Skipioni i hapi Romës rrugën e fuqisë botërore
Skipioni (Publius Cornelius Scipio Africanus Major) lindi më
236 dhe vdiq më 183 p.e.s , gjeneral plot frymëzim, i cili mundi
Kartagjenën.Publi Kornel Skipion Afrikani shpesh është konsideruar si arkitekti
i supremacisë së Romës në botë.Nën komandën e tij, gjatë Luftës së Dytë
Punike,ushtritë romake i përzunë kartagjenasit nga Spanja, e cila kaloi atëherë
nën mbrojtjen romake. Më pas, ai filloi betejën në Greqi kundër mbretit Filip V
të Maqedonisë, i cili mbështeste Hanibalin.
Skipioni e ndryshoi strategjinë e Fabius Maksimit, i cili
kishte lufuar kundër Hanibalit në Itali: ai e zhvendosi frontin e luftës në
Afrikë. Fitorja vendimtare e Skipionit kundër Hanibalit në betejën e Zamës i
dha fund Luftës së Dytë Punike dhe i dha Romës Afrikën. Kur u kthye në Romë,
populli mirënjohës e priti si ngadhnjimtar dhe e përshëndeti me nofkën
"Afrikani", e cila mbeti në histori. Skipioni ka qenë, pa
kundërshtim, një nga prijësit ushtarakë romkë më të shkëlqyer dhe karizmatikë.
Skipioni ishte anëtar i njerës prej familjeve më të mëdha
romake, mori një post drejtues në moshë shumë të re, pas vdekjes në Spanjë të
babait dhe xhaxhait të tij. Fitorja që ai arriti në Spanjë ishte prova e
talentit të tij si gjeneral. Skipioni i stërviste luftëtarët e tij me taktika,
që i kishte mësuar nga vetë Hanibali. Zakonisht, ushtria romake sulmonte me një
rresht ballor, i përforcuar nga afër nga të dy krahët, por dy herë radhazi, në
Bekule dhe në Ilipia, fitorja u arrit duke e ndarë pjesën më të madhe të
ushtrisë, për ta sulmuar armikun nga krahët.
Rastësia e ndihmoi Skipionin kur ai sulmoi shtabin kryesor
të armikut në Kartagjenë. Një zbaticë jo e zakonshme e detit zbuloi murin
verior të qytetit. Ai e sulmoi dhe e pushtoi qytetin, zuri robër, mblodhi
rezerva të çmuara dhe furnizime për ushtrinë dhe mundi të fillonte betejën e
ardhshme me epërsi strategjike të sigurt.
Fitoret e Skipionit në Spanjë dhe në Maqedoni e bënë atë
shumë popullor në të gjithë Italinë, e cila ndodhej vazhdimisht nën presionin e
sulmeve të Hanibalit. Atëherë, Skipioni nisi një fushatë të fuqishme në favor
të transferimit të luftës nga Italia në tokën kartagjenase. Kjo politikë ishte
diametralisht në kundërshtim me atë të Fabiu Maksimit, i cili drejtonte luftën
kundër Kartagjenës që prej disfatës së mynxyrshme të romakëve në Kanë (Itali).
Fabius Maksimi ishte i kujdesshëm nga natyra. Refuzimi i tij
për t'u ndeshur me Hanibalin në një betejë të organizuar e kishte bërë
jopopullor për shumë romakë. Përpara Kanës, për metodate tij që synonin fitimin
e kohës, atij i kishin vënë nofkën "sahanlëpirës i Hanibalit".
Strategjia më e guximshme e Skipionit, që nuk i shmangej përballjes me armikun
në tokën e tij, mori miratimin e romakëve, me gjitë kundërshtimin e tërbuar të
Fabiusit.
Fitorja përfundimtare e Skipionit varej nga mbështetja e një
udhëheqëi numid,Masinisës. Negociatat e para të Skipionit me numidët u penguan
nga një zënkë e brendshme ndërmjet dy prijësve të Numidisë. Vetëm fitorja e
tijë në një betejë kundër tyre i bindi ata të radhitehin në anën e Romës. Në
këtë moment, Kartagjena do të kishte kërkuar paqen, nëse Hanibali nuk do të
ishte kthyer kur u largu nga Italia.
Sidoqoftë, Hanibali e kishte të humbur betejën përfundimtare
të Zamës. E përforcuar nga kavaleria e Masinisës, ushtria romake kishte epërsi në
numër. Mercenarët e përgatitur keq, prej të cilëve përbëhej ushtria
kartagjenase e mbledhur me nxitim, e humbën toruan dhe e prishën rreshtimin;
sulmet e elefantëve nuk patën efekt, sepse romakët thjesht u shmangën dhe i
lanë ata të kalonin.
