqve në Kurbin, Ishëm,matanë kufirit në Mali i Zi,
që të binin në kurthin që ngrinte bashkëpunimi ndërshtetror, pastaj fillonte
përndjekja dhe eliminimi. Pre e kësaj "loje" në Shijak ishte oficeri
Ded Miri(1915-1945),Sali V.Doda, komandanti i parë i postës kufitare të
Fushkuqes që në kohë e mbretrisë, v.1935,i cili në fillim u dënua me
vdekje,pastaj me burg të rëndë,tregtari Pashk Hoti 1917-1953,Marash, Frano,Gjek
e Pjetër Miri e shumë të tjerë.
Mikpritja,solidariteti vllazror.
Malsorët katolikë dhe muslimanë me të drejtën e paralindjes
këtu,kanë pritur dhe pranuar në gjirin e tyre edhe bujqë të cilët i kanë
trajtuar secili më mirë se shoqi. Nga viti 1925 deri më 1939 mbërrijnë
familje nga rrethet e Plavës dhe Pejës,
me të cilat kanë ndarë jo vetëm token por edhe gëzimet e hidhërimet. Nga
familjet kosovare disa u kthyen e vetëm tri prej tyre vazhdojnë të jetojnë edhe
sot në Gorre. Më 1945 vijnë nga Çamëria
një komunitet i përbërë prej 25
familjesh të dëbuara prej famkeqit, gjeneral Napoleon Zerva,bandat e të cilit
kishin masakruar në lokalitetin Rrezaj të Gumenics edhe Iljaz Nexhipin
1893-1945. Të moshuarat mbajnë mend mysafiret të veshura ndryshe ,të bukura që
më vonë ofruan edhe modele të reja gatimi, e punime dore.
Burrat të pashëm dhe
puntorë. Në Stomin e Stakës banon vetë një nga këto familje,pasi të tjerat
pas dy vjetësh qenë larguar për në Milot e qytete të tjera. Festat fetare dhe
lokale nuk janë normale e të gëzueshme
pa vizitat e ndërsjella. Në këto festa gatimi specjal ishte,Djathi i Zier,rrethuar
me mjaltë,familjet e varfra dhe me sheqer,fruta të thata,etj. Mikpritja u
provua edhe gjatë luftës me Serbinë në pritjen e kosovarëve më 1999.
Shkolla e Parë Shqipe. Deri kur
erdhën austriakët 1916 shkollimi i fëmijëve kryhej në Shkodër,pastaj këta ndërtonin
rrugën mbi Vromin e Vjetër dhe montonin teleferikun Milot-Laç,hapen një shkollë
fillore pranë Haneve të Gurëzit me mësues priftërinj si F.Fishta.Mësuesi i parë
laik ishte më 1919 Gjush Komani,shkodran. Ky vit është shënuar edhe si fillim i
arsimit në Fushkuqe. Mësues të tjerë kanë qenë më 1935 Kol Jakova 1916-2002,
H.Pengili,Prëk Gj.Doda 1923-1945,Nush Ndoci 1936-2005,Agustin Preçi,Nurie dhe
Hysni S. Tahiri,Rrustem Martini 1911-1999 ,Albert e Hajrie Martini,Nikoll
Tarja,Nikoll Toma, Gjek e Drane Toma,Tom e Prëna Pretashi,Kol e Tringa
Pretashi,Pashuk e Gjok Bici,Malush e Nadire Çela,Pjeter e Gjelina Shkreli,N.Preka,V.Staka,R.
Vata-Deda,Zef Bardheci,Avdyl e Feride Martini,B.Mehi,V.Selimi,
,Xh.Martini,P.Vata,Gj.Duli,Gj.Luka,S.Çeka,etj.Shkolla e mesme, sot Gjimnazi
"Shtjefen Kurti" u hap më 1980,drejtor i parë ishte Luigj Tarja.Ky gjimnaz sot numëron 328 nxanës
dhe drejtohet nga Luigj Deda.Mund të quhet progres shkollimi 98 % i popullsisë
por regresiv mënjanimi nga degë si filozofi,arte,mjeksi,mësimi i gjuhëve
perëndimore,pranimi selektiv në shkollat e larta. Nga kjo trevë vinte Zef Bici
dhe një shkëndi gjeniu si Prof. Frano Alkaj 1905-1992, laureuar në
Universitetin e Gjuhëve Antike të Bukureshtit.
