Stefan Cvajg për muzikën dhe Njerëzit
Kush është Stefan
Cvajg
Stefan Cvajg u lind në Vjenë në një familje industrialistësh
të pasur. Studioi në Austri, Francë dhe Gjermani. Në vitin 1913 u vendos në
Salzburg, pas udhëtimeve të shumta. Në 1914 u martua me Friderike von Winternitz,
e cila i dërgonte letra si admiruese e tij qysh në vitin 1901, edhe kjo me një
të ardhme si shkrimtare. Vepra e parë e Cvajgut, “Silberne saiten”, një përmbledhje me poezi, u botua në vitin
1901... Fillimisht, Cvajg u bë i njohur si poet dhe përkthyes, e më vonë si biograf,
tregimtar dhe shkrimtar. Në veprat e tij radhiten biografia për Zhozef Fushenë
(1929), burrë shteti francez, vëllimi me tregime Konflikte (1925). Esetë e
Cvajgut përfshijnë portrete të Honore de Balzakut, Carls Dikensit, Fjodor
Dostojevskijt, Fridrih Holderlinit dhe Hajnrih fon Klajstit. Shume filma janë
bazuar në shkrimet e Cvajgut, më i famshmi ndër të cilët është “Letra nga një e panjohur”, me regji te
Maks Ofulsit
Ai mbahet mënd si biograf, eseist, tregimtar, si dhe
kozmopolitan, dhe mbrojti idenë e një Evrope të Bashkuar nën një qeverisje.
Cvajg fitoi famë me biografitë e tij te gjalla dhe zhbiruese për personazhe historike,
biografi në të cilat përdori teoritë psiko-analitike. Mes veprave më të njohura
te Cvajgut është Baumeister der Welt (1936), një përmbledhje studimesh
biografike. Në vitin 1930, arriti të bëhej një nga autoret me të përkthyer në
botë. Udhëtimet e tij të gjata e çuan në Indi, Afrikë, Amerikën Veriore dhe Qendrore,
si dhe në Rusi. Mes miqve te tij ishin Maksim Gorki, Rainer Maria Rilke, August
Roden dhe Arturo Toskanini.
Shkrimtari i madh Stefan Cvajg (Zweig) përmblodhi në jetën e
tij të gjallë një nga koleksionet më të mëdha në botë të dorëshkrimeve muzikore
të autografuara, duke iu shmangur nazistëve që e ndiqnin hap pas hapi
Nga Stephen Maughan*
Shkrimtari austriak Stefan Zweig është shpallur gjerësisht
si një nga shkrimtarët më të talentuar në fillim të shekullit të njëzetë duke
botuar një numër biografish të suksesshme, tregimesh dhe romanesh, përfshirë këtu
dhe pjesën e tij aq befasuese “Prehur në
mëshirë” bashkë me thrillerin psikologjik ‘Letër nga një Grua e Panjohur’ (e cila u shndërrua në një
aktivitet klasik të Hollivudit realizuar nga regjisori Max Ophüls më 1948). Librat
e Zweig u përkthyen në më shumë se 30 gjuhë. Kritiku letrar Nicholas Lezard i
gazetës Guardian e përshkoi në atë kohë si “një
nga mjeshtrit e vërtetë të letërsisë dhe se ai e kishte vendin atje pikërisht ku
ndodhej edhe Maupassant, Chekhov, James, Poe apo në të vërtetë me këdo që
kujdeseni për ta vendosur aty.”
Sot, megjithëse popullariteti i tij është në rënie e sipër dhe
janë gjithnjë e më të pakët ata që e lexojnë veprën e tij, duhet të dihet se ai
ka pasur një dashuri të thellë për muzikën apo atë që ai edhe kompozitori
Richard Strauss arritën dhe e sfiduan një moment Adolf Hitlerin më 1935. Zweig kishte
një koleksion të famshëm privat prej gati 4,000 dorëshkrimesh muzikore të
autografuara drejtpërdrejtë nga autorët e tyre dhe që tani aktualisht janë pjesë
e koleksionit të British Library në Londër.
Zweig e filloi koleksionimin në moshën pesëmbëdhjetë vjeç,
kur ai blente çfarëdo dorëshkrimi që mundej të kohës dhe ndërsa kalonin vitet
dhe suksesi i tij në letërsi, po aq rritej edhe mundësia e tij që të zgjidhte dhe
të qëmtonte me kujdes nga kompozitorët e shquar që pëlqente më shumë, të tillë
si Mozart, Chopin, dhe Schubert. Ai koleksiononte po ashtu dorëshkrime letërsie
nga shkrimtarët që admironte ku përfshihen këtu edhe Goethe, Shelley, dhe
Fontaine, po aq sa edhe nga autorët e tij bashkëkohorë, të tillë si poeti
Rainer Maria Rilke dhe autori Herman Hesse, që ia fali në të gjallë atij të
gjitha punët e veta.
