Posts

Showing posts from October, 2013

Sylvester Stallone vjen me një ekspozitë personale pikture

Image
Sylvester Stallone për shumkën është e pamundur të kuptohet ndryshe nga rolet e tij emblematike Rocky Balboa dhe Rambo. Përtej skenave dhe imazheve të komportimit fizik, ai nuk trajtohet tjetërsi. Por jo gjithnjë burrat muskuloz dhe të fuqishëm janë të programuar për ndeshje, ata janë, edhe për kumte estetike-artistike, siç edhe mëton me një personale pikture në Shën Petersburg, Sylvester Stallone.  Në Muzeun Shtetëror Rus në St. Petersburg është hapur ekspozita e pikturave të legjendës hollivudiane, Sylvester Stallone. Ekspozita e quajtur “Sylvester Stallone. Art. 1975-2013”, përmban një koleksion pikturash, të cilat i ka vizatuar 67-vjeçari gjatë katër dekadave të fundit. Gjatë hapjes së ekspozitës, Sly ka thënë se më shumë do të kishte dashur ta kalonte jetën duke pikturuar sesa duke aktruar, sepse mendon se është piktor më i mirë sesa aktor. “Është më personale dhe më lejohet të bëj çfarë dua. Shpeshherë gjatë aktrimit ndodh që duhet doemos të luani një rol të caktuar dhe nu

"Tronditi" boten... letra e komedianit per gruan qe humbi

Image
Kjo është letra që shkroi komediani amerikan George Carlin pasi i vdiq gruaja. Një letër që thotë fakte tronditëse dhe që teksa e lexon kupton shpejt se shumë gjëra të kësaj bote nuk ia dimë vlerën, disa të tjera i mbivlerësojmë, të tjera nuk i shijojmë dhe plot të tjera janë bukuri e rreme. Lexojeni letrën domethënëse: Kemi ndërtesa më të larta, por kemi durim më të shkurtër. Kemi rrugë më të gjera, por kemi këndvështrim më të ngushtë. Bëjmë shpenzime më shumë, por pak gjëra na përkasin. Blejmë më shumë, por ngelim më pak të kënaqur. Kemi shtëpia më të mëdha, por familje më të vogla. Kemi më shumë pajisje shtëpiake, por kemi më pak kohe. Kemi më shumë arsim, por më pak arsyetim. Kemi më shumë dije, por më pak sjellje prej të mençuri. Kemi më shumë specialiste, por kemi gjithnjë e më shumë probleme. Kemi shumë ilaçe por më pak shëndet. Konsumojmë më shumë alkool dhe cigare; shpenzojmë para pa kriter; qeshim më pak; i japim me shpejtësi makinës; zemërohemi

Superstari Albrecht Dürer – Ekspozitë në muzeun Städel të Frankfurtit

Image
Artisti gjerman fitoi famë dhe para si piktor, grafist dhe sipërmarrës. Ekspozita e Dürer-it në muzeun Städel vë në pah vemendjen e tij për detajin dhe ndikimin e tij mbi artistët e tjerë. Ai befason rininë edhe sot. "Kur vështron kalorësit e Apokalipsit, gjen të aplikuar një pasuri detajesh në një pllakë të thjeshtë druri, që është gati e tepruar për syrin“, thotë Aleksandra Kënig. Historiania 24-vjeçare e artit studjon në Städelschule, të universitetit të arteve figurative dhe shoqëron që nga tetori 2012 planifikimin dhe realizimin e ekspozitës aktuale "Düreri. Arti-Artisti-Konteksti“ në muzeun Städel të Frankfurtit. Fragment nga kalorësit e Apokalipsit të Albrecht Dürer-it Në dy kate prezantohen rreth 280 vepra arti të Albrecht Dürerit dhe bashkëkohësve të tij. Duke ecur mbi një qilim të butë në një dritë të zbehtë vizitori përshkon dhomat e ekspozitës, muret e së cilës harmonizojnë me veprat e artit dhe i hapin vend shikimit për thelbësoren: për mjeshtrin nga N

