Kërcimi është jetë! Pse njerëzit ndjekin me dëshirë taktin

Kërcimi një nga format më të vjetra të ekspresivitetit njerëzor përshkon shumë sfera të jetës, muzikën, lëvizjen dhe historinë kulturore. Një galeri në Drezden i kushton kërcimit një ekspozitë të veçantë.

Një dhomë plot topa ngjyrë argjendi, me peshë të ndryshme, me një diametër prej 2 metrash. Kush do të hyjë në Muzeun e Higjienës të Drezdenit duhet të kalojë përmes tyre. E pikërisht gjatë këtij itinerari insiniuohet kërcimi. Një goditje me ije një topi dhe ata vihen në lëvizje, vizitorët dredhojnë, luhaten, qeshin me njëri-tjetrin. Kërcimi, edhe lëvizjet me të vogla janë jetë.
Në lëvizje
Kërcimi, thotë Colleen M.Schmitz, kuratore e ekspozitës së Drezdenit, është njëra nga format më të vjetra të shprehjes së njerëzimit. Ai rrëfen shumë për atë, se si sillemi ne me njëri-tjetrin, si e perceptojmë njëri-tjetrin dhe si e shohim ne vetë veten tonë. Pra është më shumë se një shprehje e shpejtë e një lëvizjeje, që sa pa nisur mirë, përfundon. Interpretimet e ndryshme, që fshihen pas kërcimit të valsit, breakdance, apo Hip-Hop prezantohen në muzeum shumë shkurt. Ekpozita është konceptuar si ndërlidhje e dy elementëve: nga njëra anë dija, me librat, skulpturat, videot, fotografitë dhe skicat. Nga ana tjetër kërcimi, i cili herë pas herë bëhet nga vetë vizitorët.
Derdhje e këmbës së balerinës Fanny Eßlers. Ekspozita Kërcimi në Muzeun gjerman të HigjienësDerdhje e këmbës së balerinës Fanny Eßlers, në ekspozitën "Kërcimi" në Muzeun gjerman të Higjienës
Baleti për shembull u konceptua në sallonet e Versajës, epoka e klasicizmit e reformoi, ndërsa romantizmi i dha kostumin me dantella të balerinave. Për aftësitë e tyre kërcimtarët dhe kërcimtaret janë adhuruar gjithmonë. Sot janë videot ato, që e ngrenë lart kultin e trupit. Në kohët e shkuara ky adhurim shprehej në art, pikturë dhe skulpturë. Këmba e balerinës së famshme austriake, Fanny Elßler (1810-1884), e përjetësuar në mermer sipas një modeli allçie, nuk i dha jehonë vetëm famës së saj botërore, por u bë edhe një platformë, ku projektoheshin nostalgjitë nga më të ndryshmet.
Zhvendosje kufijsh
Historia e kërcimit është e lidhur si me ruajtjen e traditës ashtu edhe ndryshimin, si me reformën ashtu edhe shkeljen e udhëzimeve. Ajo reflekton statusin social, perceptimin tonë për trupin, si dhe perceptimet e ndryshme për gjinitë. Kërcimi gjithmonë luhaste kufijtë e vënë nga shoqëria, madje ai ka tronditur konvencionet sociale. Valsi për shembull kishte fillimisht një nam të keq, sepse çiftet afroheshin shumë me trup. Por edhe vitet 20-të vitet e xhazit e kërcimeve me Foxtrott-in dhe Rock-rollin u vunë atëherë në shënjestër. Çfarëdo qofshin stilet e ndryshme të kërcimit, ato gjithmonë kanë sjellë me vete transformimin. Si tek marrëdhënia e gjinive me njëra-tjetrën, moda, shprehitë e marrëdhënien tonë me seksualitetin. Kërcimi është gjithmonë shprehje e frymës së kohës.
Ajo, që i lidh stilet e kërcimit në të gjithë botën, thotë kuratorja Colleen.M. Schmitz "është kërkimi për një identitet të caktuar". Të rinjtë eksperimentojnë me seksualitetin e tyre gjatë kërcimeve në ekstazë, ndërsa vallet popullore ruajnë lëvizjet lokale, tradicionale. Kërcimet ushqejnë nostalgjinë njerëzore për të udhëtuar në vende të tjera, por edhe klishetë, si klisheja e njohur për kërcimtaren spanjolle plot temperament. Ose krijojnë ide të gabuara për kërcimet e një kulture. Si për shembull vallja e Sirtakit, gjoja një vallëzim grek, por ai në të vërtetë është thjesht një shpikje e Hollivudit.
Kërcimet e guximshme, shprehje e rebelimit rinorKërcimet e guximshme, shprehje e rebelimit rinor
Instrumenti më i rëndësishëm i një kërcimtareje, apo kërcimtari është trupi. Edhe ideja jonë për të ka ndryshuar me vite, sipas kushteve e rrethanave socio-kulturore. Ajo që dje konsiderohej e shëmtuar, mund të futet në kohën e sotme tek e bukura dhe anasjelltas. Kanë qenë dhe janë koreografët ata, që i kanë vënë pikëpyetje shprehive tona të zakonshme për trupin. Kështu koreografi francez, Xavir le Roy (1968) e inskenon trupin si një material plastelinë, koreografja gjermane Sasha Valtz (1963) trajton në koreografinë e saj artistike "Trupi" limitet e këtij të fundit dhe përbërjen e tij.
1200 metra katrorë në ekspozitën e Drezdenit i ndryshojnë vizitorët. Disa me kufjet në veshë nisin e lëvizin me ritëm. Ndërsa kuratorja Colleen M.Schmitz dëshiron që të gjithë vizitorët të marrin me vete kënaqësinë, që sjell kërcimi.
dw

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk