SOLONI , Ai themeloi atë që quhet timokraci, shtresëzimi i shoqërisë dhe shpëndarja e pushtetit politik u vendosën në bazë të pasurisë


Soloni (greq: Σόλων) lindi rreth viteve 630 dhe vdiq më 560 p.e.s., ishte ligjvënës dhe Aristoteli e cilësonte Solonin si "babain e demokracisë athinase". Të zhytur në kaosin politik dhe social të shekujve VII dhe VI para erës sonë, pjesa më e madhe e qyteteve greke qeveriseshin nga tiranët. Athina u përpoq ta shmangte këtë regjim, duke zgjedhur Solonin për të zgjidhur krizën shoqërore dhe ekonomike. Soloni vetëm sa e shtyu për disa vjet tiraninë, por reformate tij ishin fillimi i lëvizjes drejt demokracisë dhe i mbijetuan tiranit Pisistrat
Soloni nuk ishte demokrat. Aristokrat që në lindje dhe në zemër, ai ishte humanist. Ai i lehtësoi të varfërit prej borxheve të tyre dhe vendosi një kod, ku pasqyrohej humanizmi. Reformat e tij kishin si objektiv monopolin e aristokracisë mbi pushtetin dhe dy prej institucioneve të saj: Bulea (senati i qyteteve greke) dhe gjykimi prej jurisë së përbërë nga disa gjykatës, luajtën një rol të rëndësishëm kur triumfoi demokracia.
Për Athinën, shekuili VI para erës sonë ka qenë një shekull i trazuar. Shoqëria drejtohej nga eupatridët, aristokratë tokash, të cilët me taksat e tokës i mbysnin pronarët e vegjël dhe i shndërronin këta pothuajse në skllevër të vërtetë. Për më tepër, kjo aristokraci, teknikat ushtarake të të cilës ishin të tejkaluara, tregohej e paaftë të mbronte Athinën kundër fqinjës së saj, Megarës. Në vitin 594 para erës sonë, Soloni u zgjodh arkond i vetëm dhe u ngarkua me riorganizimin e shtetit. Aristoteli ka thënë për të: "Ai mund të ushtronte pushtet absolut, duke u lidhur me cilëndo parti, por ai parapëqeu, duke rrezikuar të mos i pëlqente askujt të bëhej shpëtmtari i vendit dhe ligjvënës shembullor."
Soloni ishte poet dhe pjesa më e madhe e teorive të tij politike janë të njohura për poezinë e tyre, e cila nxjerr në pah një gjithashtu, edhe një humanist. Soloni ishte mishrimi i moderacionit grek dhe ai vendosi një kod të ri për të zëvendësuar ligjet çnjerëzore dhe të rrepta, të imponuara nga Drakoni në shekullin paraardhës (kodi "drakonian". Ky kod isht aq i egër, saqë thuhej se ishte shkruar me gjak). Plutarku tregon se edhe përtacia dënohej me vdekje. Kodi i moderuar i Solonit vendosi parimet ligjore bazë të athinasve për shekujt e ardhshëm. Ai çliroi burrat dhe gratë, që ishin skllavëruar për shkak të borxheve të tyre, duke anuluar borxhet dhe duke ndaluar huamarrësit të linin peng trupin e tyre. Ndonëse ishte racional dhe njerëzor, ky ligj u kundërshtua nga kreditorët që humbnin në këtë mënyrë kapitalin e tyre, por, gjithashtu, edhe nga të varfërit, që nuk mund të merrnin më hua, duke mos pasur gjë tjetër për të lënë peng përveç se trupin e tyre. Kundërshtarët më radikal do të dëshironin një rindarje të tokës.
Soloni i atako problemet ekonomike në shumë nivele dhe jo vetëm duke anuluar borxhet fiskale. Ai inkurajoi zhillimin e prodhimeve për eksport, siç ishin ulliri dhe rrushi. Eksporti i drithërave u ndalua. Përtë lehtësuar shkëmbimet me jashtë, u fut në përdorim një sistem i ri peshash dhe masash, si dhe një para e re. Shteti inkurajoi arizanatin dhe tregtinë