Kooperativizmi
1946-1991. Reforma u krye më 1946 dhe kooperativat e para u krijuan
shtator-tetor 1956. U fillua me trajtimin e bujqve me modelin ala
gjerman"me patate në xhep",por prodhimi gjerman konkurroi botën në
bujqësi,prodhim automobilash, anijesh, avionësh, shkencë, mjekësi edhe pse fuqi
humbëse, ndërsa bujqësia jonë pati disa arritje në rendimente, Fushkuqja niste
me mijëra ton drithëra drejt magazinave shtetnore,po kaq mish, qëngja dhe pse
ishte pjesë e një shteti fitues në koalicionin antifashist dhe në fund një
pjesë e madhe bujqish, merrnin me vete në kohën e ndertimit me krahë të
oxhakëve në plantacionet e orizit, marmalatë sipër bukës së misrit të papjekur
mirë për mungesë dru furre, për të mbajtur një industri.
Pluralizmi. Një nga të mirat ishte
shkëputja nga qendra malore e Krujës ekcentrike. Ajo na quante zonë e thellë
fushore,ku kishte shumë filoperëndimorë. Kjo u arrit më 1992-in. Nga kjo kohë
komuna bregdetare është drejtuar nga drejtues vendas si Nikoll Toma,Marash Vata
dhe Dedë Keraj.
Kultura. Për drejtimin e aktiviteteve kulturore
dhe që kanë nderuar vendin në shkallë
kombëtare janë dalluar poeti dhe regjizori Gjergj Uci, këngtarët Paulin
Trieshi,Sokol Preçi,instrumentisti Altin Toma, lahutarët Marash Bici, Pjetër M.
Ujka. Nuset e para që erdhen me vel të bardhë këtu më v. 1938-40, ishin Katrina
e Kap. Ded Mirit dhe Maria e Dr.Llesh Mirit.Ky i fundit kur ishte në gjimnazin
e Shkodres, ishte me orkestrën fymore të shkollës,i binte trombës. Kostumi më i
vjetër këtu është Xhubleta,thonë se është 4000 vjeçare dhe mbizotëruese në
Ballkanin Perëndimor, nga të cilat mund gjenden sot shtatë të tilla, dhe vetëm njëra me të gjithë
aksesorët. Kapica e bardhë malësorësh e fundit , mbahet prej Marash Gjek
Ucit-1923. F.Noli 1880-1965 ka thënë se Shqipëria i ka qytetarët në fshat. Në
F.Kuqe ndodhet lapidari i Skënderbeut, ngritur më 1968. Në Gurëz ëshë lapidari
i Martirëve të vitit 1946.Komuna duhet
të ndertojë Përmendoren e Dëshmorëve të Pamvarësisë nga F.Kuqja.Pas viteve `90
po abuzohet me emrin malësor, të tillë njihen vetëm banorët e Malësisë së Madhe dhe ata që mbetën në
dimërishtet bregdetare deri në Kepin e Rodonit. Me këtë emër thirren edhe malësorët
e Skocisë.
Sporti. Nga F. Kuqja kanë dalë sportistë
si Mark L. Meta ,kampion ballkanik në hedhje gjyle, Marinda Preka,kampione kombëtare
në atletikë, Pjetër Pllumbi atlet i "Partizanit",mundësi Fran
Vata,etj. Mësuesi i përkushtuar Rrok Vata, ka dhënë një kontribut të
rëndësishëm në ngritjen e grupeve sportive në Fushkuqe, ka përfaqësuar rrethin
e Krujës në olimpiada dhe në festivalin e Lojrave Popullore në Peshkopi më
1979.