Përpara Aulona, Forca Fatma_Nga Edison Ypi

E dashur Aulona, Aq e përkorë, aq njerëzore dhe diskrete në pamje dhe në sjellje, sa të sjell ndërment Gina Lollobrigita-n që thoshte, "Femër e bukur, nuk është ajo që duket joshëse sa më tepër që xhvishet. Femër e bukur është ajo që bëhet aq më tepër joshëse sa më tepër të vishet". Dhe Ti e dashur Fatma, Ti që nuk je më pak rrezëllitëse se Dielli që sapo ka dalë mbi Grykën e Holtës. "Shoqet" tuaja nëpër televizione, njëra si sekretarja, tjetra si infermierja, tjetra si murgesha e përdalë e porno-filmave, po i veremosin shqiptarët. Ju jeni ndryshe. Ju të dyja po bëni një video-variete' që vetë e keni ideuar, vetë po e realizoni. Është fantastike iniciativa Juaj. Sheshbeshi ynë televiziv është i tëri një shkretëtirë e acartë. Një peisazh lunar. Pa jetë, pa ajër, pa ujë. Ku nën një qiell të zi zvarriten insekte helmues dhe krokodila tinzarë. Ku, si tarallaku dhe teveqeli, po ashtu edhe karakuçka dhe karapiçka dhe karamjaçka, të gjitha dhe t

shpirti i askushmërisë lind prej shpirtit të turmës dhe ndërthuret mjaft me të

Të menduarit turmor dhe askushmëria të para veçan dhe të veçuara për njeriun e veçuar nuk përbëjnë rrezik për shoqërinë. Por meqenëse shpirti i askushmërisë lind prej shpirtit të turmës dhe ndërthuret mjaft me të, atëhere kur shpirti i turmës dhe i askushëmrisë bëhen tipare shoqërore të përhapura dhe të njëkohshme, atëhëre ai grup shoqëror është në rrezikun e madh të mashtrimit dhe vetshkatërrimit. Rreziku bëhet akoma më i madh dhe pësimi prej tij më i shpejtë kur armiqtë e këtij grupi shoqëror ia njohin atij këtë shpirt dhe përkujdesen t’ia forcojnë pikërisht këto dy tipare shoqërore. Në këtë rast, pasoja është e paqartë për çastin por e qartë pas një periudhe të gjatë kohe. Si rrjedhim, ai grup shoqëror vetshkatërrohet, humbet vlera njerzore, shpirtërore, kulturore dhe materiale, ose në rastin më të mirë vazhdon të përtiqet në kufinjtë e mbijetesës duke ngelur i prapambetur, i vetpenguar në përparim dhe i paqetësuar. Ngulmi i këtyre dy mendësive i mban njeriut ndezur ëndërrën e bar

Ashtu si natyra nga ku ka lindur, shoqëria njerëzore përmban në vetvete ndryshueshmëri

Ashtu si natyra nga ku ka lindur, shoqëria njerëzore përmban në vetvete ndryshueshmëri. Domethënë, njerëzit ndryshojnë nga pamja, mendimi, gjatësia, vendlindja, dëshirat, kënaqësitë, aftësitë, dituritë dhe biles brenda një grupi shoqëror (kombi) ka ndryshime në të folurat vendore e në veshje. Përtej kombit, ndryshimet shtohen në tiparet e jashtme, ngjyra e lëkurës, gjuha, etj. Grupet shoqërore (kombet) dhe nëngrupet shoqërore (brenda një kombi) kanë edhe gjëra të ngjashme dhe të përbashkëta, por nuk kanë gjëra të barabarta. Nëse respektohet natyra, duke përfshirë edhe shoqërinë e larmishme njerëzore, atëhere jeta është e paqshme. Në të kundërt, përpjekjet për të krijuar fantazma barazie përbëjnë dhe prodhojnë krime njerëzore dhe natyrore. Në rastin e Shqipërisë zyrtare, për gjysëm shekulli u edukua dhunshëm me qëllim dhe me absolutizëm fantazma e barazitizmit shoqëror dhe ndërkombëtar, aq sa u kërkuan “vëllezër” edhe në xhunglat e Amazonës e tundrat e Azisë. Njerëzit u bashkëmblodhën

Askushmëria është një ndjenjë e skajshme shoqërore që në situatë paniku e fut njeriun në ankth dërrmues dhe e zvetnon

