Milan Kundera, Pesha e papërballueshme e historisë
Romanet e gjalla të Milan Kunderës analizuan ndarjen
tragjike të Europës qëndrore nga pjesa tjetër e kontinentit. Vepra si “Lehtësia
e Papërballueshme e Qënies” foli pr jetët e turbulluara apo rrënuara nga
totalitarizmi. Historia e Miroslav Dvoracek, një spiun cek për perëndimin, mund
të përshtatet mirë për një roman të Kunderës. I kapur nga policia sekrete në
vitin 1950 ndërsa gjendej në një mision sekret në Pragë, ai u torturua dhe
vuajti 14 vjet në një kamp internimi. Qe me fat që nuk u ekzekutua. Ai kaloi
gati gjashtë dekada duke besuar se një mikeshë e fëmijërisë së tij, Iva Militka
e tradhëtoi; ai e kishte takuar atë në mënyrë të pamenduar gjatë një udhëtimi
klandestin. Në rë njëjtën kohë, ajo akuzonte veten se kishte folur tepër hapur
mbi vizitorin e saj me miqtë e saj studente. Tashmë, një dokument i policisë, i
gjetur nga Adam Hradilek, një historian në Institutin e Studimeve mbi Regjimet
Totalitare në Pragë, tregon se qe një nga këto miq, i riu z.Kundera që kishte
spiunuar.
Z.Kundera, i cili është tërhequr nga jeta publike prej
dekadash, këmbëngul se nuk është përzjerë në këtë cështje dhe se është i
habitur nga dokumenti. Dokumentet e kohës së komunizmit janë tërësisht të
pabesueshme për nga lloji. Por një deklaratë nga arkivat Ceke, thotë se ai
dokument nuk është i falsifikuar; ngjarja (nëse ka ndodhur) mund të shpjegojë
se si z.Kundera, në atë kohë në telashe me autoritetet, u lejua të qëndrojë në
universitet edhe pse ai qe përjashtuar nga Partia Komuniste.
E vërtetë apo jo, ngjarja i bën jehonë temës së fajit,
tradhëtisë dhe interesit vetjak që gjendet me bollëk në punën e vetë Kunderës
si “Lehtësia e Papërballueshme”. Te “Pronari i Celësave”, një pjesë teatrale e
publikuar më 1962, heroi vret një dëshmitar i cili e sheh atë duke strehuar një
ish-dashnore nga Gestapo.
Ashtu si z.Kundera ka shkruajtur me aq elokuencë, “beteja e
njeriut kundrejt pushtetit është një betejë mes kujtesës dhe harresës.” Nën
totalitarizëm, përralla të të vërtetë të mira e të këqija, shpesh tregonin të
vërtetën. Disa heronj të Pranverës së Pragës të vitit 1968 kanë qenë mbështetës
enthuziastë të spastrimeve masive të regjimit Stalinist pas pucit komunist të
vitit 1948.
Z.Hradilek e mori me mend se kishte gjasa që z.Kundera ndoshta
veproi në interes të vet personal, jo për keqdashje apo për bindje. Miliona
njerëz u përballën me zgjidhje të tilla në ato kohë. Disa e mbajtën këtë
përgjegjësi, shumica jo. Episode të panumërueshme si ky soollaten në të gjithë
Europën Lindore si një mjegull e padukshme helmuese.
Comments
Post a Comment