SENAKERIBI : Unë kam rrënuar, kam shkatërruar me zjarr, unë përfundimisht kam fituar
Senakeribi 705 - 681 p.e.s.) ka qenë sundimtari i dytë i një
dinastie mbretërish asirianë, që e zgjeruan perandorinë e Asirisë deri në
përmasat më të mëdha që arriti në të gjitha kohërat. Ai themeloi, në Niniv, një
kryeqytet madhështor që do të bëhej qendër e rëndësishme kulturore. Një kanal i
gjatë 10 kilometra, i hapur nga mjeshtrit e mbretit, çonte ujin e burimeve të
malit deri në pallat. Muret e pallatit ishin veshur me pllaka të mëdha
shkëmbinjsh ranorë, në të cilat paraqiteshin skena lufte.
Senakeribi u zgjodh si trashëgimtar nga i ati, Sargoni,
ndonëse ai nuk ishte djali i madh. Zakoni për të zgjedhur trashëgimtarin
ndërmjet djemve të tij, në vend që, si rregull, t'i jepej pushteti djalit më të
madh, ka qenë shkaku i shumë revoltave të pallatit dhe i shumë vrasjeve. Vetë
Senakeribi u vra nga dy djemtë e tij në luftën për pushtet.Trashëgimtar i
caktuar, Senakeribi u rrit dhe u edukua për të marrë pushtetin në
"Tempullin e Trashëgimisë", ku u përgatit për t'u bërë "Mbret i Madh,
Mbreti gjithëpushtetshëm, Mbreti Universit, Mbret i vendit të Asurit".
Pas kurorëzimit, Senakeribi ndërtoi dhe restauroi shumë
tempuj dhe ndërtesa publike në të gjithë perandorinë.Përmirësimet në sistemin e
kanalizimeve për ujitjen e prodhimeve bujqësore e rritën pjellorinë e tokave.
Nën drejtimin e mbretit, Ninivi u bë një kryeqytet i denjë për një sundimtar të
një perandorie kaq të madhe. Sheshet e mëdha dhe shëtitoret e gjera, të
shtruara me kalldrëm, "ndritnin si pasqyrë". Qyteti ishte rrethuar me
dy mure, të ndërtuara me blloqe shkëmbinjsh ranorë shumë të mëdhenj. Muri i
jashtëm, krenaria e mbretit, ishte "i lartë sa një mal".
Jashtë qytetit, hapësira të shumta të gjelbra ishin
zbukuruar me bimë ekzotike që merreshin nga vende të ndryshmetë botës. Ndërmjet
tyre gjendeshin edhe bimë pambuku, që asirianët i quanin "pema e
leshit". Mbreti ndërtoi brenda qytetit një pallat të pakrahasueshëm, i
cili kishte më shumë se 80 dhoma.
Fakti, për të cilin Senakeribi është dënuar botërisht, është
shkatërrimi i Babilonisë, qyteti cili konsiderohej i shenjtë, si "lidhja
ndërmjet qiellit dhe tokës". Mbretërit asirianë të mëparshëm e kishin
trajtuar këtë qytet me durim dhe respekt. Zemërimi i verbër i Senakeribit
kundër qytetit gjithnjë rebel e nxiti atë të hakmerrej. Ai shpalli: "Unë
kam rrënuar, kam shkatërruar me zjarr, unë përfundimisht kam fituar".
I pakënaqur me këtë, ai ia ndryshoi drejtimin ujit të
Eufratit për në brendësi të qytetit dhe tullat e papjekura, prej argjile, të
mureve, u kthyen në baltë. Babilonia pushoi së ekzistuari. Kur Senakeribi u
godit për vdekje me statujat e perëndive që kishte përdhosur, babilonasit panë
në këtë fund tragjik ndëshkimin për sakrilegjin e tij.
I lindur në Jeruzalemin e shekullit VIII, Isai u bë profet,
zëdhënës i "Zotit të Shenjtë të Izraelit", pasi iu shfaq Zoti në
gjithë shkëlqimin e tij. Isai predikoi dashurinë e Zotit për popullin e tij,
sepse Zoti i Izraelit kërkonte vetëm virtyt dhe përkushtim dhe jo flijime.
Zoti, paralajmëronte ai, do ta ndëshkojë Jeruzalemin, nëse ai nuk do të arrijë
të largohet nga mëkati. Profetët si Isai kanë futur në shpirtin e popullit
hebre shpresën, e cila i ka mbijetuar edhe pas humbjes së copës së fundit të
tokës dhe pas shpërndarjes së hebrenjve nëpër botë. Kjo shpresë nuk ka lidhje
me monumentet dhe me ritet fetare, por është rrënjosur thellë në besimin e
tyre.Profecia e Isait, sipas të cilës Zoti do ta mbronte qytetin e tij kundër
çdo armiku, e shtyu mbretin Ezekias të sfidonte Asirinë. Vdekja e papritur e 5
mijë ushtarëve asirianë u interpretua si përmbushja e profecisë: Zoti i
Izraelit e mbronte popullin e tij të zgjedhur.
JETËSHKRIMET - KURESHTI NGA JETA E SENAKERIBIT
* Si të gjithë mbretërit asirianë, Senakeribi ishte një
mbretluftëtar, i cili pretendonte se zotëronte pushtetin e perëndisë së tij,
Asur. Historia e ka dënuar Senakeribin, pasi ai ka shkatërruar qytetin e
shenjtë të Babilonisë, dhe profetët eTestamentit të Vjetër nuk ia kanë falur
sulmin kundër Jeruzalemit. Sipas gojëdhënave, perënditë e këtyre dy qyteteve e
kanë ndëshkuar për veprimet e tij shkatërrimtare.
* Edukimi i Senakeribit, si një mbreti të ri qëndronte, para
së gjithash, në mësimin e kalërimit, të drejtimit të karrocave, të gjuetisë dhe
të përdorimit të armëve. Gjithashtu, ai duhej të mësonte gjuhët kryesore të
perandorisë, matematikën, astrologjinë dhe protokollin mbretëror.
* Senakeribi e kaloi pjesën më të madhe të mbretërimit të
tij duke luftuar kundër shteteve rebele. Qytetet që ngriheshin në revoltë
ndëshkoheshin ashpër. Betejat regjistroheshin në Analet e Mbretit dhe shkruheshin
në relieve të mëdhenj, të gdhendur mbi mure. Kudo, mbreti përshkruhet si
pushtuesi triumfues, që dërrmonte armiqtë e tij. Senakeribi e tregon me këto
fjalë fitoren e tij kundër Ezekiasit, mbretit të Judesë: "E burgosa si një
zog në kafaz në qytetin e tij mbretëror të Jeruzalemit. Ai u tmerrua nga
madhështia e pushtetit tim dhe trupat e tij e braktisën, edhe pse njiheshin si
guximtare". Në tregimin biblik thuhet se, të inkurajuar nga profeti Isa,
mbreti Ezekias dhe populli i Jeruzalemit refuzuan të dorëzoheshin. Engjëlli i
Zotit bëri të vdesin atëherë 5 mijë ushtarë asirianë, si ndëshkim për sulmin e
tyre. Në burime të tjera historike, thuhet se shkak i kësaj kasaphane ishte një
dyndje minjsh ose murtaja. Mbishkrimet asiriane nuk kanë ruajtur asnjë gjurmë
të këtij incidenti.
* “Kam sulmuar si një uragan”- Senakeribi është krenuar me
thënjen e vet!
Comments
Post a Comment