Gjithsesi, ndërsa koleksioni i tij në letërsi mbetet i
mrekullueshëm, nuk është aspak habi që shkrimtari edhe do të arrinte që t’i koleksiononte
ato. Ajo që i ka interesuar më shumë si shkollarëve dhe atyre që kanë interes në
muzikën klasike, është koleksioni thellësisht mbresëlënës i dorëshkrimeve, ku
ndodheshin punët më të mira të kompozitorëve më të mirë të kohës. Shkrimtari i
temave të muzikës klasike Oliver Neighbour (I cili ishte super-mbikqyrës i
muzikës së dhomës të BL1 nga
1977 deri më 1987) e pranonte veçantinë e koleksionit në Musical Times. Ai
shkroi:
“Gjatë katër dekadave të koleksionimit të tij, ai (Zweig) nuk
shikonte vetëm për dorëshkrimet që ishin më karakteristike por edhe për punët e
veçanta të cilat qëndronin mes arritjeve më të mëdha të autorëve të tyre.” Në
veçanti, Mozarti ishte një mrekullitë që e tërhiqte më shumë Zweig dhe në
koleksionin e tij përfshihen kompozime të Mozart që nga viti 1784 deri në
vdekjen e tij më 1791, madje edhe kontrata e martesës, pesë letra dhe madje
edhe njëmbëdhjetë autografë muzikorë, të tilla si Das Veilchen (E vetmja gjë që Mozarti vuri në skenë nga Goethe). Wagner
ishte një tjetër favorit i Zweig, dhe biblioteka mban një rrallë materialesh që
nga viti 1830 deri më 1840, ku përfshihet König
Enzio, Rule Britannia, dhe Die hohe
Braut. Gjithashtu në koleksion janë edhe dhjetë pjesë klasike të Beethovenit,
duke përfshirë këtu “Shkatërrimet e Athinës” dhe gjashtë punë të Shubertit, ku
më kryesorja prej tyre është An die Musik.
Të tjerë muzikantë që mund të njihen në këtë koleksion janë Schütz, Bach, Haydn, Chopin, Mahler dhe
Debussy.
Por ka edhe një kompozim në British Library që Zweig ka arritur
dhe e ka shkruar vetë. Libreti i tij për Die
Schweigsame Frau e Strauss-it (Gruaja e heshtur) pati premierën në Drezden
më Qershor të vitit 1935, dy vjet pasi nazistët kishin ardhur në fuqi. Shfaqja është
lejuar pavarësisht faktit që Zweig ishte një hebre dhe një pacifist i
deklaruar. As Zweig dhe as Hitleri (I dashuruar pas muzikës) nuk e ndoqën pjesën
në sallë dhe opera është ndaluar menjëherë pas plot katër performancash. Shpejt
pas kësaj, Zweig u arratis drejt Anglisë
dhe pozicioni i rehatshëm i Strauss, si president i dhomës së muzikës së
Reich u shkatërrua krejtësisht.
Rrethanat pas bashkëpunimit në mes të Zweig dhe Strauss ishin
të mrekullueshme, çifti i tyre patjetër duhet të kenë qenë miq shumë të mirë dhe shokë të vërtetë dhe do të qëndronin të
pandashëm dhe nëse nuk do flitej për këtë periudhë kaq të vështirë për historinë
e Gjermanisë ata do mund të ndanin edhe shumë gjëra të tjera. Zweig e kishte
admiruar gjatë në distancë Strauss dhe vetë Strauss kishte qenë munduar shumë për
një shkrimtar për veprat e tij, kohë që nga vdekja e mikut të tij të mirë Hugo
Von Hofmannsthal më 1929. Zweig dhe Strauss fillimisht u takuan me njëri-tjetrin
në performancën teatrore të Ben Jonson (“Gruaja e heshtur”) më 1931 dhe ranë
fill dakord mes tyre që të bashkëpunonin për një adaptim të pjesës në opera. Në
këtë kohë, Zweig i dërgoi tekstet e tij drejt Strauss në Janar të vitit 1933, kohë
që përkonte me dy javë pasi Hitleri tashmë kishte ardhur në fuqi.
Strauss e mbaroi pjesën e tij më tetor të vitit 1934, por
nga ajo kohë veprimet e tij ishte gjithmonë e më shumë alarmante te Zweig, librat
e të cilit po dënoheshin dhe digjeshin
nga nazistët. Zweig u frikësua shumë kur
vetë Strauss refuzoi të pranojë artistët hebrenj në teatër. Ai ishte konfuz kur
Strauss shtoi dhe emrin e tij te një letër që e etiketonte shkrimtarin Thomas
Mann “jo-nacionalist.” Strauss, në atë
kohë, sapo kishte pranuar sugjerimin e Dr. Goebbels, që të bëhej presidenti i
Dhomës së Muzikës së Rajhut apo si do t’i shkruante: “Hiqi të gjitha shqetësimet e racës dhe dyshimet politike të cilat janë
të pakuptueshme për mua dhe që në mënyrë të panevojshme e ulin poshtë mendjen
tuaj artistike” dhe kjo është edhe e fundit gjë për Zweig në lidhje me të.