Etimologjia
si zbavitje me emërvendin. Barleti na e ka lënë në gjuhën latine,më e
përdorura e kohës,e përkthyesi S.Prifti më1967 e përshtat me Fushkuqen e
sotme,por këtu nuk ka ndonjë gjë të kuqe për të justifikuar cilësorin, veç disa
bimëve kripdashëse të cilat rriten në lagunë deri te vendi i quajtur Dardha e
Kukalit, që gjatë vjeshtës së dytë marrin ngjyrë të kuqerremtë. Unë mendoj se
për të shuar kureshtjen, duhen marrë parasysh edhe prejardhje të tjera më
përfaqësuese si Kepi dhe Gjiri i Rodonit e meqënëse fusha është në vazhdim të
rrugës fundore,bregdetare mund të jetë me të njëjtin përcaktor,Fusha e Rodonit
dhe ky nga zbunimi i emrit të shejtores
Veneranda shkurt Randa, Rodoni që më vonë u quajt Shne Prendja,Ylli i Mëngjesit
, Hylli i Dritës,Kcilla.Sipas M.Shufflai-t 1879-1931,themelet e kësaj kishe
ishin diktuar në rrënojat e qytetit antik të Durrësit.Me emrin e kësaj
përendeshe që njihet si përendeshe e Dashuris Hyjnore,mendoj se lidhen edhe
emrat e disa qyteteve ilire si
Amante,Skutari(=Scuttari=shkyptari=Dassuria=Dusseri,(Epi)Te+Amn,
Tiamëria,Tossëria,(Man)scuria
,Shkupi,Sa-Randa,Ti-Randa,Drania,Beranti,Rada,Kurata,Tarini).Nga Capo (di
Rodoni) ndoshta u thirr
Agapia,Amantia=Gjapshi,emri i segmentit fundor të lumit ,që thirret
sipas vendeve ku kalon ,i Tiranës,i Ishmit.Hir Plotja ,Boll
Hirja,Hirësia,lat.Gratia Plena, ndoshta në latinisht dha (Grati)A -lbenia e
shumë të tjera si,Kiri,Lotaj,Piloti,
T`Plani,Tepelena,Bolena,Bollano,Lena,Blendi,Bëllana,Al-Bulena,Avlona ,prandaj
katolikët e ritit lindor të Provinces së Prevalit që nga shek.XI-të e adhurojnë
Hirploten si Pajtoren e Shqiperisë,Zojen e Këshillit të Mirë.Njëra prej kishave
të F.Kuqes,ajo më e vjetra mban këtë emër. Pashko Vasë Shkodrani 1825-1892
ishte në këtë linjë kur u bënte thirrje bashkatdhetarve : "Feja e shqyptarit
asht Shqyptaria" !? Simbolet që mbart shqiponja e flamurit "V"
mes dy qafave dhe "A" mes dy kambëve mendoj se deshifrohen me emrin
kombëtar VenerA=Arberia ,ndersa po të lexohet nga poshtë lart ndoshta A-V mund
të japë një sinonim të një territori shqiptar në kohen e Venedikut, pjesë e së
cilës është sot Shqipëria Londineze. De fakto shqipja e vërtetë nuk ka dy
kokë,nuk është e zezë si xhubleta e malësores, nuk nxjerr flakë nga goja dhe
nuk di ndonjë gjuhë!? Ipe thirret në zbunim dhe Ipe-shkvi,tjara e të cilit që
vendoset në kokë në raste ceromonish fetare apo mitera ka dy kinde dhe për hater të pajtimit kombëtar,
rilindasit krijuan një shku-ipe. Kështu u veprua dhe me K.O.M.B.-in nga komb,
ropë,njerëz të një familjeje,fisi,të një rodi,që ndajnë një dashuri bashkë dhe
mund të jetë në familjen me,bie fjala home,angl. apo homogeno it .Emri i vendit
Shqiperi dhe konstelacioni i ri, K.O.M.B.-i mendoj se janë konsensualë dhe
mesjetarë. Etimologët e sotëm nuk kanë bërë gjë tjetër,vetëm sa kanë përsëritur
ata më të vjetërit .Edhe sot një grup shtetesh nuk na njohin me emrin Arbëri,
Albani as Shqipëri,pasi Arbëria dhe Albania mund të jenë shprehje të
binjakzimeve,siç ndodh rëndom sot mes qyteteve, përkatësisht me shtetet italiane
si Venediku dhe Napoli ?! Leximi mbrapsht i këtyre emër-vendeve është shprehje
e tolerancës pa prishur harmoninë. Mendoj se emri latinisht i një tip shqiponje
ndoshta mund të hidhte dritë të re mbi disa toponime shqiptare.Për ata që nuk
pranojnë versionin fetar,Imzot Pjeter Bogdani 1630-1685,shkruante në vepren e
tij madhore "Cuneus Propfetarum",se ishte një kohë përshtatjesh, prandaj
kjo mund të jetë një arsye shtesë e mohuesve për ta sublimuar këtë periudhë,kërkojnë deri me
rrënjë bimësh,kafshësh, etj. Për rastin tonë F.Kuqen ,në linjën e mohuesve,rekomandoj
variantin e hidronimit vorbëza në drejtimin P-L sipas drejtimit të rrugës së