Njeriu në turmë shndërrohet në një makinë dhe si e tillë ai nuk e njeh dhe nuk mundet ta njohë vetveten. Ashtu si makina, ai bëhet i papërgjegjshëm për veprimet e tija dhe as dëshiron e as kërkon të dijë apo të kuptojë. Kështu ai shndërrohet në një njeri mekanik me të cilin çdo gjë ndodh. Duke qenë se skllavërimi shoqëror mbështetet mbi frikën, sundimtari i turmës ia ushqen papushim asaj frikën dhe mospëlqyeshmërinë për çdo gjë ndryshe, të re apo të panjohur. Makinat janë të verbëra dhe të pavetëdijshme; ato s'mund të jenë ndryshe dhe veprimet e tyre duhet t'i përgjigjen natyrës së tyre. Njeriu në turmë, njeriu mekanik, i plotëson këto veti të makinës. Si i tillë, ai nuk është njeri i lirë. Që të çlirohet atij i nevojitet së pari të fitojë lirinë e brendshme, të vetëdijshme, të ndërgjegjes dhe mëvetësisë së tij shpirtërore. Përndryshe ai ngec i skllavëruar shpirtërisht sepse ai, para së gjithash, as nuk e njeh dhe as nuk e kupton vetveten e tij. Prandaj njeriu në turmë e humb

Njeriu në turmë shndërrohet në një skllav me dashje

Njerëzit në turmë janë të egër e të dhunshëm. Shpirti i tyre dhunon dhe kërkon të dhunohet. Me fjalë të tjera shpirti i tyre është i skllavëruar. Skllavërimi i është bërë karakter, zakon, kërkesë, dëshirë dhe mënyrë të jetuari. Njeriu në turmë shndërrohet në një skllav me dashje; ai nuk rron dot pa vuajtur. Ai nuk ka nevojë më për zinxhirë që ta mbajnë të tillë, ashtu si fizikisht. Sa më shumë koha kalon, aq më shumë ai e adhuron skllavërinë e tij dhe aq më shumë krenohet me të. Meqenëse ky shpirt nuk pranon e respekton ndryshim tek “të barabartët” e mendjes së tij dhe ndërkohë kërkon të dhunohet, atëhere këtë dhunim e skllavërim e kërkon, e gjen si zgjidhje, dhe e pret vetëm nga sundimtari i pashpirt i turmës. Domethënë, e kërkon këtë nga idhuli i tij, nga i dëshiruari i shpirtit të tij. Meqenëse ky shpirt i egër është i pasjellshëm ndaj “të barabartëve të tij”, meqenëse ky shpirt nuk pranon të renë dhe ndryshimin e harmonishëm tek “të barabartët e tij”, ai ka vetëm një shtysë mendi

Njeriu në turmë arsyeton mbi bazën e vetarësyes së shtypur të njëshit

Njeriu në turmë arsyeton mbi bazën e vetarësyes së shtypur të njëshit. Domethënë, ai kërkon njësha për mendjen e tij të ngathët, sepse ai e ka frikë njëshin, mundimtarin e mundshëm të tij, dhe mendon se edhe ai njësh e ka frikë atë për të njëjtën arësye. Ay është një sundimtar i gurosur, sepse vetëm kështu mund të jetë njësh, dhe si i tillë nuk pranon të dallohen njësha të tjerë në turmë. Kur ia dënojnë të këqijat, ai kërkon vetëm njësha, sepse me dashje ose padashje nuk e kupton se pse i sulen. Një shpirti të tillë nuk i intereson bashkëpunimi dhe harmonia, atij i intereson vetëm mbinjëshi që ta sundojë në shpirt. Pavarësisht sa larg është, ai gjithmonë vigjëlon që mbinjëshi, sundimtari i tij me të cilin i mburret vetvetes, të mos cënohet, të mos iki, të jetë i përjetshëm e i paprekshëm, i gurosur, i lartë deri në qiell, sepse vetëm kështu ai mund të ngrejë sytë lart. Urrejtja e bën atë gjithmonë gati të bashkohet me shpirtra të tjerë të tillë për t’iu sulur mizorisht “të barabartëv