Ai i dërgoi Strauss një letër me mllef në të cilën pretendonte se nuk do të
punonte më me të dhe që veprimet e Strauss kishin mbështetjen me reputacionin e
tij ndërkombëtar.
Në përgjigjen e tij, Strauss, i sugjeroi se duhej të punonin
së bashku por në mënyrë sekrete në më shumë shfaqje dhe mbrojti pozicionin e
tij në presidencën e Dhomës së Muzikës duke pretenduar se “do ta kishte pranuar këtë zyrë të nderuar kaq ndjellëse madje nën çdo
qeveri që do kish ardhur në fuqi”. Pak ditë më vonë, kur ishte premiera “Die Schweigsame Frau”, Zweig refuzoi ta
ndiqte dhe po ashtu edhe Hitleri nuk shkoi në shfaqje. Hitlerit iu dërguan
kopje të epistolarit të Strauss/Zweig nga ana e Gestapo. Shfaqja u anulua dhe
Strauss u detyrua të lerë zyrën e tij.
Ai e kaloi të gjithë pjesën tjetër të pushtimit nazist duke mbrojtur të
afërmit e nuses së djalit të tij që ishte herreje, por gjithsesi pjesa më e
madhe e të cilëve u vra në kampet e përqendrimit.
Më 1936, Zweig lëvizi drejt asaj që në atë kohë e etiketonte
si“atmosfera civile, e sjellshme, e pangucur,
pa urrejtje” e Londrës dhe filloi punën mbi biografinë e Mbretëreshës Mari
të Skocisë. Ai, po ashtu, shkroi se çfarë provoi të ishte libri i tij më i
suksesshëm, “Prehur nga Mëshira”, një
roman goditës dhe i fuqishëm për sa i përket fajit dhe përgjërimit, i cili është
frymëzuar shumë nga dy gjëra: fillimisht prej divorcit nga gruaja e parë e tij
dhe tashmë dhe takimi i tij javor me të moshuarin Sigmund Freud (që ishte po
ashtu në Londër). Zweig u martua me sekretaren e tij, Charlotte Altmann, më
1938, dhe ata morën shpejt edhe qytetarinë britanike. Pas Luftës së Dytë Botërore
që shpërtheu një vit më vonë, ata u drejtuan për në New York. Ishte tamam atje
vendi ku ai mbaroi biografinë e tij, “Bota
e të Djeshmes”, një shikim i thellë nostalgjik për jetën e tij.
Më 1940 viza e përkohshme e Zweig në SHBA mbaroi dhe ai iku që
të vendosej në Brazil, ku menjëherë pati një mikpritje të madhe, kohë kur shkroi
librin “Brazil, vendi i të ardhmes”, në
të cilën ai ekzaminoi historinë dhe kulturën e vendit. Zweig, sërish dhe sërish,
u mundua të bindte veten se Brazili do t’i ofronte atij një fillim të ri, që
ishte ende tema e vërtetë e librit në atë që kish humbur Zweig. Dhe, pas rënies
së Singaporit, tek nazistët më 1942, Zëeig u bë edhe më i deziluzionuar me gjendjen
e botës. Pasuria dhe fama e tij s’ishin të mjafta për një njeri që i kish
vendosur të gjitha shpresat e tij në një humanizëm të ri plot paqe të botës. Në
shkurt të vitit 1942, Zweig mori përveç jetës së tij dhe të shoqes pasi kreu një
vetëvrasje dyfishe sëbashku me të. Shënimi që la shpalli se: “Evropa mbaroi, bota jonë u shkatërrua”.
Zweig na ka lënë neve një koleksion mbresëlënës, si të dorëshkrimeve
në letërsi ashtu edhe në muzikë po ashtu edhe disa romane të mrekullueshme, tregime
të shkurtra dhe biografi-të gjitha të krijuara në pjesën më të zhurmshme të
historisë. Por trashëgimia e tij mbetet në koleksionet e BL dhe në një vend
tjetër në Universitetin e Shtetit të New York-ut Fredonia, dhe në botues të
pavarur që e kanë mbajtur atë në botim.
1-British Library
* Stephen Maughan
është një gazetar freelance dhe një koleksionist librash nga Sussex nga Anglia.
Ai ka shkruar një numër artikujsh për “Brezin e Humbur” dhe së fundi mbaroi dhe
tezën e tij të universitetit mbi jetën e Jack Kerouac.
Përktheu nga
origjinali Ben Andoni
Comments
Post a Comment