vjetër të Shtrazes ,ku rritet një lloj bime me emrin e formuar nga metateza e
vorbë-zha=zha-var.Vetë hidronimi vorbëz,grykë e vjetër e Matit me shtrat
zha-vori, ku vorbollonte uji dhe kjo e fundit duhet të ketë ardhur nga forma
e orendisë shtëpiake për zierje
vegzh,apo nga ena ku shkrihen metalet,kuç.Fusha që shtrihej në kiç të vorbzës u
quajt Fushkuqe.Vorbëza, e cila fillonte pranë limanit , që ushqehej me ujë nga Shëllinxa nëpërmjet Trapakeqit,
ishte një vend mjaft i njohur për krapin e kuq dhe shpendët e egra që nxinin
siperfaqen e saj.Emërvendet si livadhet,Toka e Shën Gjergjit,Gjinazesi me
Trojet e Kishës së Shën Mërisë,Kneta e Zef Mirit,Ura e Pashko Deds në Ranza,Pusi
i (Çul e Bec) Patanit,Stomet e Bardha,Stomi i Çap Dod Shkrelit .(F.Cordignano
shkruante, se më parë këtu ishte Hoti,ky thirri Shkrelin?! Fran Bardhi
1606-1643 në veprën e tij "Apologjia e Skenderbeut",botuar në Venecia
prej Mark Gjinit më 1636,botim shqip i vitit 1957,fq.8 shkruan se Kastriotët
janë malsorë nga rrethi i liqenit të Shkodrës. Në një tubim shqiptarësh në ShBA referuesi N.Veshtaj permendte se
"Skënderbeu u lind në Gurëz", dokument vidio i 28.nënd.1996.Autori
ishte mbështetur në një liber që ia kishte dhuruar H.Dostit. Nga terrakota e
shek.VI-të,kokë e gruas zadrimore, zbuluar
më 1973 jo larg Fushkuqes në Arapaj,Durrës,mund të gjykohet se banorët
të Fundinave të Drishtit popullonin edhe
fushen bregdetare nga veriu ,që alternohej me popullsi labehote rreth liqenit
të Hotit. Fundinat e Drishtit, tashmë gërmadhë nga inkursionet turke,prej nga
ishte Mitër Frani 1443-1525, arkëtarit të Skënderbeut dhe kronikan i tij ,mund
kenë dimëruar këtu, ndoshta këta i dhanë emrin e vendit nga vinin,e fqinjëruan
me trashëgimtarët e Marës te Gjok S. Balshajt dhe Lenës te Gjurashajt ,bijat e
Kastriotëve dhuruar këtë hapësirë nga familja si pajë. Të vjetërit këtu, kur i
kemi pyetur, na janë përgjigjur shkurt, ikën u ra epidemi,por nuk thonë nga
shkuan. Nikoll Gazulli 1891-1946 shkruan se Alku e mori emrin prej alkajve të
Kelmendit,ky një fakt që tregon për vazhdimësi banimi të fushës pa ndërprerje
apo me ndërprerje të shkurtra. Një dëshmi tjetër na sjell në librin me
heraldika, studjuesi J.Brahaj në kohën e principatave, stema e vitit 1355 e
cila përdorej në fushën poshtë lumit Mat, përkatësisht Fushkuqja,e cila paraqet
një kokë ujku me ngjyrë të zezë,në sfond të artë, me gojën të hapur nga ku
zgjatet gjuha në formën e fuzhnes me tre grepa,ndoshta tri vllazëritë e fundit
balshjane,njëkohesisht mjet me të cilin kapet peshku,por në rastin e stemës
duket se ka kuptimin se, gjuha kocka nuk ka po kocka thyen ,e
folura,elokuenca,arsyeja duhet ti paraprijë veprimit,atë që e zgjidh fjala s`ka
pse ta zgjidhë arma.
Poshtrake. Fushkuqja dikur lagje, është sot qendra administrative
e ngritur mbi ish-territoret e trevës së vjetër të Gurëzit që më 1944, numëronte
disa njësi tregtare,ka një popullsi rreth 9 mijë banorë me të ardhura mujore
150-200 $ / frymë, vendosur në 5 qendra banimi as fshat as qytet,me sipërfaqe
të përgjithshme rreth 6,3 mijë hektarë prej të cilëve 2800 bujqësore, një
shtrirje të madhe gjatë 10 km bregdet dhe një vend me resurse të mëdha
agro-bujqësoro-turistike. Riparimi i rrugës, rikthimi i plazhit dhe molit ,
duke larguar depozitimet lumore e
thelluar gjirin detar do të rrisin të ardhurat dhe rëndësinë e kësaj
komune fushore. Burimet e pashtershme me uji kristal, inertet e pa
fundme,peshkimi,ditët me Diell, me pak erë
Murlani,me ajër të pastër që
përshkon bjeshkët e Kthellës ,e bëjnë atraktiv këtë vend jo vetëm dimrit, por
edhe në stinë e tjera ,jo vetëm për emigrantët e saj ,por edhe për investitorët
e huaj.
Ndue HOTI
Comments
Post a Comment