Prestigji i Skipionit në botën romake ishte shumë madh,
kështu që rivalët e tij u munduan ta diskreditonin. Të kërcënuar nga ndikimi i
tij i gjerë ata nisën një fushatë shpifjesh. Rivalëte akuzuan se ai kishte
braktisur praktikat tradicionale romake dhe kishte përqafuar kultet
helenistike, të cilat e kishin joshur. I akuzuar për korrupsion,ai u detyrua të
tërhiqej nga jeta publike derisa vdiq.
Të gjitha dokumentet e lashta përmbajnë të njëjtën ide për
talentin ushtarak të Hanibalit. Si romak i mirë, Tit-Livi flet për
"pabesinë punike" të Hanibalit, por, gjithashtu, pohon se si luftëtar
"nuk e kishte shokun". I rritur me urrejtje për romakët, Hanibali e
nisi Luftën e Dytë Punike me sulmin kundër Sagontës, në Spanjë. Duke marrë
iniciativën,ai nisi sulmin kundër Italisë, kaloi alpet, por gjatë këtij
udhëtimi ai humbi shumë njerëz dhe kafshë (shumica të cilave ishin elefantë).
Ai u shkaktoi disfata të mëdha romakëve pranë liqenit të Trasmenës, pastaj në
Kanë. Pasi luftoi 16 vjet në Itali, ai u kthye në Kartagjenë, kur romakët
zbarkuan në Afrikë. Vdiq i dëbuar nga vendi i tij, duke parapëlqyer vetëvrasjen
dhe jo robërinë në duart e romakëve.
Historiani i lashtësisë Polibi siguron se, nëse Hanibali do
të kishte nënshtruar në fillim pjesën tjetër të botës, ai do ta kishte mundur
Romën. Kornel Neposi vlerësonte se ai "ua kalonte në parashikim të gjithë
gjeneralëve të tjerë". Ai u mund, pasi Kartagjena, xheloze për autoritetin
e gjeneralit të saj, nuk e mbeshteti aq sa duhej gjatë fushatës së në Itali.
JETËSHKRIMET – KURESHTI NGA JETA E SKIPIONIT
* Karizma e Skipionit ishte e jashtëzakonshme për një prijës
romak. Tit-Livi tregon se sjellja e tij i shtynte njerëzit të besonin se ai
ishte nën mbrojtjen e perëndive, prej të cilave ai merrte këshilla. Fama e tij
ishte aq e madhe, saqë bëri që për të të krijoheshin e të qarkulloin lgjenda
para dhe pas vdekjes. Shumë veta besonin se zbatica e jashtëzakonshme, që e
ndihmoi të mundte Kartagjenën, u realizua nga perënditë; një natë përpara, në
ëndërr, Neptuni i kishte premtuar se do ta ndimonte. Sipas një legjende akoma
më të çuditshme, Skipioni ishte djali i perëndisë Jupiter, i cili ishte shfaqur
në krevatin e nënës së tij, në formën e një gjarpri.
* Përgjithësisht, në publik Skipioni sillej sikur veprimet e
tij ishin të frymëzuara nga ëndrra paralajmëruese ose të diktuara nga një
këshillë hyjnore, qoftë sepse ai vetë ishte skllav i supersticioneve të tij,
qoftë se të tjerët duhej t'i bindeshin pa diskutuar, sikur urdhrat e tij të
ishin shqiptuar nga ndonjë orakull. Me dashje apo jo, kjo sjellje dukej se
konfirmonte legjendën shumë të përhapur se ai kishte origjinë hyjnore. Kjo
sjellje "e frymëzuar" u bë karakteristike për "Rrethin e
Skipionëve", siç u quajt familja e tij. Ky rreth u dallua për mënyrën
luksoze të jetesës dhe për prirjen e theksuar për kulturën greke. Elementët më
konservatorë të shoqërisë romake nuk e miratonin sjelljen e tyre dhe njerëz, si
Katoni Plak, nuk e fshehën kundërshtimin për të. Nipi (i adoptuar) i Skipionit
u dallua në Luftën e Tretë Punike. Edhe atij i vunë nofkën
"Afrikani". Një historian i vjetër ka thënë se Skipioni i I-parë i
hapi Romës rrugën e fuqisë botërore, ndërsa i II-dyti i kishte hapur asaj
rrugën e luksit.
Comments
Post a Comment