Figura e stampuar e mbinjëshit të tij mishëron pasqyrimin e vetetes për njëshin e vocërr

Njeriu i turmës nuk rri dot pa e parë dhe dëgjuar papushim e kudo figurën e mbinjëshit të tij. Figura e stampuar e mbinjëshit të tij mishëron pasqyrimin e vetetes për njëshin e vocërr dhe si e tillë tek kjo figurë ai gjen kënaqësinë dhe dehjen më të madhe për veten e vet; kjo është ëmbëlsia për shpirtin e tij të idhtuar. Karrikja dhe bëmat e sipërnjëshit i krijojnë njëshit të vocërr një rrymë të atillë jehonash saqë pa atë rrymë as makina njësh nuk punon e as njëshi nuk ndjen vetveten. Njeriu në turmë kthehet në vogëlinë e fëmijërisë e tij kur ëndërronte të ishte i madh, mbinjësh i frikshëm, dhe papërgjegjshmëria fëminore i jepte shijen e kënaqësisë pakufi. Prandaj, besimi i tij shkon andej nga fryn era, andej nga burojnë valët e tingujt që e mbajnë të vogël atë, andej nga shfryn sundimtari i turmës, andej nga është kahu i fuqisë së turmës. Turma kërkon njerëz të vegjël, grimca rëre, që të prodhojë furtunë. Si një vocërrak, ai gjykon vetëm duke thërritur për ndihmë paragjykimet e pah

Një shpirt i tillë njeh vetëm lirinë e tij të egërt e të pakufishme

Një shpirt i tillë i jep vlerë vetëm të qënit mundues për të tjerët, i jep vlerë vetes vetëm duke ia ulur vlerën të tjerëve, i jep vlerë vetes duke përdhosur vlerat qytetare, kulturore dhe kombëtare të shoqërisë që i përket. Një shpirt i tillë njeh vetëm lirinë e tij të egërt e të pakufishme. Ay është shpirtërisht pjesmarrës në krimin apo tradhëtinë që sundimtari (Mbinjëshi) i tij kryen. Ai nuk arsyeton për këtë dhe nuk e arsyeton mbinjëshin e tij, sepse ay vetë është sundimtari i ëndërruar pa qenë sundimtar. Ai dallon vetëm të drejta për veten e tij; për të egziston vetëm liria e tij dhe jo e të tjerëve. Biles, kur mbaron ai duhet të mbarojnë edhe të tjerët. Një shpirt i tillë është i pangopur, i pakënaqur, i paqetë dhe rrjedhimisht mizor për të mbajtur gjallë pangopshmërinë e tij. Ai vetmendon se është i pagabueshëm, i pacënueshëm, me të drejta absolute e liri të pakufijshme. Ai nuk mban dhe nuk ndjen përgjegjësi për veten dhe të tjerët; një shpirt i tillë është, bie fjala, një Ali

Njeriu në turmë kthehet pa e kuptuar në një narcist

Njeriu në turmë e ka të pamundur të pranojë se jo çdo gjë është apo i përket çdonjerit dhe jo çdo njeri është për çdo gjë. Një mendësi e tillë nuk arrin të pranojë se veç punës së tij egziston e duhet të egzistojë edhe puna e të tjerëve dhe nuk vozit në mënyrë të atillë që puna e tij të plotësojë punën e të tjerëve ose puna e tij të plotësohet prej të tjerëve. Për një shpirt të tillë i mirë është, domethëne duhet të egzistojë, vetëm guri i tij dhe jo muri i përbashkët. Ai vetëgjykon se është i pazëvëndësueshëm dhe ka edhe raste që ai përpiqet ta prishë murin e përbashkët, sepse ka një shpirt të pabesë me aromë kalbëzimi. Një shpirt i tillë nuk përcjell respekt për të tjerët e midis të tjerëve, biles për të nuk egziston dhe nuk duhet të egzistojë edhe mendimi ndryshe, aq më tepër të kuptojë se kur respektohet mendimi ndryshe edhe bashkimi është më i fortë. E thënë më gjërë, një shpirt i tillë nuk pranon ndryshimin dhe ndryshueshmërinë, domethënë harmoninë, dhe si rrjedhim nuk pranon p

Shpirti i Turmës bashkëjeton me njeriun

Shpirti i Turmës bashkëjeton me njeriun dhe është tipar i historisë njerëzore, sepse njeriu në mënyrë të natyrshme është qenie shoqërore që kërkon përherë të shoqërizohet. Porse njohuria për të, përkujdesja ndaj këtij shpirti dhe mbi të gjitha shfrytëzimi i tij për qëllime të caktuara përbën anën tjetër të medaljes. Çeshtja madhore është se sa i theksuar është shpirti i turmës në shoqëri, sepse njeriu i brymosur me një mendësi të tillë ka në themel të mendjes së tij çiftin Sundimtari dhe Turma. Kjo është çeshtje madhore sepse mendimet dhe ndjenjat janë shfaqje të shpirtit të njeriut dhe janë pikërisht ato që përcaktojnë sjelljen e tij shoqërore, domethënë kufirin ndarës çfar quhet e mirë dhe çfar quhet e keqe. Sjellja dhe puna e njeriut janë dy gjëra të ndryshme por që njëkohësisht plotësojnë e bashkëshoqërojnë njëra tjetrën, ngase në fund të fundit ato bashkëshoqërojnë njeriun. Sjellja shoqërore është ajo që përcakton ngjarjet shoqërore, sepse njeriu bën atë që dëshiron të bëjë.

Vdekja lodh jetën

Nga Ilir Muharremi Nuk do të jem i ashpër me vetën, me  atë që e dua dhe kundërshtoj. Asnjëherë nuk do të pohoj mbi ekzistencën, edhe pse vërtet zhgënjimi vërtitet, mblidhet mbi vetën si një rreth absolut, pa fillim, pa mbarim, lojë patetike, për t’u argëtuar mbi të vërtetën. Cilën të vërtetë? Atë që e shohë, që e prek?! Atë që e vërtetoj e zotëroj. Kaq mund të konstatoj. Unë konstatoj, sepse unë mendoj për të. Ndjenjat përcjellin atë që shohin, atë që nuhas, por kjo a është kështu? Skeptike për t’u dukur e bukur, bukuria vuloset mbi shëmtinë. E ftohta mbi nxehtësinë, e zbrazëta mbi të mbushurën. Kjo është ajo që duhet të jetë mbi atë që e mendojmë. Ndonjëherë ndodh të nisesh diçka pa planifikuar , pa ditur se çfarë ke nisur dhe ku të çon rezultati. Por, a është e rëndësishme kjo? Njerëzit zhyten në mundin e përfitimit, duke shpresuar se diçka vërtet do nxjerrin nga puna, do përfitojnë nga jeta e lodhshme, do ngjisin gurin në maje, me mend të përfitimit, por prapë ky gur rrokul

Jacques Derrida: dikujt i duhet shumë për të gjetur diçkazë të dobishme tek unë

Image
-Bisedë e bërë me Catherine DAVID- Nëse filozofia është sot e nderuar, sepse është forma më e pranueshme për të ardhmen e intelegjencës, kjo në saje të Jacques Derrida-së, cytësi kryesor i Kolegjit botëror të Filozofisë, i krijuar në vitin 1983, nën mbrojtjen e tri qeverive. Ndërkaq, ky mendimtar-shkrimtar pesëdhjetë e pesë vjeçar, është njëherazi i famshëm dhe i panjohur, i respektuar dhe i shpërfillur në Francë. Tersi i universiteteve që i kundrojnë dijet të ngurtësuara, ai gjithashtu, është një i përkorë përveçësues në skenën publike. Jacques Derrida nuk është shtihan. Hulumtues i kufijve, ai bën që në veprën e tij të troshiten sinoret e filozofisë, të psikoanalizës dhe të letërsisë… Ky mendimtar që vozit i çkëthur në veprat e të tjerëve: Husserl-it, Kant-it, Freud-it, Nietzsche-s, Genet-it, Jabés-it, Levinas-it, – qortohet shpesh për vështirësinë e stilit. Duke mëtuar të jetë sa më i thjeshtë, ai i ka ftilluar Catherine David-it cilat janë keqkuptimet dhe kurthet që kërcënojn