Ashtu si natyra nga ku ka lindur, shoqëria njerëzore përmban në vetvete ndryshueshmëri
Ashtu si natyra nga ku ka lindur, shoqëria njerëzore përmban
në vetvete ndryshueshmëri. Domethënë, njerëzit ndryshojnë nga pamja, mendimi,
gjatësia, vendlindja, dëshirat, kënaqësitë, aftësitë, dituritë dhe biles brenda
një grupi shoqëror (kombi) ka ndryshime në të folurat vendore e në veshje.
Përtej kombit, ndryshimet shtohen në tiparet e jashtme, ngjyra e lëkurës,
gjuha, etj. Grupet shoqërore (kombet) dhe nëngrupet shoqërore (brenda një
kombi) kanë edhe gjëra të ngjashme dhe të përbashkëta, por nuk kanë gjëra të
barabarta. Nëse respektohet natyra, duke përfshirë edhe shoqërinë e larmishme
njerëzore, atëhere jeta është e paqshme. Në të kundërt, përpjekjet për të
krijuar fantazma barazie përbëjnë dhe prodhojnë krime njerëzore dhe natyrore.
Në rastin e Shqipërisë zyrtare, për gjysëm shekulli u edukua dhunshëm me qëllim
dhe me absolutizëm fantazma e barazitizmit shoqëror dhe ndërkombëtar, aq sa u
kërkuan “vëllezër” edhe në xhunglat e Amazonës e tundrat e Azisë. Njerëzit u
bashkëmblodhën dhunshëm mendërisht dhe fizikisht. U punua për të krijuar të
ashtëquajturin “njeriu i ri”, domethënë askushin e dëshiruar të barabartë e të
edukuar me shpirtin e turmës.
Për askushin e mirë është askushmëria dhe e keqe është çdo
gjë tjetër e arsyeshme, jo-paemër dhe me formë e përmbajtje të qartë. Askushi
nuk di as çfar, pse e kë të emërojë dhe as pse është emëruar; ai pret urdhër
nga mbinjëshi për të zbatuar një ligj që është urdhëri vetë. Ai nuk di pse
është në një detyrë zyrtare dhe çfar do të thotë ai emërim, çfar pritet e duhet
të bëjë, çfar të thotë e çfar të kërkojë. Ai është një vjedhës pune, vendi pune
dhe vote. Ai nuk e di ç’është e çfar përfaqson kombi e flamuri kombëtar ose
çfar duhet të bëjë për festën kombëtare, çfar flamuri duhet të mbajë, çfar të
bëjë që ai flamur të mos jetë thjesht një copë lecke me ngjyra, etj. Ay
shndërrohet në spiun, tradhëtar, vjedhës i vetvetes dhe brejtës apo shkatërrues
i të tijëve. Askushmëria shpesh e vozit askushin në veprime tradhëtie, sepse
për të qenë një njësh dikushi, një sundimtar i përmalluar, ai i hyn rrugës së
krimit dhe bashkëpunimit me armiqtë. Ai vetëm keq sheh, uron apo dëshiron,
sepse ai vetë është keq dhe të keqen ka si pikë krahasimi. Ai flet për gjëra të
parësyeshme e të pakuptueshme dhe biles ai nuk dallon ngjyrimet.
Comments
Post a Comment