Pushteti ekonomik kishte rëndësi të veçantë për Solonin, që u pasqyrua edhe në konstitucionin e tij politik. Ai themeloi atë që quhet timokraci: shtresëzimi i shoqërisë dhe shpëndarja e pushtetit politik u vendosën në bazë të pasurisë. Për funksionin më të lartë, atë të arkondit, mund të pretendonin vetëm familjet më të pasura. Kjo reformë e theu monopolin e aristokracisë, që ishte e tillë që nga lindja, dhe i lejoi klasës së mesme, të pasur dhe aktive, të orientonte vendimet politike. Historia e shteteve të tjera greke konfirmon urtësinë e Solonit: duke i dhënë një rol politik më të madh klasës së mesme, ai shmangu tiraninë. Legjislacioni i përpunuar nga Soloni nuk mund të quhej, me të vërtetë, demokratik, por edhe qytetarët që nuk ishin në gjendje të mirë ekonomike, tetët kishin vendin e tyre në gjykatat e reja dhe në Asamble, e cila në atë kohë kishte pushtet të kufizuar.
Reformat e Solonit i zemëruan ata që humbën paratë për shkak të anulimit të borxheve. Të tjerët u zhgënjyen, pasi ai nuk ua shpërndau tokën të varfërve, siç kishin bërë tiranët në shtetet e tjera. Vetëm një pjesë e vogël e klasës së mesme mbeti e kënaqur. Në fund të mandatit të tij, populli kishte Asamblenë, gjykatat dhe një këshill, Bulenë. Funksioni i vërtetë i Bulesë në kohën e Solonit mbetej i paqartë, por në shekullin V ajo u bë këshilli politik më i lartë dhe e zëvendësoi Aeropagun e aristokratëve. Pasi mori nga bashkëqytetarët premtimin se ligjet e tij nuk do të ndryshoheshin gjatë 10 vjetëve, Soloni u largua nga Athina . Kur ai u kthye, tirani Pisistrat përfitoi prej rivalitetit të grupazheve, për të marrë pushtetin.
Pas tri tentativave të dështuara, në saje të pasurisë së tij dhe dallavereve Breve, Pisistrati (fillimi i shekullittë 6-të viti 527 p.e.s.) arriti të mbretëronte si tiran në Atinë. Pushteti i tij ishte i paligjshëm, por atinasit përfituan prej politikës së tij. Për ironi të fatit, Pisistrati ndihmoi në zhvillimin e mëtejshëm të demkracisë: meqenëse kishte nevojë për mbështejen e klasave të mesme dhe të ulta, ai e hoqi përfundimisht kontrollin e fisnikërisë mbi shtetin. Ai ndërmorri shpërndarjen e tokave, që kërkohej nga të varfërit, duke konfiskuar tokat e kundërshtarëve të tij politikë. Një program ndërtimesh e zbukuroi qytetin dhe u siguroi punë të papunëve . Gjithashtu, Pisistrati përkrahu kultete popullore të Demeterit, të Athinasë dhe të Dionisit. Athina u bë një kryeqytet kulturor dhe ekonomik i begatshëm.

JETËSHKRIMET – KURESHTI NGA JETA E SOLONIT

Poezia e Solonit pohon se ai nuk ishte demokrat.
U kam dhënë masave pozitën, që u përshtatet nevojave të tyre.
As nuk u kam vjedhur nderin, as nuk i jam nënshtruar lakmisë së tyre.
E ata që kishin shumë pushtet,
Që ishin të lavdishëm dhe të pasur,
Kam gjykuar se asgjë nuk duhej t'i privonte
Nga luksi dhe nga pozita e tyre.
Atëherë u ngrita me mburojën time
Për të mbrojtur të varfërit dhe të pasurit,
Kështu, populli do të jetë më i gatshëm për t'iu bindur
Zërit të udhëheqësve të tij,
Kur kapistra nuk është shumë e lirshme
As shtrëngimi shumë i madh.

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk